Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Unë Shqipërinë e dua, po ti?
E merkure, 16.05.2012, 09:59 PM
Unë SHQIPËRINË
e dua, po ti?
Nga
Unë assesi nuk pajtohem me ty, por do të luftojë deri në vdekje për të drejtën tënde për të thënë atë që thuash.
Unë
jam i rritur, kam aftësi, vullnet dhe gatishmëri për të duruar dhe jetuar me
ato mendime, qëndrime dhe veprime të të tjerëve me të cilat personalisht nuk
pajtohem dhe nuk i pranoj.
Psikologjia
mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai
i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët janë të
interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor, si
zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ne ndiejmë, mendojmë,
veprojmë, si dhe zhvillimin e fëmijës dhe sëmundjet mendore.
Psikologjia
si disiplinë është karakterizuar gjithmonë nga perspektiva të ndryshme. Shumica
e psikologëve, megjithatë, pajtohen se çështja më themelore në psikologji është
se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe
veprimet e grupeve dhe individëve.
Duke
u bazuar në këtë, i lejoj vetes ta shkruaj këtë artikull.
Miqësia është e rëndësishme për
njeriun.
Miqësia
është një marrëdhënie që i ka rrënjët në besim apo dashuri. Miqësi mund të
zhvillohet ndërmjet dy apo më shumë njerëzve të cilët bisedojnë, gëzojnë,
argëtohen, ia qajnë hallet njëri tjetrit, dhe të cilët dëshirojnë të kenë diçka
të përbashkët, për shembull në formën e interesit. Simpatia, ndjeshmëria dhe
ndershmëria janë të rëndësishme në një miqësi.
Për
njerëzit është e rëndësishme që të ketë ndonjë në anën e tyre kur ata kalojnë
nëpër vështirësi. Pasi njeriu në radhë të parë është gjithashtu një qenie
sociale, është e rëndësishme që të ketë shoqërimin e dikujt. Nëse një person
është krejtësisht i vetmuar, ajo mund të çojë në depresion dhe probleme
psikologjike. Por edhe në çmenduri e vdekje.
Toleranca
Konteksti
social dhe politik
Toleranca
vjen nga ”tolerantia” latine që do të thotë, "të duruar". Në mjekësi,
kjo tregon aftësinë për të përballuar disa trajtime mjekësore, të tilla si
droga apo toksina, ndërsa tekniko-shkencore në kontekste i referohet devijimit
nga një normë që mund të lejohet, për shembull në ndërtimin e një motori ose
një shtëpie, por pa penguar/ndaluar
funksionimin e konstruksionit . Në një kontekst social dhe politik, tolerance
definohet si aftësi, vullnet dhe gatishmërinë për të duruar dhe jetuar me ato
mendime, qëndrime dhe veprime me të cilat vetë nuk pajtohemi dhe nuk i
pranojmë.
E
kundërta e tolerancës është intoleranca.
Sipas
këtij definicioni toleranca është një koncept qendror në filozofinë morale dhe
teoritë politike. Koncepti ka një histori të gjatë evolutiv (shih më poshtë)
dhe pashmangshëm praktikohet - në një shkallë të madhe apo të vogël - në të
gjitha shoqëritë, sepse është e vështirë të imagjinohet një shoqëri krejtësisht
intolerante, një shoqëri ku askush nuk është në gjendje të jetojë me mendimet,
qëndrimet dhe veprimet e njerëzve të tjerë.
Definicioni i tolerancës në një kontekst social-shoqëror
gjithashtu na tregon se toleranca vinë në shprehje, praktikohet vetëm aty ku
njeriu qëndron para "diçka-je" me të cilën fuqimisht nuk pajtohet, e
refuzon ose dënon. Kjo do të thotë se njeriu nuk toleron atë për të cilën është
indiferent. Indiferenca apo indiferenca në lidhje me pikëpamjet ose veprimet
nuk kanë të bëjnë asgjë me tolerancën. Ka shumë gjëra ndaj të cilave jemi
indiferentë dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem andaj nuk ka nevojë për
tolerancë. Toleranca është "diçka" që ju (eventualisht) duhet apo nuk
duhet të ushtroni në lidhje me opinionet, qëndrimet dhe / ose veprimet që ju
keni një marrëdhënie të përkushtuar.
Toleranca
nënkupton pra, që "diçka" kërkohet prej nesh dhe toleranca mund të
jetë (dhe shpesh është) e vështirë psikologjikisht. Toleranca kërkon që ne të
mbajmë në krye dy mendime në të njëjtën kohë: mosmiratimin e një qëndrim ose
veprimi, por duke respektuar personin "prapa" këtij qëndrimi /
veprimi. Koncepti i tolerancës është përshkrues dhe normativ, sepse aty bëhet
fjalë për një aftësi dhe për një
gatishmëri psikologjike. Kështu mund përdoret koncepti i tolerancës për të
thënë diçka në lidhje me aftësitë e individit ose grupit për të vepruar me tolerancë dhe për udhëzime
morale filozofike për mënyrën se si duhet të sillen në situata të caktuara.
Kërkesa
e tolerancës vijon logjikisht se të gjithë njerëzit kanë të drejta themelore.
Këto të drejta, të tilla, si liria e fjalës, mund të përdoret për diçka që të
tjerët provokohen, si për shembull nga deklarata blasfemie. Pikërisht sepse ne
të gjithë kemi një obligim moral (shpesh edhe juridik) për të mbrojtur të
drejtat e të tjerëve, ne jemi të obliguar për tolerancë kur të drejtat për
shprehjen e lirë përdoren për të shprehë atë që ne vetë nuk jemi dakord ose
prej të cilave provokohemi. Por fakti që një i krishterë apo mysliman, e mbron
të drejtën e një ateisti për t`u shprehur në një formë blasfemie, nuk do të thotë
se ai ose ajo pajtohet për blasfeminë. Është e drejta e shprehjes
që justifikohet, jo përmbajtjen e asaj
që është thënë.
Toleranca
dhe respekti
Nuk
është e pazakontë për të përdorur konceptet e tolerancës dhe respektit si të
ishin ata sinonime përforcuese, por në një kontekst politik dhe moral filozofik
këto shprehje kanë një kuptim të kundërt.
Prandaj
është gabim të thuhet se toleranca do të thotë respekt për mendimet, qëndrimet
dhe veprimet e të tjerëve. Koncepti i
tolerancës është një respekt për të drejtën që të ketë mendime të tjera dhe për
të vepruar ndryshe, por jo respekt për atë që është thënë ose bërë.
Dikush
për shembull, nuk mund të pres prej një ateisti që të ketë respekt për besimet
fetare - Zotit, por ai ose ajo duhet të respektojë (dhe për këtë arsye të
mbroj), të drejtën të ketë nocione të tilla. Në mënyrë të ngjashme, nuk mund të
presim që një konservator të respektojë pozicionet socialiste, ose anasjelltas,
por e drejta bazë që të ketë një mendim të ndryshëm politik duhet të respektohet.
Kur ju të ushtroni një respekt kësisoj
për të drejtat e të tjerëve, pikërisht kur të drejtat e të tjerëve përdoren për
atë me të cilën ju nuk pajtoheni, atëherë ju tregoni tolerancë.
Prandaj
nuk është domosdoshmërish një shprehje e mungesës së tolerancës apo
intolerancës kur dikush fort hedh poshtë pikëpamjet ose kritikon veprimet e
dikujt. Mungesë e tolerancës është kur doni për të ndaluar shprehjen e lirë apo
veprimin, për shembull, përmes legjislacionit apo me kërcënime dhe dhunë,
atëherë ju jeni duke vepruar intolerant.
Në mënyrë të ngjashme, do të ishte e pa-tolerueshme për të ndaluar gratë
myslimane (emigrante në Perëndim) të veshin hixhabin. Sepse edhe nëse dikush
provokohet nga një shprehje e tillë e një shtypjeje të femrës të bazuar në fe,
apo një vetëshuarje, natyrisht, gratë myslimane kanë të drejtë për të zgjedhur
të veshin hixhabin.
Por
hixhabi nuk është kultura dhe tradita jonë (dhe duke u bazuar në kufirin e
tolerancës), nuk do të tolerojmë këtë në trojet tona. Nuk do të tolerojmë asnjë
simbol, shenjë fetare në shkolla, universitete, vende publike të punës,
politikë, gjyqësorin, polici, ushtri...demonstrata, sepse trojet shqiptare janë
laike e jo fetare dhe keqpërdoruesit e islamit (politik), janë vetëm tradhtarë
dhe spiunë të huaj që ngulin spica ndërmjet shqiptarëve për asimilimin,
përçarjen, shkatërrimin e Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.
Kufiri
i tolerancës
Toleranca
ka edhe kufij. Këto kufizime janë të përcaktuara edhe nga të drejtat e njeriut
dhe kufizohen aty ku dikush e përdor të drejtën e tyre për të fyer të tjerët.
Njeriu nuk duhet të tolerojë dike që shkel dinjitetin njerëzor dhe të drejtave
themelore të tjetrit. Në raste të tilla duhet në përputhje me të drejtat e
njeriut të veprojë jo-tolerant (por jo intolerant).
Shtrëngimet
e tilla përfshijnë një shkelje të lirisë elementare dhe pavarësisë së tjetrit
dhe janë të ndaluara me ligj në vendet demokratike. Në mënyrë të ngjashme,
fjalimet raciste janë të ndaluara me ligj, sepse ato janë të konsideruar të
jenë një shkelje themelore për ata (ato) që janë të ekspozuar me
karakteristikat racore. Kolonizatorët sllavo-ortodoks dhe grek janë shembull
konkret i intolerancës ndaj shqiptarëve etnik, janë ata nazist, fashist, racist
që vrasin, shtypin, masakrojnë shqiptarë vetëm për shkak se lakmojnë tokat dhe
pronat e tyre prandaj edhe nuk u pëlqen prejardhja etnike e tyre. Por, është
“detyra” e tyre të na e bëjnë këtë, kurse detyra jonë mbetet të kundërveprojmë
të bashkuar, si duhet, sa duhet e ku duhet.
Megjithatë,
një nivel shumë i zhvilluar i tolerancës është një parakusht për bashkëjetesë
paqësore në një shoqëri pluraliste.
Është
e papranueshme që një numër i konsideruar i femrave shqiptare (të fesë islame)
janë të detyruara nga bashkëshortët ose etërit, vëllezërit e tyre të veshin
hixhabin ose mbulesat tjera. Në Perëndim të gjithë ata burra që detyrojnë
gratë, vajzat ose motrat e veta të ecin jo-normalisht të mbuluara ose që
pengojnë lëvizjen e lirë të tyre, dënohen me burgime shumë të rënda, 5-15 vjet.
Një
numër i konsiderueshëm i meshkujve shqiptarë mysliman-radikal, janë xheloz të
sëmurë, sidomos kur është në pyetje gruaja e tij u mungon besimi në vetvete.
Prandaj, për ta kontrolluar që rastësisht mos njoftohet me ndonjë mashkull
tjetër ia mohon të drejtën e punësimit jashtë oborrit shtëpiak, përherë gruaja
duhet të ketë një shoqërim (qoftë edhe një fëmijë të familjes) kur del jashtë
atij oborri dhe; për sigurim ekstra, e detyron atë të mbulohet si shumë
myslimane tjera nga Azia ose Afrika. Këtë e bënë në mënyrë perfide, gjoja se
është besimtar i devotshëm dhe gjoja se feja e tij myslimane dhe Kurani e
kërkon këtë “obligim” nga gruaja e tij. A nuk e shihni se në demonstrata
islamike për të “drejtat e grave” dalin vetëm “burrat”? Unë nuk apeloj tek
keqpërdoruesit, radikalët, ekstremistët dhe fundamentalistët islamik shqipfolës
të mos i shtypin gratë e tyre, sepse ata e kuptojnë vetëm forcën. Apeloj tek
prindërit normal, sidomos tek etërit (dhe vëllezërit) e atyre vajzave të
shtypura nga dhëndëri:
Mos
lejoni të huajin (“dhëndrin”) të shtype, diskriminoje dhe terrorizoje bijën
(motrën) tënde, gjakun tënd. Derisa bija jote kalon jetën e ngulitur brenda
katër mureve dhe në raste urgjente as që mund të kërkon ndihmën e parë
mjekësore, ose të dal deri në shitore pa lejen dhe kushtet e dhëndrit tënd
- dhëndri jot gjithë natën e lume kalon
kohën nëpër lokale publike ku shiten rospitë e ardhura nga vendet e ish bllokut
të lindjes. Derisa vajza (motra) juaj është e detyruar të mbulohet fund e krye
me veshjet fetare aziatike, dhëndri ecën me veshjet më moderne evropiane. Nuk
them që vajza e juaj të imiton rospitë që lëvizin cullake në vendet publike dhe
kudo tjetër, të sillet pahijshëm etj por vetëm të ketë të drejtën e
pa-tjetërsuar për lëvizje të lirë, aktivitete shoqërore, shkollim, punësim,
veshje normale. Vajza (motra) jote, me këtë formë të jetës në poshtërsi që
kalon, nuk jeton por vetëm ekziston.
Feja
Feja
është një term kolektiv për sistemet e besimeve të ndryshme dhe modelet
kulturore të sjelljes të cilat supozojnë se realiteti përfshin më shumë se ajo
fizike.
Fetë
shpesh paraqesin përgjigje për çuditë (misterin) e ekzistencës së njerëzve, dhe
shpesh përfshijnë besimin në Zot / zotë
ose në qeniet e tjera mbinatyrore. Kjo e dallon "fenë" nga
"spiritualiteti", që nuk përmban domosdoshmërish besimin në të
mbinatyrshmen.
Shumë
njerëz e konsiderojnë veten si fetar, sepse ata besojnë në një Perëndi apo
qenie super-natyrale, edhe nëse ata nuk janë të lidhur me ndonjë fe të veçantë.
Hulumtimi mbi fenë quhet shkenca fetare.
Toleranca
fetare
Një
qeveri ushtron
tolerancë fetare kur kjo është e lejuar me ligj ose nuk ndërhynë në
veprimtaritë religjioze që lidhen me besimet fetare, pa dallim se është apo nuk
është ajo një fe shtetërore.
Një
grup ose
individ tregon tolerancën fetare kur grupi apo individ nuk kundërshton me
forcë ndonjë fe tjetër që është ndryshe nga e vetja.
Një
shkallë edhe më e madhe e tolerancës fetare ushtrohet kur një grup ose
individët mbrojnë të drejtën e të tjerëve për të pasur një besim fetar që ata
vetë nuk e ndajnë, ose nuk provokohen nga ai besim.
Toleranca
fetare nuk do të thotë që ti çdo fe ta shikosh në mënyrë të barabartë me
tënden, por nënkupton pranimin e të drejtave të të tjerëve për të pas besime
fetare të ndryshme nga besimi jot.
Kjo
nuk do të thotë se ti duhet të jesh njëlloj tolerant ndaj të gjitha formave të
praktikës fetare.
Një
kishë shtetërore
(ose një religjion shtetëror) është një emërtim që i ka rrënjët në ligjet e
vendit dhe administrohet nga agjencitë shtetërore. Kisha e shtetit përfaqëson
atë religjion që shteti i ka dhënë statusin zyrtar dhe zakonisht kishat
shtetërore kanë një rol në ceremonitë shtetërore dhe simbolika tjera. Kisha
shtetërore mban një pozitë të privilegjuar brenda sistemit shkollor dhe fusha
të tjera të shoqërisë. Kishat shtetërore mund të financohen ekonomikisht nga
shteti ose nga shteti mund të kenë siguruar financimin e veçantë (mbledhjen e
tatimit kishtar, etj)
Shqipëria
është shtet laik. Nuk është shtet mysliman. Nuk ka kishë shtetërore. Feja është
vetëm problemi privat i çdo individi dhe nuk duhet të politizohet; nëse
patjetër doni ta politizoni atëherë le t`i shërbej Kombit e jo kundër tij - siç
veprojnë vahabistët shqipfolës apo grekofilët me fenë ortodokse. Fqinjët
kolonizatorë (po jo vetëm ata) e politizojnë fenë duke e përdorur si mjet shumë
efikas në përforcimin e nacionalizmit, patriotizmit të tyre.
Një
komunitetet fetar
është një grup i organizuar i njerëzve brenda një feje të caktuar.
Një
komunitet i jetës vizuale është një grup i organizuar i njerëzve me një filozofi të përbashkët të
jetës, veçanërisht në lidhje me ato pyetje me të cilat tradicionalisht merren
fetë.
Nuk
guxojmë të jemi islamofob. Nuk luftojmë islamin “burimor”. Luftojmë
keqpërdorimin e fesë, islamin universal, radikalizmin, ekstremizmin fetar tek shqiptarët.
Islamofobia, gjithashtu e quajtur frika nga Islami (në anglishte islamophobia)
është e dhënë në rrugën e saj të paragjykimeve dhe urrejtjes iracionale kundër
islamit dhe myslimanëve.
Toleranca
fetare në Shqipëri
Të
pohohet se nuk ka tolerancë fetare në Shqipëri është njëlloj si të thuhet se
pakicat atje nuk kanë të drejta fetare. Shqipëria është shteti i parë në botë
sa i përket tolerancës fetare. Shqipëria është vendi i vetëm i Evropës që nuk i
dorëzoi çifutët te nazistët gjerman. Këtë e di bota. Shqipëria nuk është shtet
fetar, nuk është shtet mysliman por është laik. Një pengesë e madhe në rrugën e
realizimit të idealeve patriotike, demokratike dhe ilimuniste të Rilindjes
ishin fetë që u ishin imponuar
shqiptarëve nga të huaj. Institucionet fetare dhe kleri reaksionar bënin lodrën
e pushtuesit dhe miqve të tyre të jashtëm. Mjaftë rilindës, si dijetarë, nuk
ishin të dhënë pas fesë. Nga ana tjetër, si politikanë, ata e shihnin se
ndasitë fetare u shërbenin armiqve. Pashko Vasa hodhi parullën e famshme ”Feja
e shqyptarit asht Shqyptaria”. Ai goditi me emër si përçarës ”kishat e
xhamiat”. Disa rilindës ishin fetarë e disa afetarë. Por pavarësisht nga këto
ndryshime, ata vinin kombësinë mbi fenë. Rilindësit luftuan pa lëkundje
orvatjet e të huajve për t`i përdorur institucionet fetare si mjete për të
sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Rilindësit luftuan me
parullën se myslimanët e të krishterët janë një dhe duhet së bashku të ngrihen
kundër armikut – pushtuesve. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për
të nesërmen e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës nga shteti dhe të
shkollës nga feja, siç kërkonte Sami Frashëri.
Jemi
një komb, të një gjaku, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet
trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër kombësia të fitojë dhe,
duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim ta respektojë”. Kjo
për arsye se të gjithë fetë kanë një themel të përbashkët ashtu që, për ata që
besojnë “Zoti është një”.
Ti
nuk duhet të kërkosh një doktrinë të përkryer por një përkryerje të vetvetes.
Hyjnorja është brenda teje, jo në koncepte apo libra. Në tokat shqiptare do
të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.
Jeta
është kufizim dhe ai që nuk kufizon veten, me lirinë e vet ia kufizon lirinë
tjetrit. Kisha
një shok fëmijërie, narcist, nuk komunikojmë më. Donte të shtynë nën
kontrollin e vet mendimet e mia.
Secili
duhet ta din vet çka i lejohet e çka i ndalohet, por kur dikush me shekuj
vazhdon me të veten, duhet t`i thuhet qartë ku është vija e kuqe, dhe si
rrugëdalje e fundit, ta denoncojmë atje ku duhet dhe detyrojmë të mos na dëmtoj
më shumë.
Në
odat elektronike të komunikimit, imunitet nuk do ketë askush, respekt secilit
veresi asnjërit. Të gjithë anëtarët e faqes përkatëse duhet të jenë nën
strehimin e administratorit, i cili obligohet të mos lejoj që dikush t`i sulmoj
personalisht, me fjalë të ndyta. Kjo edhe për arsye humane dhe njerëzore sepse
të ofenduarve të pafajshëm u merret fytyra publikisht, por edhe kur fëmijët,
familjet e tyre lexojnë në internet se babën, nënën e tyre e poshtëron dhe
ngacmon privatisht, baba, nëna e dikujt.
Unë
nuk e ndiej të nevojshme të kem të drejtë. Unë jam pluralistë si në mendime
ashtu edhe në format e besimit. Kjo, ndër të tjera, më pengon të jem një i
krishterë fanatik, pasi as nuk besoj që Zoti të ketë patur një bir të vetëm, as
që e vetmja rrugë drejtë Zotit dhe lumturisë është besimi te ai. Gjithnjë më ka
pëlqyer devotshmëria, por s`gëlltis dot teologji autoritare, që mund të
pretendojnë se vetëm ato përfaqësojnë vlera.
Unë
e them haptas atë që shumë të tjerë e mendojnë por nuk guxojnë. Kur kritikoj
ndonjërin, mundohem deri në maksimum të formuloj fjalitë e mia që të mbërrijë
qëllimin, të jap mendimin tim për pikë-vështrimet e mia për gjërat e sendet që
ne i diskutojmë, por duke mos ofenduar assesi personalitetin e oponentit. E
nëse një kalemxhi i odave elektronike të komunikimit, nuk duron kritikat - qofshin ato të drejta apo padrejta - por e
ofendon pahijshëm personalitetin e kritikuesit, në vend që t`i përmbahet temës
dhe ta binde me argumente se ai ka të drejtë, atëherë le të mos paraqitet aspak
në mediume. Kur e qesësh në Pazar një lopë, atëherë duhet ta kesh kuptuar
rregulloren e tregut; mos pritë që secili i interesuar për blerje të ta bëjë
qejfin se lopa jote është e trashë dhe ka shumë tambël nëse asaj i duken
eshtrat e nuk i shihen gjinjtë.
Gjatë
një vizite në Turqi, nga kureshtja, hyra në një shitore teshash. Unë as që
adhuroj aq shumë shallvaret dhe turbanin ama nejse. Por belaja, nuk munda
pastaj të dal lehtë nga dyqani, pronari u mundua shumë të më binde për
mrekullitë e mallit që shiste, u përpoq të më mashtroj se ishin origjinale. Nuk
donte të më liron rrugën të dal, mundoheshe me dhunë të më detyroj të blej. U
përplasëm.
Dija
e popujve është një dhe e njëjtë, s`mund të ketë dy a më tepër, ekziston vetëm
një. E vetmja gjë që kundërshtoj tek fetë dhe Kishat është mungesa e
tolerancës. Asnjë i krishterë apo mysliman s`do të pranojë me vetëdije që
besimi i tij i sigurt, i vlefshëm, i shenjtë nuk është i privilegjuar por motër
e të gjithë besimeve nëpërmjet të cilave shfaqet e vërteta.
Feja
mbetet vetëm çështje private e individit. Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm
akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë
përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Shkombëtarizimi i shqiptarëve të
FYROM-it ka marrë përmasa dramatike.
Duhet
kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët
sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u
përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare. Bëjë thirrje
për bashkim kombëtar mbi fetë, si dhe mbi krahinat dhe partitë. Bëjë thirrje
për bashkim vëllazëror kundër pushtuesve dhe lakmive shoviniste, sa edhe kundër
atyre forcave reaksionare të brendshme, forca antikombëtare, që pengojnë
bashkimin e popullit duke bërë përçarje fetare, kundër atyre që keqpërdorin
fenë duke u lidhur me të huajt dashakeqës.
Mitet
e Biblës dhe Kuranit, si çdo mit tjetër i njerëzimit, janë të pavlera dhe shumë
të rrezikshme deri kur nuk u japim vetë një interpretim për ne dhe kohën tonë.
Porse atëherë mund të bëhen shumë të rëndësishëm për ne.
Natyra
fetare e mistifikon realitetin dhe shpesh nuk e merr shumë seriozisht. Gjithnjë
është e prirë drejt lojës. Nuk i edukon bijtë, por mundohet t`i bëjë të lumtur.
Armiku
i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj,
manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.
Nuk
mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët
si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.
Dikush
arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një mbështetje
emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët interesi privat - ideologjia
e përkatësisë partiake, fetare etj zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e
shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji që i përshtatet
emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e shpallura nga ajo
ideologji. Shqiptarët lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë
punët me sy kritik dhe në vullnetin e vet për të pasur rreth vetes njerëz që
nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre.
Është
tragjedi të udhëhiqemi prej mafiozëve antikombëtar. Po i afrohem ngadalë hyrjes
së një shpelle dhe shoh diçka që më bën përshtypje tej mase: dy derra të
njerizuar janë duke manovruar një karrel prej atyre që përdoreshin njëherë e
një kohë në miniera; e vendosin atë mbi shina që shkojnë përtej deri në
brendësi të shpellës. Brenda karrelit shoh qenie njerëzore normale: duken të
vdekur, por unë e di që janë duke fjetur.