Editorial
Mehmetali Rexhepi: Logjika neokolonialiste
E marte, 26.07.2016, 09:21 PM
Logjika
neokolonialiste
Nga Mehmetali Rexhepi
Shikoni e dëgjoni sa larg e sa thellë ka depërtuar Qeveria e Turqisë!!! Të ndiqet me burg gazetari Berat Buzhala? Pse e shfaqka mendimin e lirë,ashtu si i ndien e sheh rrjedhat e Turqisë diktatoriale përkitazi etnisë shqiptare??? Mos u dashka zonja ambasadore e shtetit neokolonialist, Turqisë së Erdoganit, të marr leje dhe unë se si i gjykoj sjelljet e juaja për asimilimin e shqiptarëve në Turqi, dhe, ritmin tuaj galopant për nënshtrimin e identitetit dhe sovranitetit shqiptar Turqisë?! Mos e thashtë Zoti këtë mynxyrë! A po e shihni se si përmes islamit të eksportuar dhe parave tuaja, me çdo kusht po e pengoni drejtimin natyror të shqiptarëve në Evropë?! Për këtë aspak nuk keni të drejtë ju turqit... Ju historikisht i keni injoruar e shitur interesat e shqiptarëve... Tendencat tuaja aktuale bien ndesh me përcaktimin tonë evropian . Madje, puro evropian. Një pakicë e keni mashtruar, por pjesa dërmuese janë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tyre edhe më të konsoliduar shqiptare, njerëzore, evropiane. Andaj, e keni provuar ju këtë urti, vetëm do ta ripërsëris: Ndal Beg se ka hendek!