E enjte, 24.07.2025, 11:29 PM (GMT+1)

Kerko: a

Nebi Dragoti: Politika, droga, bota

E hene, 03.10.2016, 05:20 PM


POLITIKA, DROGA, BOTA

NGA NEBI DRAGOTI

Kur një politikan, kur një njeri i veshur me pushtet, ministër, deputet apo edhe kryeministër i çdo vendi qoftë, kur ka joshje dhe ide për legalizim të drogës, është ekstremist më i rrezikshëm i shoqërisë njerëzore, dhe asaj botërore. Ky person nuk është i denjë, nuk ka vizion për ecurinë e jetës progresive në kuptimin gjithëpërfshirës. Ky njeri është çyryk, sakat nga mendja, është i droguar, dhe, kur shfaqet si i tillë, duhet larguar nga skena politike apo çdo funksion tjetër drejtues. Për njeriun e droguar dihet: nuk punon, është element i rrezikshëm në gjirin e shoqërisë, është turbullues dhe imoralizues, bën jetën e parazitit, nuk është për familje, bën veprime që bien ndesh me ligjet në gjithë aspektet e jetës. I droguari në mënyrë instiktive, mendon vetëm pë vete duke u shfaqur si më i forti, si më i dituri përballë kujtdo. I droguari nuk jeton botën reale. Ai fantazon gjithëmonë, ka sensin e vetkënaqësisë. Pra, ky tip , nëqoftëse është I aktivizuar në politikë, e çorodit politikën. Ai e largon atë, për të realizuar premtimet, nga impenjimi e angazhimi për realizimin e detyrave, dhe aq më keq, kur si politikan është në qeverisje të vendit. Më qart se kaq për këtë etiketim , sa real dhe filozofik, më nuk ke ç’shton. Nëqoftëse nuk ka sukses për ndalimin e kultivimit dhe prodhimit të bimës së drogës, është kjo kategori, që e dëmton këtë aktivitet, sepse krijon kaos, çoroditje jo vetëm në vendin tim Shqipëri, por në gjithë botën. Mbi këtë kategori negative, që janë qejflinjë të kësaj lënde, edhe bota e politikës të çdo shteti nuk po e ka efektivitetin e duhur triumfues.Mungon puna e motivuar e përkushtuar kundër së keqes. Mungon organizimi, që sjellë epërsinë e luftës për fitoren. Dhe ky është kyçi i këtij sekreti.Vërtet, droga është medikament, që përdoret në mjeksi për qëllime të ndryshme kurimi, por nuk është ushqim për jetën e mbarë njerëzimit. Njeriu nuk jeton duke u ushqyer me drogë. Përhapja e drogës është krizë dhe thellim krize. Në këtë aspekt, në këtë prizëm, shteti, kur është me të vërtetë shtet, e zgjidh problemin, për kultivimin me pakicë të kësaj bime: zgjidhja bëhet duke angazhuar një repart ushtarak special, i specializuar për mbjelljen, prodhimin në një sipërfaqe kontrolluar rreptë, që kjo sipërfaqe të jetë e izoluar, larg qendrave të banuara. Në shtejellimin, përsa shpreha në këtë fragment, duhet eleminuar ideja, se nga trafikimi i kësaj lënde nxjerrë fitime të mëdha.Qiqra në hell kjo! Politikat ekonomike të jetës së çdo vendi duhet ta varrosin këtë koncept, sepse nuk kanë horizont për të kuptuar e luftuar pasojat katastrofike që sjellë ky fenomen antinjerëzor. Ky kultivim nuk është bujqësi, veçse është shkatërrim duke shtuar edhe numrin e parazitëve, të horrave, që dëmtojnë rëndë e kudo rendin. Ky është konkluzioni që e reflekton qartë dhe, këtu konkludon saktë duke shikuar realisht këtë pasqyrë të botës. Në këtë aspekt shtoj: të gjitha të këqijat shfarosëse nga kjo vinë, si një e një bëjnë dy. Legalizimi i drogës pjellë luftë, shton krimin edhe më shumë. Ky mendim është i vërtetuar, prandaj edhe është arritur në këtë botë të ndyrë.( Nuk gaboj në cilësimin që bëj). Këtë e thonë edhe shumë mendje të ndritura të shëndosha moralisht, politikisht dhe psikollogjikisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx