Mendime
Halil Gashi: A po kercënohet skena politike Kosovare
E diele, 03.12.2017, 09:44 AM
A po kercënohet skena politike Kosovare nga një
rremujë e rëndë në ditët në vijim
Rrëmuja që mund të ndodhë në ditët në vijim në skenen politike Kosovare , mund të këtë pasoja të rënda për popullin e Kosovës dhe fajtor e vetme do te jetë kjo kastë politike e cila nuk lufton për intersa të Kosovës , por për pushtet dhe interesa partiake e klanore të cilat mund të marrin karakter edhe mafioz.Për fat të keq hilet janë serish në skenë dhe ato gjithom sjellin rrëmujë …
Shkruan Halil Gashi
Zgjedhjet nacionale të Qërshorit të ketij viti në Kosovë errdhen si shkak I hilës se PDK-së si partnere e koalicionit më LDK, kur Kadri Veselit I hyri vehtja në qejf se ndoshta mund të bëhët kryeministër I Kosovës . Ai , nga dita në ditë nuk mund të shifte Isa Mustafën përpara tijë dhe vëndosi që të mbeshtes ata të cilët për dy vite rresht hodhën gurë, Molotov , gas lotësjellës në objektin e Kuvëndit të Kosovës dhe sallën e Parlamentit të të cilën e menaxhonte kryeparlamentari Veseli.Për ta heq Isa Mustafën qafe , Veseli bëri koalicion edhe më ata të cilët e quanin edhe kriminel vetëm për ti hap dyert vehtës për të hyrë në garë për postin e Kryeministrit, për çfarë u mashtrua keq. Është një fjalë e urtë popullore e cila thotë “ se çdo kush bie në kurrthë me këmbë , kurse vetëm djalli bie në kurrthë më shpindë” . Kështu ,I ndodhi Kadriut në zgjedhjet nacionale , për të mos kaluar më mirë as në zgjedhjet e tashme lokale .
Procesi zgjedhor për zgjedhjet locale u vlersua si më I mii deri tani , por rezulatet e ngushta në balotazh në disa komuna si në Prishtinë, Prizren e Istog , madje përmbysja e rezulatatit në Istog në favor të AAK-së nxori djallin nga shishja dhe pikrisht kjo mund të shkatoi një rrëmujë në skenën poltike Kosovare kudo të kontestohën edhe rezultatet e ketyre zgjedhjeve në disa komuna gjë që edhe u paralajmrua që nga dita e parë e vendimeve që mori KQZ për rinumrim votash por edhe përmbysja e rezultatit në Istog në favor të kandidatit të AAK-së nuk mund të kaloi pa pasoja që mund të marrin edhe përmasa të rrezikshme duke quar në acarim të skajshëm të përkrahësve në të dy taborët.
Reagimet e PDK_së dhe aleatve të sajë në Parlamentin e Kosovës për akuzat e kryetarit të Gjykatësve të Eulex –it Mailkom Simons ndaj keqpërdorimeve të gjyqtarve të këtij misioni si dhe fyerjet që ju bëheshin pjestarve të UÇK-së ne disa procese gjyqsor , nxorën nga salla e Parlamentit pozitën dukë protestuar në kte mënyrë ndaj ketij misioni dhe ketyre keqperdorimeve duke kerkuar pergjigje dhe sqarime nga ky mission për keto veprime fyese të disa gjyqtarve të EULEX-it.
Edhe arrestimi I deputetve të Vetëvendosjës sipas një urrdher arresti të Gjykatës në Prishtinë nxori edhe një herë jasht sallë Dpeutetet e Parlamentit të Kosovës duke mos mbajtë kështu seancën e ftuar për të dytën herë.Terheqja zvarrë e deputetve nga policia të cilet kryenin vetëm detyrën e tyre I jep një shije të hidhur lirisë se Kosovës. Për mua fajtpor janë deputetet e Vetëvendosjes të cilet marrin rrogë nga Shteti I Kosovës e në anën tjetër nuk njohin institucionet e drejtësisë të këttij shteti dhe krijojnë skena që askush nuk I deshiron.Askujt nuk I pelqen të shofi Deputetet e shtetit të vetë të zgjedhur nga vota e qytetarit duke u terhequr zvarrë nga policia por në kte rast ajo nuk është fajtore se vetem po e kryen punën e sajë .
A thua janë keto vetëm shkendijat e para të cilat paralajmërojnë një rrëmujë të pa parë deri më tani në skenen politike Kosovare të cilat shperthyen pikrisht në ditën kur Kryetaja e Dhomave të specializuara të gjykatës se Hagës znj. Ekaterina Trandafilova ishte në vizitë në Kosovë për të sqaruar punën e kësaj Gjykate e cila nuk takoi as një lIder Kosovar. Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se çeshtja e Demarkacionit të kufirit si kusht për Liberalizimin e vizave nuk po shifet se ka ndonjë zgjidhje , pastaj paniku që ka filluar të vrehet në prag të ngritjës se akuzave nga Gykata e Hagës , por edhe një koalicioni brisht I cili ka vetëm 61 vota, e në anën tjetër më shumë ka zëvëndës ministra deri tani 64 se sa që ka vota në Parlament si dhe 22 apo 23 ministri e bejnë ketë mazhorancë të ngathtë , jo efikase më shumë intersa brënda sajë ku ngerthehen interest e 22 subjektve politike që e përbejnë ketë koalicion . E gjitha kjo të benë të mos besosh në ditë të mira për Kosovën .
Andaj, është shumë shqetsuese për Kosvën dhe popullin e sajë kjo gjëndje aktuale , ku pikrisht shkendijat e para kanë shperrthye e ku si pretekst do të mirrën paknaqësitë për manipulime në keto zgjedhje locale , posaqerisht këto në Balotazhin për kryetar komunash qe mund të sherbejnë si pretekst për rritjën e paknaqësisë të akumulauar në keto 3-4 vitët e fundit e që do të prodhoi një rrëmujë në skenen poltike, ku zjarrit do ti fryejn edha ata që frigohën nga Gjykata e Hagës, duke shpresuar se pikrisht kjo rrmujë mund të ua shtyjë ngritjën e akuzave duke u bazuar në atë thenjën “ Sa ma keq qe do te jetë skena poltike në Kosvë ,aq më mirë do të jetë për ta”.
Opozita është e interesuar që ta rrëzoi ketë Qeveri dhe ta qoi vëndin në zgjedhje të reja dhe varësisht nga rezultati të përballemi më bllokada të reja e kalkulime e numra për të marrë pushtetin. E gjitha kjo mund të na qoi në një rremujë të re në skenen tonë politike e cila do ta demton rëndë Kosovën dhe qytetarëte sajë, durimi I të cilve është nga fundi dhe kercnon më nje shperthhim të një egzodi të pa ndalshëm, ngase ketij populli kjo kastë politke ja ka shternguar aq fortë lakun në qafë për intersa të veta për pushtet dhe zhvatje të pasurisë se Kosovës, sa që ky popull nuk do ta duroi gjatë.
Rrëmuja që mund të ndodhë në ditët në vijim në skenen politike Kosovare nga shkendijat që tani më vetëm sa kanë shperthye , mund të këtë pasoja të rënda për popullin e Kosovës dhe fajtor të vetëm do te jetë kjo kastë politike e cila nuk lufton për intersa të Kosovës , por për pushtet dhe interesa partiake e klanore të cilat mund të marrin karakter edhe mafioz.Për fat të keq hilet janë serish në skenë dhe ato gjithom sjellin rrëmujë …….
Ketij zjarri do ti fryej edhe Serbia e cila është shumë e interesuar se bashku më Rusinë që Kosova të destabilizohët.