Shtesë » Lajme
Imeraj: 72 vjetori i rënies së 3 heronjëve në Uçë
E shtune, 11.02.2017, 08:54 AM
Shënohet 72 –vjetori i rënies së tre heronjëve të kombit për Shqipërinë etnike ,ranë për mos të vdekur ,në bjeshkët e fshatit Uçë të Istogut
Bajram
Gashi
Ramë Alia dhe
Salih Ramë Alia
Nga Nuradin Imeraj
Në shenjë përkujtimi z.Lulëzim Blakaj nënkryetar i komunës së Istogut , i përshëndeti të pranishmit dhe evokoj kujtime për burrat e kombit që ranë në mbrojtje të atdheut.
Përkujtimi u organizu nga vet familjarët e dëshmorëve dhe kusherinjve të afërt.
Iniciativën për ti përkujtuar dëshmorët me rastin e 72 vjetorit e përkrahën institucionet komunale të Istogut , pjesmarrësit dhe aktivistët për qështjen tonë kombëtare të cilët me pak fjalë evokuese nderuan dëshmorët si z.Nexhmedin Hoxhaj
Sefer Muzliaj,Naim Sadriu Naim (nga Shoqata e historianëve të Istogut) Adem Geci e shumë të tjerë.
Pas pëfundimit të përkujtimit familjarët e dëshmorëve nipat e Ramë Alisë na ftuan për një kafe falenderuese.
Lavdi DËSHMORËVE TË KOMBIT.
8 shkurt 2017