Faleminderit
Sejdi Peka: Heroi i Kombit Xheladin Gashi
E diele, 25.03.2018, 11:24 AM
HEROI
I KOMBIT GJENERALI I UÇK XHELADIN GASHI (PLAKU)ASHTU SI E KAM NJOHUR
Në përkujtim të 13 vjetorit të ndarjes nga jeta
Nga Sejdi Peka
Trembëdhjet
vjet më parë me 21 Mars 2005, u nda nga jeta Gjenerali i UÇK të Kosovës,
Komandant Plaku, Xheladin Gashi. Kush më shumë se Ai burrë fisnik e meritonte
që të shikonte Kosovën e pavarur për të cilën kishte dhënë kontributin
maksimal? Por ja që jeta është ndërtuar e tillë që edhe burrat e mbëdhenj
vdesin. Dhimbja ishte e rëndë për familjën e tijë fisnike, për bashkluftëtarët
dhe bashkpuntorët e tijë në rradhët e UÇK, por dhimbja u ndje e rëndë në të
gjithë Kosovën edhe këtu në Shqipëri. Qëllimi i këtijë shkrimi është , që në
këtë përvjetor të përkujtimit të “Heroit të Kosovës”, të hedh dritë në të
vertetën e asaj që ka ndodhur. Gjeneral Plakun, ashtu siç njihej gjatë luftës
për çlirimin e Kosovës, e kam njohur në Krumë të Hasit në vitin 1998, në kulmin
e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës kundër pushtuesit sërb. Në atë kohë
Gjeneral Plaku, ishte i ngarkuar me detyrën e Komandantit të llogjistikës të
UÇK me qëndër në Krumë. Kurë mendon se i gjith armatimi luftarak, se të gjitha
formacionet e UÇK janë mobilizuar dhe stërvitur për të pëballuar makinën
ushtarake sërbe nga ky burrë i pa lodhur, çdo ditë dhe vite që kalojnë, figura
e këtijë Heroi të Kosovës, ngrihet si zgalem në qiellin e Kosovës së lirë.
Plaku është njëri nga themeluesit e UÇK, bashkluftëtari i Zahir Pajazitit, Adem
Jasharit, Hashim Thaçit, Nait Hasanit dhe qindra të tjerve që luftuan dhe
derdhën gjakun për lirinë e pavarsinë e Kosovës. Ai ishte i pari ndër të parët
që e zbrazi pushkën kundër agresorit sërb,
e dha sinjalin se Kosova duhej të çlirohej. Shumë shpejt në kulmin e
luftës së popullit të Kosovës kundër pushtuesit sërb, me Gjeneral Plakun u bëmë
miq. Por dëshmitarët e asaj që po shkruaj janë gjallë dhe ky fakt më bën
krenarë që dëshmojnë të vertetën e asaj që po shkruaj. Në vitin 1991, unë me
një grup nismëtarësh kishim formuar
Partinë Demokratike që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri dhe në viti
1991-92, kam qenë Kryetar i Degës Partisë Demokratike në Has dhe Antar i
Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nga viti 1992-1997,
kam shërbyer me detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në Rrethin e Hasit
dhe Tropojës dhe kam mbajtur gradën e Majorit të Policisë së shtetit shqiptar.
Por me revolucionin Bolshevik të vitit të mbrapsht 1997 dhe ardhjën në pushtet
të ish komunistëve, më nxorën në lirim ashtu si qindra ish të Përndjekur
Politik që u larguan nga administrata shtetërore. Në kulmin e luftës për
çlirimin e Kosovës, kam qenë në atë kohë
Shef i Organizimit në Këshillin e Rrethit të Hasit, pasi që në Has zgjedhjet
lokale të vitit 1996 i kishte fituar Partia Demokratike. Duhet theksuar të
vertetën, se qëllimshëm është injoruar
nga qeveria socialiste e asaj kohe, se peshën kryesore të ndihmës së UÇK dhe të
menagjimit të mijra të dëbuarve nga Kosova e ka mbajtur Këshilli i Rrethit të
Hasit me të gjithë administratën e tijë dhe kryesisht Kryetari i këshillit
Rrethit Hysni Alia. Hasi, si krahinë etno-gjeografike është trevë e Kosovës, i
sillet Malit të Pashtrikut rreth e çark, që e ndanë Lumi i Erenikut me Gjakovën,
kufizohet nepërmjet Drinit të Bardhë që rrjedh nga Malet e Pejës me Podrimën,
zbret teposhte në bregun e djathtë të Liqenit të Fierzës, ndalon aty ku Skatina
derdhët në Liqenin e Fierzës, duke ju ngjitur Qafës së Prushit dhe në zbritje
bashkohet me Erenikun jasht kufijve të Shqipërisë Londineze. Eshtë një krahinë
në formën e një ujdhese. Nuk ka krahinë tjetër në të gjithë Shqipërinë , që
Konferenca e Londrës në vitin 1913, u tregua kaq mizore. Kufiri i padrejtë
zbret në dy anët nga maja e Pastrikut, tutje në Gurrën e Bardhë, duke e ndarë
Hasin përgjysmë edhe zemrat e hasjanve. Edhe regjimi pushtues sërb, e ndau
Hasin e përtej kufirit në Hasin e Gjakovës dhe në Hasin e Prizrenit, me qëllim
për t’a sunduar më lehtë. Duke qenë në pozicionin gjeografik në ekstremin
verior të kufirit që ndan Shqipërinë Londineze me pjesën tjetër të Atdheut, të
Kosovës, Hasit gjithnjë i ka rënë për hise që i pari të ndeshej për jete a për
vdekje me agresorët sllav për mbrojtjën e Atdheut. Për kohën që po flasim në
vitin 1998, në këtë kohë në Shkodër me dt. 07. 06. 1998, ishte formuar
“Komiteti Mbrojtja e Kosovës”. Ky komitet nxirte edhe një gazetë të përjavshme
të titulluar MKK. Në programin e kësaj organizate ishte vazhdimi i
drejtëpërdrejtë i aspiratave politike
, diplomatike e atdhetare të “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,
themeluar me 1 Maj të vitit 1918 po në Shkodër, nga patriotët e shquar, Hoxha
Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sali Nivica. Edhe në Has ashtu si në
Kukës dhe në Tropojë në këtë kohë, nismëtarë të formimit të këtijë Komiteti,
erdhën në Krumë dhe në takim me disa intelektual të Hasit u formua Dega e KMKK,
ku për një koh të shkurtër u antarsuan dhjetra antarë nga Hasi me dëshirën për
të ndihmuar deri edhe duke derdhur gjakun për çlirimin e Kosovës nga agresori
sërb. Për këtë qëllim nga çdo antarë firmosej një deklaratë në formën e një
betimi solemn . Komisioni nismëtar më ngarkoj që të kryesoj deri në zgjedhjet e
zgjeruara që do të mbaheshin, mua si Kryetar i këtijë Komiteti. Në atë kohë,
pushtetin lokal në Has e kishte fituar Partia Demokratike dhe qeveria
socialiste e Tiranës, përpiqej që të fuste “mish dhie”, sa të mundej që luftën
e UÇK për çlirim të ja faturonte si ndihmë qeverisë qëndrore në Tiranë. Me sa
jam i informuar, padrejtësisht dhe paturpësisht shumë qeveritarë të Partisë
Socialiste në pushtet të asaj kohe, marrin “pension”si veteran të luftës së
UÇK, pa derdhur asnjë pikë djerse apo gjaku, kurë në të vertetë ishin në
detyrën e tyre funksionale. Këshilli i Rrethit të Hasit si qeverisje lokale,
nuk i ka parë asnjëherë “këta veteranë”që rrahin gjoksin se çfar paskan bërë,
apo të kordinonin veprimet me Këshillin e Rrethit të Hasit, kurë në të vertetë
kan qenë në detyrën e tyre funksionale dhe nuk kan arsye që t’u bëhën barrë popullit
të Kosovës duke pervetsuar “pensione” të pa merituara. Koha do të ndriçojë
shumë të verteta dhe të bëjë me turp të gjitha ata që fallsifikojnë të vertetën
e asaj që kë ndodhur. Ashtu si theksova më lart se Këshilli i Rrethit të Hasit
dhe veqanrisht Kryetari Hysni Alia, ish i burgosur politik i regjimit komunist,
një intelektual i spikatur dhe mjaft i guximshëm, asnjëher nuk është deklaruar
“duke rrahur gjoksin” se çfar në të vërtetë ka kontribuar për luftën e Kosovës
dhe aq më pak të kërkojë ndonjë privilegj mediatik apo “pension”të pa merituar.
Këtë kontribut, e quan si detyrim në funksion të përgjegjësisë duke mbajtur
peshën kryesore në menagjimin e gjëndjës të mijra te dëbuarve nga Kosova dhe
ndihmës së UÇK. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike në opozitë na
kishte dhënë urdhër të prerë në atë kohë,
që me të gjitha forcat njerzore dhe mjetet të ndihmonim UÇK. Unë
personalsht isha i ngarkuar nga Berisha, që në çdo dy ditë t’a informoja për
gjëndjën në Rrethin e Hasit, dyndjën e refugjatve, maltartimet sërbe,
provokimet në kufi dhe mundësitë tona për strehimin e refugjatve. Kishim urdhër
që si pushtet lokal në kompetencat tona të ndihmonim dhe sensibilizonim njerzit
për rëndësinë jetike dhe historike të kësaj lufte për të arthmën dhe bashkimin
e kombit. Na njoftuan se dëshëronte të
na bënte një vizitë pune në zyrat tona Gjeneral Plaku dhe Kryetari i Këshillit
të Rrethit Hysni Alia u përgjigj se “do t’a priste me shumë kënaqsi këtë vizitë
pune, në përpjekje të përbashkta në luftë për çlirimin e Kosovës”. Gjenerali
erdhi në zyrën tonë në orën e caktuar. E pritëm me shumë përzemërsi. Ashtu i
thjeshtë, shtat lartë si vigan, me një fytyrë të hequr dhe me flokë krejt të
thinjur, jeta i kishte imponuar një mplakje të parakohshme. U takuam si miq që
dukej se ishim njohur kohë më parë. Ai kërkoj bashkpunimin me UÇK jo vetëm të
qeverisjes vendore , por edhe të gjith popullit të Rrethit të Hasit, të
sensibilizohej për luftën e përbashkët. Të bënte përshtypje se në çdo pushim të
frazave të dialogut të drejtohej me shprehjën “more ti djalë”, duke treguar se
ai ishte më i matur dhe fjalë pakë në argumente. Ne u treguam të gatshëm për
një bashkpunim të gjithanshëm, për strehimin e forcave vullnetare dhe
stërvitjën e tyre, në akomodimin e armve dhe municionit luftarak në ish repartet ushtarake të ushtrisë
shqiptare që në atë kohë ishte shpartalluar si rezultat i revolucionit
Bolshevik të vitit 1997 që përmbysi qeverinë demokratike. I rezervuam edhe disa
zyra që do të shërbenin për Shtabin e UÇK.
Krimi më i madh i regjimit komunist është falsifikimi i historisë dhe në
këtë kontekst unë po them se kushdo që ka shkruar se në kohën e luftës në
Kosovë mundet që të këtë përballur ndonjë provokacion të ushtrisë sërbe,
ushtria shqiptare apo i ashtuquajturi “divizioni i Kukësit”përgjatë kufirit me
Kosovën në Rrethin e Hasit, thot një të pa vertetë ose një gënjeshtër që nuk i
shërben historisë tonë kombëtare që brezat do t’a mësojnë. Pas hapjes së depove
të armatimit dhe rrëmbimit të armve nga depot e ushtrisë në vitin 1997, Brigata
ushtarake në Krumë është shpartalluar dhe nuk ka ekzistuar më. Ky është fakt,
se ushtria sërbe ka depërtuar brënda kufirit shtetërorë dhe ka minuar deri në
thellsi të tokës tonë me dhjetra kilometra katrore të territorit tonë. Ushtria
sërbe është përballur vetëm ne rëzistencën e reparteve të organizuara të UÇK të
komanduara nga Gjeneral Plaku dhe Shefi i Shtabit të UÇK Azem Syla (Daja) dhe
grupet e organizuara të fshatrave vullnetare nga Kryepleqt e këtyre fshatrave
të Zogaj, Letaj, Dobrunë, Vlahën, Cahan etj. dhe të disa ndihmave sparodike të
Komisariatit të Policisë së Hasit, që në
vitin 1997 u mbrojt nga turmat e verbëruara komuniste për t’a grabitur, u
mbrojtën institucionet me inisiativën e Kryetarit të Këshillit Rrethit Hysni
Alia dhe administrata e Këshillit të Rrethit. Në një Konferencë shtypi që kam
dhënë në atë kohë për mediat në Tiranë për gjëndjën e shpartallimit të ushtrisë
shqiptare dhe depërtimit të ushtrisë jugosllave brënda kufijve tanë shtetëror,
Ministri i mbrojtjës në atë kohë Luan Hajdaraga u alarmua kaq shumë sa që e ka
marrë në telefon Kryetarin e Kshillit të Rrethit për të tërhequr dekleratën
time si gjoja “të pa vertetë”. As që më shkonte mëndja. Janë dhjetra të vdekur
dhe invalid që e kan pësuar nga minimi i tokës tonë në brezin kufitar me
Kosovën. Ka qenë një investim i ndërkombëtarve në kuadrin e NATO-os, që ka bërë
të mundur heqjën e minave në këtë territor. Respektivisht vendosëm që në Vlahën
dhe në Cahan, të gjitha ambientet e ish reparteve ushtarake të viheshin në
dispozicion të UÇK. U vendos që edhe reparti ushtarak i Helshanit të vihej në
dispozicion të stërvitjes së formacioneve luftarake që do të dërgoheshin në
ballin e luftës në Kosovë. Dolëm mëpastaj për një kafe dhe Plaku që nuk
dëshëronte të identifikohej me emrin e
tijë të vertetë, ishte informuar se unë isha i zgjedhur që të drejtoja
“Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në bisedë e sipër, pak i ndrojtur, më
tha se, a ishte e mundur që në emrin tim të vinin me postë nga Zvicra për çdo
javë 300 kopje të gazetës “Zëri i Kosovës” dhe më pastaj të shperndahej nepër
qëndrat e stërvitjes dhe më gjërë në popull, më së shumti psqyroheshin
komunikatat e aksioneve luftarake të UÇK kundër pushtuesit sërb. Pranova me
shumë knaqësi. - A ishte e mundur të gjëndej një banesë këtu në Krumë që të
tërhiqte familjën e tijë nga Kosova, se atje çdo ditë familja e tijë rrezikohej
me jetë?. M’u kujtua se Ramadan Peka kishte një banesë të lirë dhe po t’i them
unë, nuk do të më refuzonte kërkesën. Dhe Plaku i solli nga Kosova familjën që
përbëhëj prej Zonjës së tijë Shefkije, një grua mjaft e zgjuar dhe e guximshme
si Shota e Azem Galicës, Vjollcën, nusën e Djalit të tijë Ilirit që ndodhej i
arrestuar në burgjet e Sërbisë, Fatmira e fejuara e Nait Hasanit, e
bashkluftëtarit të tijë të luftës, një vajzë si zana e malit në Pashtrik, që
Plaku e kishte si vajzat e tijë Jehonën dhe Vlorën. Kastroti 13 vjëçar në atë
kohë, ishte një djalë i shkathët dhe mjaft çapkën, ndërkohë Fatmira dhe Vjollca
e ndihmonin Plakun në Zyrën e tijë të punës. Duke qenë afër me banesë, familjet
tona kishin hyrje dalje, për të hequr sa të ishte e mundur edhe stresin e
familjës së Plakut, sidomos të tronditura për fatin e Ilirit dhe të Nait
Hasanit që nuk dihej ishin të gjallë apo të vdekur nga hakmarrja gjakatare e sërbve
kundër këtijë trimi të Kosovës. Familja e Plakut ishte një familje mjaft e
edukuar dhe gruaja ime po i thoshte Plakut gjithnjë se dëshëronte të ishte si
mbles që të kërkonte për nuse motrën e Nusës së Ilirit për djalin tim
Liridonin, që në atë kohë ishte fare i vogël dhe bënim shaka. Familja jonë
ishte në traditën e sajë në breza. -“Familja e Hazir dhe Iljaz Pekës ishte
çerdhe bujare e mikpritëse e kosovarve të përndjekur , të vrarë dhe të
sakatosur nga sërbët gjakatarë, pastaj nga sllavo-komunistët. Në shtëpinë e
tyre përveq shumë kosovarve qenë të mirpritur Isa Boletini me muaj të tërë,
trimi Sadik Rama i Xherxhevikut, udhëheqës i shquar i kryengritjeve të vitit
1913-1919. Po ashtu në këtë familje të madhe qenë të mirpritur Mehmet Aga i
Llahushës, Mal e Tahir Berisha nga Peja. U mirpritën luftëtarët e Bajram
Currit, Azem Galicës, Mehmet Konjuhit etj. Shkurt, prushi i atdhetarisë dhe
bujarisë mbeti gjithnjë i ndezur në vatrën e Hazir dhe Iljaz Pekës. ”(shih
Gazeta “Rilindja”e Ibrahim Rugovës dt. 19. Prillë 1994 fq. 19). Ideali i përbashkët, ëndrra shekullore e
hasjanve që duke qenë në ekstremin veriorë të Atdheut janë përballur në luftë
të përgjakshme për të mbrojtur tokën arbërore dhe Gjeneral Plaku ka gjetur në
Has një dashuri dhe respekt të veqantë. Ashtu i thjeshtë dhe fjalëpakët, shumë
shpejt Plaku rekrutoj me dhjetra luftëtarë në Has që u treguan të gatshëm të
ndihmojnë në transportin e armatimit ushtarak që vinte nga Europa për të
depërtuar përmes malit të Pashtrikut që e njihnin terrenin dhe për t’u
rrjeshtuar në formacionet luftarake të UÇK. Lart më shumë se 23 dëshmorë nga
Hasi brënda kufijve të Shqipërisë Londineze, derdhën gjakun për çlirimin e
Kosovës dhe emrat e tyre janë shkruar në historine e lavdishme të kësaj luftë
për të mbetur të pavdekshëm. Në çdo ndërmarrje të transportit të armatimit dhe
të depërtimit të ushtarve të UÇK brenda rrjeshtimit të ushtrisë sërbe,
Gjenerali nuk flinte as ditë dhe as natë, deri kur merrte lajmin e kryerjes me
sukses të aksionit. Në Krumë kisha një “hotel” dy kate që isha përpjekur për
t’a përdorur për biznes. Por si shkuan punët, në Mars të vitit 1988, 35
refugjat nga Planeja kaluan kufirin shtetërorë dhe ishte detyra Këshillit të
Rrethit që t’i strehonte. Pa asnjë shpërblim nga shteti, bile më kujtohët se në
UNCHR ka qenë i biri i Xhelil Gjonit i ngarkuar për të ndihmuar, kur mori vesh
se unë isha “i Partisë Demokratike”, nuk dha asnjë ndihmë për ushqim për
refugjatët. Nëna ime , me ato që kishim, u gatuante buk, fasule, gjizë, kos,
turshi dhe asgjë nuk kursente për njerzit dhe fëmijët e vegjël. Për më shumë se
një muaj sa qëndruan në atë hotel, rrobat u amortizuan bukur shumë. Plaku
kishte nevojë që sidomos vullnetarët e UÇK që vinin nga Europa Përëndimore, të
akomodoheshin përkohësisht në kushte pak më të mira dhe më kërkoj që këto
kontigjente t’i akomodoja në Hotel. Asgjë nuk na dhimbsej, është mjaft për t’u
çuditur. Në këtë kohë, një avion “Mig 21”jugosllav fluturoj mbi Krumë dhe hodhi
dy predha me qëllim për të guditur Hotelin duke menduar se aty ishte Shtabi i
UÇK. Bombat ranë në afërsi, pa bërë dëmtime në njerëz dhe material, vetëm xhama
të ther të ndërtesës. Plaku ishte mjaft i shqetësuar. Unë edhe në funksion të
detyrës, isha i ngarkuar që të ndihmoja Plakun dhe shtabin e tijë në të gjitha
pikpamjet. Një ditë Plaku më thirri në telefon mjaft i shqetsuar. Më tha se në
Vlahën, ka disa ditë që grupe të armatosura gjatë orve të natës, shtinin me armë kundër repartit të UÇK. Plaku kishte dhënë urdhër që të mos i
përgjigjeshin zjarrit të provokatorve, që të mos shkaktonin një konfrontim me
popullin e Vlahnës dhe të shkaktonin viktima. Së bashku me Ibrahim Ukën, që
kishte detyrën e mardhënjeve me publikun në Këshillin e Rrethit, shkuam në
Vlahën dhe mblodhëm burrat e lagjeve të fshatit duke u parashtruar problemin
mjaft serioz që parashtronte Plaku, të zgjidhej problemi ose ishte i detyruar
të tërhiqte kampin e UÇK nga Vlahna. UÇK po luftonte kundër sërbve dhe jo të
konfrontohej me popullin shqiptarë. Burrat e atij fshati na porositën për
respektin që kishin për Gjeneralin e UÇK se “të qëllonin pa mëshirë
provokatorët dhe nëqoftë se do të ishin nga fshati i tyre, ”ata nuk do të
varroseshin në fshatin e tyre dhe do të konsideroheshin si armiq në shërbim të
sërbve”. Në fakt ashtu siç u informuam, ata ishin me të vertetë disa mercenarë
të paguar nga shërbimet sërbe dhe nuk u ndjenë më. Në një rast tjetër, Plaku
ishte mjaft i shqetsuar se policia e Kukësit, i ndalonte kamionet me armatime
që vinin nga Durrësi dhe për çdo kamion kërkonin 5 mijë marka gjermane nëndorë
në atë kohë që të lironin rrugën. Plaku më tha se ky ishte një veprim shumë i
rëndë dhe korruptiv që nuk po mundej t’a përballonte, si veprim antikombëtarë.
Biseduam me shefin e ShIKUT, A. L. një djalë shumë i guximshëm që ka bërë
sakrifica sublime për çlirimin e Kosovës dhe ai na tha se unë jam i pafuqishëm
në ndërhyrje dhe i tha Plakut se “këtë problem t’a zgjidhë Sejdiu më mirë se
kushdo tjetër. ”Me një makinë “Nisan”, shkuam në Kukës me Plakun. Unë thirra
Shefin e Qarkullimit Rrugorë të Kukësit
në një kafe dhe i thash se “nëse do të këtë raste të tjera, pas çlirimit
të Kosovës ai do të përgjigjej penalisht si agjent në shërbim të sërbve dhe se
po sabotonte luftën për çlirimin e Kosovës”. Ai u përpoq që të shmangte
përgjegjësinë se gjoja nuk kishte dijeni dhe se ky fenomen nuk do të përsëritej
më. Në atë kohë Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Sali Berisha ishte
mjaft i angazhuarr për luftën e UÇK. Shtëpija e tijë në Veçidol ishte kthyer në
një bazë të rëndësishme të UÇK. Plaku më porositi që të pyesja Berishën për
dëshirën që kishte Plaku me Azem Sylën(Dajën) që të zhvillonin një takim në
Tiranë me Doktorin, për të kordinuar bashkpunimin dhe se kishin nevojë për
këshillat e Berishës për të amortizuar problemin me një krah të UÇK që
deklaronte se “ishin të Bukoshit”. Unë e
bisedova me Berishën problemin dhe Berisha më porositi që t’i transmetoja
Plakut që t’i lironte dy oficerë “të Bukoshit”, njëri më kujtohet që kishte
mbiemrin “Vula”dhe se ishte i gatshëm t’i priste udhëheqësit e UÇK në Tiranë.
Sapo shkova në Krumë i thash Plakut se ai duhej t’i lironte “oficerët e
Bukoshit”që i mbante nën vrejtje, pa i thënë se kjo ishte porosi e Berishës për
të mos e ndërlikuar problemin. Plaku më tha se ata nuk janë nën vrejtje, por që
shprehën se “jemi të Bukoshit”çfar bie në kundërshtim me kauzën tonë. Në duam
të çlirojmë Kosovën pa ndikime partiake dhe pas çlirimit populli do të zgjedhë
me votën e lirë alternativën politike që dëshëron në mënyrë demokratike. Me të
thënë këto fjalë, Plaku rregulloj radion transmetuese dhe dha urdhër që
oficerët në fjalë të shoqërohën deri në “kryqëzimin e Planit”dhe të largohën.
Të nesrmën sapo shkova në zyrë, mora në tëlefon Berishën dhe e njoftova se
“oficerët”në fjalë janë lën të lirë. -A i ke thënë Plakut se kjo ishte porosia
ime-më tha Berisha. -Jo -, u përgjigja, Gjenerali është miku im dhe nuk ishte e
nevojshme-. Dëshira ime ishte që me një formacion që mund ta grumbullonim me
policët e liruar dhe vullnetarë të tjerë nga Hasi dhe Tropoja, të shpartallonim
disa forca të pakta sërbe që ndodheshin në kufi dhe në drejtim të Qafës së
Prushit të depertonim dhe të çlironim Gjakovën duke vendosur në mënyrë simbolike Flamurin Kombëtarë në Hotelin e
Pashtrikut dhe më pastaj të tërhiqeshim, se ishte e pa mundur të rezistonim
forcat mbështetëse sërbe që do të vinin në ndihmë. Por, Gjenerali më
largpamsinë e një politikani të kohës, nuk e pranoj planin. Ky veprim në kulmin
e Konferencës së Rambujes do t’i jepte
shkak Milloshevicit që të akuzonte Shqipërinë për agresion dhe do të zemronte
partnerët tanë ndërkombëtarë për veprime të pa tolerueshme. As sot nuk mundet
të kuptoj se si Plaku gjente kohën të lexonte vazhdimisht dhe shpesh shkëmbenin
libra të ndryshëm në zyrën e tijë. Edhe sot e mbaj si relike një libër të
dhuruar nga Plaku me një autograf ku me një shkrim të çartë ka shkruar, ”Z.
Sejdi Pekës, në shenjë respekti për angazhimin maksimal për çlirim dhe bashkim
kombëtar i dhuroj këtë libër. Plaku, Xheladin Gashi, Komoran Drenicë, 14. 02.
199. Has, Krumë. ”. Pikërisht me 14 Qeshorë të vitit 1999, sapo forcat e KFOR
kishin hyrë në Kosovën e çliruar, me Adriatik Hoxhën, Seit Meshin, Dr. Rasim
Hoxhën, Ram Muhadrin u nisëm për në Kosovën e çliruar të takonim Plakun që
ishte emëruar me detyrën e Ministrit të Brendëshëm në qeverinë e përkohshme të
Kosovës. Dr. Rasimit, një mjek profesionist neoro-psikiatër i dëgjuar në të
gjith ish Jugosllavinë, sërbët i kishin zaptuar shtëpinë që e kishte pas Hotel
Grand shum vite më parë dhe përdorur për administratën shtetërore sërbe. E
takuam Plakun dhe i uruam detyrën, i treguam problemin si mundet t’a zgjidhim.
Gjenerali e njihte problemin dhe na tha se aty ka të strehuar paramilitarë sërb
dhe ju mos rrezikoni. Sonte natën do të dërgojmë forcat tona. Unë i thash se po
kemi dëshirën që vet t’i largojmë dhe të ndeshemi me ta. Gjenerali qeshi me të
madhe dhe tha se provoni njëher, unë po dërgoj forca mbështetëse të UÇK. Sapo
makina jonë me targa TR u afrua, një paramilitarë sërb që qëndronte në shkallët
e jashtme u lemeris dhe duke u përpjekur të hynte brënda, i ra me kokë derës që
ishte e hapur me aq fuqi saqë mbeti në shkallë në të fikët. Ne ishim të
armatosur me revole dhe kemi hyrë në ndërtesë. Përpara na doli me duart lart
një sërb kokë madh sa një babune. Një njeri nga jasht na bërtiti se “ndërtesa
ishte e minuar dhe do të hidheni në erë”. Dy plaka sërbe po bërtisnin me të
madhe në ndërtesë duke kërkuar ndihmë. Një kosovarë na tha se ky që bërtet
shqip se “ndërtesa ështe e minuar” është sërb dhe “të ja kalëroni nënën qenit”.
Adriatiku e ndoqi asfaltit sërbin që fliste shqip dhe ai iku që nuk e zinin as
zagarët. Kemi hyrë në ndërtesën e Dr. Rasimit që ishte 4 kate. Adriatiku e mori
atë sërbin dhe pasi i dha nja dy grushte allashqiptarqe, e detyronte sërbin që
të hapte çdo dhomë dhe çdo sirtar, me të vertetë po mendonim se çfar mundet të
kishin kurdisur sërbët. Plakat ulërinin dhe sërbi i shtrirë bënte si i vdekur.
I shikova pulsin, e kishte për bukuri. I hodhëm një kovë me ujë dhe disa
shqelma kurrizit dhe u shërua. Nuk vonoj erdhi Plaku duke qeshur dhe na ftoj
për një drekë në Restaurant “Kalifornia”nëse jam i saktë me emrin e
restaurantit. Një kamarier që shërbente, e pyes se nga jeni zotëri”?Jam nga
Prekazi i Drenicës me tha dhe jam Nipi i Ahmet Delisë së Prekazit. -Po Isë
Ahmetin që ka banuar në Durrës çfar e ke?Ai është Gjyshi im, m’u përgjigj
djaloshi. Unë e kam njohur Gjyshin tënd i thash por tani nuk jeton dhe djali
menjëher shpërthej në vajë. Ah sikur t’a kisha njohur Gjyshin tim, tha duke
fshirë lotët. Drama të njejta populli
shqiptarë. Edhe unë nuk e kisha njohur Babajn tim që ishte ndjekur nga
komunistët dhe vetëm kur e kam gjetur varrin e tijë atje në Amerikën e largët.
U ndamë me Gjeneralin me mjaft përzemërsi duke i uruar edhe njëher çlirimin e
Kosovës dhe detyrën e lartë në qeverinë e Kosovës. Më pastaj nuk pata rastin që
t’a takoj më. Në Komaran, kam vizituar
shtëpinë e tijë që ishte pothuajse krejt e djegur nga sërbet. Plaku nuk ishte
në shtëpi. Ai po merrej me ndërtimin e institucioneve të shtetit të ri të
Kosovës. Kam takuar Shefkijën, atë burrëreshë trime që kurr nuk ju nda plakut
në veprimtarinë e tijë luftarake, Ilirin që ishte liruar nga burgjet sërbe i
dënuar nga gjygji special ushtarak jugosllav “për veprimtari terroriste” dhe më
kan pritur si njeriun e tyre më të afërt. Vdekja e Plakut më dëshproi pa masë.
Plaku ishte në kulmin e energjive të tijë për t’shërbyer shtetit të ri të
Kosovës. Ishte një humbje e rëndë. Gjeneral Plaku në historinë e Kosovës do të
mbetet lëgjendë, si Shaban Polluzha, Azem Galica, Mehmet Gradica, si bashkluftëtarë
i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për çdo përvjetor të vdekjes së tijë,
populli dhe qeveria e Kosovës e përkujton me nderime dhe Akademi Përkujtimore.
Gjeneral Plakun nuk e harron populli
Hasit, nuk e harron kurrë këtë
hero, këtë martir, që sa më shumë vitet kalojnë, ai shkëlqen si meteor në
qiellin e lirë të Kosovës për të cilën luftoj aq shumë, deri në vdekje. Dhe unë
jëm krenarë që e kisha mik.