E premte, 02.05.2025, 08:43 AM (GMT+1)

Kerko: xhafer leci

Xhafer Leci: Ish kryeministri shqiptar, ose kauboji i kazinove greko-italiane

E merkure, 13.06.2012, 07:07 PM


ME SHKAS

ISH KRYEMINISTRI SHQIPTAR, OSE KAUBOJI I CASSINOVE GREKO-ITALIANE

A ka turp më të madh për popullin shqiptar të propozoj për president të vendit një bixhozgji, mashtrues e matrapazë të dëshmuar për antikombëtarizëm?

Shkruan: Xhafer LECI

Se ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ishte mysafir i njërës nga kasinot (Cassino) e qytetit të Luganos në Zvicrër më 30 dhjetor 2004 në ora 21.30 s’ka asnjë dyshim. Po pse mu në prag të vitit të Ri? Dhe a dinë Fatosi, alias kauboji i kazinove greko-italiane se në të gjitha qytetet e Europës ka mërgimtarë shqiptarë dhe sado që të mshihet do të zbulohej. I rrethuar nga tri truprojat e tij ka luajtur rolet në një cassino të qytetit Lugano. Këtë e kanë pohuar tre djelmosha shqiptarë nga Kosova, të cilët edhe pse i njoh mirë nuk mund t’u besoja. Nuk mund t’u besoja kur e di se F. Nano qeverisë zvicërane i ka borxh 110 mijë franga zvicërane, të cilat ai i ka shpenzuar në Krans-Montana për punë të pista me një delegacion të vetin nga Shqipëria, të cilit organet policore zvirërane do duhej t’ia ndalonin hyrjën në këtë shtet. Tre djelmoshave iu thash se ndoshta e keni ngatërruar atë me dikë që mund t’i përngjajë atij, ngase kaubojët kudo bartin rroba, revole dhe mjekrra të ngjajshme. Ata m’u përgjigjën se ne nuk janë aq të vërbër për të mos e dalluar surratin Fatos Nanos. Këta djelmosha më lutën që mos t’ua përmend emrat, jo nga frika, por për shkaqe modestie. Njëri nga këta  shqiptarë kosovarë me atë rast derisa kishin qëndruar brenda në kasino e kishte fyer dhe sharë në fytyrë Fatosin, duke i thënë “Nuk ke turp që me paratë e plaçkitura nga djersa e popullit shqiptar shumë të varfër ke ardhur këtu të luash bixhoz në këtë cassino, ndaj shporru nga këtu sa më parë!” Këtij shkimi mund të mos i besoj vetëm donjëri që ka mbetur ende i varfër nga mendja. Dhe kjo ështe një gjë shumë e lehtë për t’u verifikuar, sepse asnjë Cassino e shtetit nuk pranon brenda njeri pa dokumente personale, siç e regjistron edhe hyrjën e çdo personi me datë dhe orë të sakët. Ata që nuk i besojnë kësaj informate le të shkojnë në këtë kazino dhe le të pyesin se a ka qenë ndonjë person më datën 30.12.2004 me emrin Fatos Nano? Mund edhe të ndodhë të mos e gjejnë emrin e vërtetë të tij në librin e hyrjës në këtë lokal nate shumë të shtrejtë, atëherë ekziton mundësia të këtë hyrë me emër dhe mbiemër falso, sepse ai posedon dy ose më shumë pasaporta, ashtu siç veprojnë banditët-kaubojë, përkatësisht anëtarët e organizatave të ndryshme mafioze në botë secilës nga këto organizata i takon. Deri sa Shqipëria të këtë kryeministër që edhe kremtën e Vitit të Ri nuk e feston me familjen e vet, me popullin e vet shqiptarët do të katandisen edhe më shumë nëpër botë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx