Mendime
Refik Hasani: Mendime për një-shekullorin shqiptar
E diele, 08.01.2012, 08:58 PM
 MENDIME, PËR NJË-SHEKULLORIN SHQIPTAR
MENDIME, PËR NJË-SHEKULLORIN SHQIPTAR
Nga: Refik Hasani
Njëzetë e tetë Nëntori i këtij viti që  hymë është një përvjetor i madh. Para një shekulli është ngritur flamuri në qytetin bregdetar të Vlorës dhe shpallur shteti i pavarur  shqiptar . Duhet të mendojmë të gjithë se si ta organizojm një akademi të këti përvjetori . Tani më i kemi dy shtete shqipëtare, një gjysmë shteti në pjesën e Maqedonisë së sotme, një krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht  nën admnistrimin e Serbisë, ( Komunat Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë). Çamëria një krahinë shqiptare e mbetur  dhunshëm nën  Greqi . Një kanton në Malë të zi të sotëm me qytetin Ulqin , Tivar , Malësi , Hotë e Grudë , Plavë e Gusi. Kemi edhe një diasporë të shpërndarë në shumë shtete të botës si në Europë, Amerikë e deri ne Australinë e largët. Përgjegjësia per festimin e ketij jubileu,është e të gjithë shqiptarëve , por më së shumti bije , mbi dy , Qeveritë , Parlamentet dhe Akademitë tona  të shkencës , artit dhe kulturës. 
Së pari ,  mendoj se duhet të thirret një takim i komisioneve parlamentare dhe ministrive përkatëse së bashku me akademitë  . Po ashtu edhe  institutet dhe katedrat  tona jo vetëm të Tiranës e Prishtinë , por kudo që ka këso lloje të institucioneve edhe nga Maqedonia  dhe qytete tjera të botës . 
Manifestimi në fjalë është vazhdimësi dhe lidhje e shumë fijeve historike e ngjarjeve që kan një rëndësi të madhe  dhe do të përjkutojnë, si  Kohën e Skënderbeut,Pushtimin nga Perandoria Osmane ,  oraganizimet për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , oraganizimet për ngritjen dhe formimin  e shkollave shqipe si Mësonjëtorja e Korçës , Normalja e Elbasanit ,  Kongresi i Manastirit për themeilimin  e  Alfabetit unik shqiptarë , Shpallja e pavarësisë  28 Nëntor  të vitit 1912 ,Kongresi i drejtëshkrimi të gjuhës shqipe në Tiran më 1972 ,Konferenca e Bujanit  , mbetja  e Kosovës nënë admnistrimin e Jugosllavisë  dhe rezistenca e shqiptarëve  krahas aleatëve në luftën e dytë botërore ,
Hapja e Universitetit të Tiranës , Prishtinës  dhe Tetovës etj , Hapja e Akademisë në Tiranë dhe Prishtinë ,Heqja e autonomisë në vitin 1989 dhe organizmi  i shqiptarëvë në ish - Jugosllavi  përmesë partive politike  
Paraqitja publike  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës  ,Shpallja e deklaratës së 17 shkurt 2008 . 
Këto janë vetëm disa nga data që e kan përcjellur për një shekull popullin ton . Organizimi i një manifestimi të përmasave gjithë popullore do të kishte efekte shumë të rëndësishme në shumë aspekte . Kjo Akademi që duhet dhe besojmë se do të mbahet do të jetë një udhërrëfyes për kahjet e zhvillimit të popullit tonë . Do të ngritë e forcoj edhe shumë gjëra për rrugën që do të ndiqet në të ardhmen . 
          Tani për tani do të varet shumë se këto dy qeveri dhe akademi tona që do të udhëzojnë se si do të duket ky manifestim. Manifestimi i njeshekullorit, duhet ti kaloj shumë përvjetor, akademi dhe përvjetor të mbajtura gjerë më tani.. Në këtë përvjetor të njëqindëvjetorit të shpalljes së pavarësisë duke u ngritë flamuri kuq e zi për të dytën herë . Në këtë përvjetor duhet së pari ta gjejnë veten shumë dëshmorë , dijetarë , atdhetarë , luftëtarë që luftuan , sakrifikuan mbajtën burxhe të rënda pse e deshën shqiptarinë . 
 Rëndësi e manifestimit  për të kaluarën shekullore 
           Ka rëndësi shumë të madhe se nuk do të harrohen shumë njerëz të shumë gjeneratave. Do të ishte mirë që jo vetëm pjesëtarë te popullit tonë por edhe të huajtë që shkruan , mbrojtën dhe promovuan në forma të ndryshme çështjen shqiptare. Do të duhej të ftohen të gallët kurse ato që nuk janë në jetë të nderohen , me ndonjë titull a falenderim , të shpërblehen , me ndonjë mirënjohje, dekoratë apo titull, çmim që është dalluar në lëmit të ndryshme të veprës për diçka konkrete , të interesit të përgjithshëm . Kjo të jetë një përfshirje e të gjithë viteve të historisë , mundit , punës dhe djersës dhe luftrarve të udhëhequra nga shqiptarët për ta gëzuar lirinë . Pasqyrimi i të kaluarës do të jetë udhërrëfyes për ndërtimin e të ardhmesë tonë .  Sikur në këtë përvjetor përcaktohet e ardhmja , duke e kujtuar të kaluarën fillojmë ta ndërtojmë të ardhmen . Të përkujtojmë që pesqindë vjetor i lindjes së heroit tonë kombëtarë Gjergjë Kastriotit , ngriti vetëdijën e të gjithë shtresave dhe ne filluam si shqiptarë ta marrim veten duke  përcaktuar  rrugë më të mira, në shumë kuptime . Po ashtu edhe manifestimet e ndryshme të mbajtura me rastin e njëqindë vjetorit të Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit krijuan dhe hapën shumë horizonte . Kjo ndikoi në ngritjen e vetëdijes veçmas te ne shqiptarët në ish-ngrehinën artificiale të quajtur Jugosllavi .
Rëndësi e manifestimit  për rrethanat dhe aktualitetin e sotëm shqiptarë
         Për Shqipërin dhe Kosovën ka rëndësi , por megjithate më së shumti do të luante rol për të ardhmen e këtyre dy shteteve sa do të afrohen në sfera të ndryshme si në arsim shkencë , kulturë dhe projekte kapitale të përbashkta në ekonomi  . Sa do të afrohen  dy shtete të dal një konkluzion se cilën rrugë  duhet ndjekur për tu bashkuar dhe pas sa kohësh? 
      Duhet të vazhdojmë të jemi dy shtete të pavarura por të bashkëpunojm ngushtë në shumë fusha strategjike . Në projekte e përbashkta në nxitjen dhe prodhimin e produkteve shqiptare , veçmas në arsim ,  infrastrukturë , bujqësi e elektroenergjetik . Mbi të gjitha të jetë një treg i përbashkët i produkteve tona shqiptare .  Do  të jetë me rëndësi shumë të madhe se ç’farë rëndësie do ti japin mediat pikë së pari dhe si do pregaditet opinioni  i mbrendshëm shqiptarë . Në bazë të para-pregaditjes për këtë manifestim të madh kombëtar fqinjët që kufizohemi do të mundsohet të kuptojnë dhe lexojnë edhe ato që nuk janë thënë dhe gjërat që nuk janë dukur e prekur  . Kjo do të komentohet , analizohet nga të gjitha qarqet e ndryshme të Ballkanit , Europës dhe botës mbarë . Është me rëndësi që në këtë manifestim të flasin të gjithë , nga :  Shqipëria , Kosova nga shqiptarët e Maqedonisë , Mali të zi ,  Medvegjë , Bujanoci dhe Presheva , nga Çamët e Greqisë , mosë të harrohën Arbëreshet e Italisë dikush nga diaspora e Amerikës  e Europës .  Duhet të kihet kujdes  që përveç fteses, edhe kujt  i jepet rasti të flasë . Ka rëndësi edhe kush të shpërblehet . Ka rëndësi edhe me çfarë llogo dhe nënë patronatin e kujt mbahet ky manifestim . 
Rëndësia e manifestimit  për të ardhmen e shqiptarëve.
Rëndësia është e madhe lidhur me të ardhmen e popullit tonë. Ky manifestim do të krjojë , formësojë një imazh së pari para vetes son por edhe para të huajve . Jehona dhe komentet e këtij manifestimi do të nguliten gjatë në memorje jo vetëm të popullit tonë po edhe më gjërë . Do prodhon efekte shumëkuptimëshe për media të shkruara dhe elektronike, për revista të ndryshme . Për shumë vite e dekada do të flitet e komentohet nga të gjithë veqmas nga nxënësi , studentë, sportistë, ushtarë, ushtarakë, artistë apo këngëtarë . Për këtë manifestim të gjithë ambasadat dhe përfaqësitë tona anekëndë botës duhet të jenë në nivel dhe të jenë të pajisura me njohuri themolore për ti njoftuar të tjerët për këtë eviniment shumëdimensional gjithë shqiptar . Që tani, në fillim të vitit që hymë është mirë të fillojnë menjëherë pregaditjet . Të caktohen edhe konferenca shkencore , tribuna , debate dhe forma të tjera që do të japin kontruibutin të gjitha shtresat e shoqërisë. Mendoj që këso konferenca shkencore të mos organizohen vetëm në hapsirata tona etnike shqiptare , por edhe në pjesë tjera dhe më pjesëmarrës të tjerë, jo shqiptarë . Lufta e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti, na insproi shumë individtë dhe si komb sikur që na frymëzuan shumë luftra heroike , figura tona shkencore edhe një qindë vjetori i pavarësisë dhe ngritjes së flamurit kuq e zi, do të na mbush me inspirime dhe krenari të reja.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Elida Buçpapaj: Kurrë mos thoni kurrë zoti Tadiç!
						Xhevat Rexhaj: Popujt e korruptuar ushqejnë dhe jetojnë në paqe me pushtetin...
						Shefik Sadiku: Si Pashiqi, Titoja dhe Millosheviqi, ashtu po sillet edhe Tadiqi !
						Hilmi Saraçi: Etika e kritikës dhe e polemikës
						Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXV)
						Fahri Xharra: Shqiptarët,  popull mushkë?
						Përparim Demi: Politika – feja dhe stabiliteti në Shqipëri
						Dorian Koçi: Si Franca...
						Kristo Zharkalliu: Ben Blushi bën ....shaka..
						Lis Bukuroca: Si mund të arrihet tek Kulla e Berishajve?
						Arben Llalla: Të vërtetat për shtetësitë dhe gënjeshtrat e Avokatit të Popullit z. Ixhet Mehmeti
						Rexhep Shahu: Gëzohu me mua për Autostradën e Kombit z. Lubonja
						Leon Duhanaj: Presidentja Jahjaga drita e vetme në një tunel të errët
						Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet
						Ismet Uka: Trepça tani si duket ka rënë në duar të sigurta
						Baki Ymeri: Liga e ligë dhe libri i keq i Mikut të mirë
						Ramiz Dërmaku: Programi i RTK-së kushton 1 000 euro
						Zejdush Kastrati: Zoti ju marroftë!
						Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV)
						Asllan Dibrani: Portret-interviste me  Mr. Vjollca Hajdarin e diplomuar në shkencat  politike
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










