Editorial
Kosova Martire: Zorraxhinjtë e Gjilanit vëllazërohen me zorraxhinjë osmanlinj të Bajram Pashës
E hene, 30.08.2010, 10:59 PM
ZORRAXHINJTË E GJILANIT VËLLAZËROHEN ME ZORRAXHINJTË OSMANLINJ TË BAJRAM PASHËS PËRMES IFTARIT PUBLIK
Nga Kosova Martire
            Në të vërtetë, ishte kjo data e 17 gushtit 2010, kur përfaqësuesit e Komunës  “Bajram Pasha” nga Stambolli,  me moton “VËLLAZËRIA NUK NJEH KUFIJ” , shtruan iftar publik për qytetarët e komunës së Gjilanit.
            Një spektakël i këtillë me përmasa marramendëse nuk mbahet mend dot në historinë e trojeve etnike shqiptare , ku krahas iftarit u shfaq edhe një koncert muzikor me ansamblet turke të “Bajram Pashës”.
            Ky spektakël i madh publik i cili më së paku kishte të bënte me humanitetin, apo solidaritetin me ata që agjërojnë Ramazanin , fund e krye kishte për qëllim propagandën e errët islamike mbi trojet etnike shqiptare .
            Atë ditë , sheshi qendror i qytetit të Gjilanit duke filluar nga “Soliteri” , Sheshi “Agim Ramadani”, platoja para Teatrit të qytetit e deri tek udhëkryqi para ndërtesave të gjykatave ishte i stërmbushur me tavolina e karrige, të cilat ia kishin ngulfat frymën të gjithë atyre që kishin dalë për të shëtitur dhe freskuar në atë mbrëmje plot vapë gushti.
            Organizatori i iftarit publik nga Komuna e “Bajram Pashës” , atë mbrëmje kishte shtruar hiq më pak se 1500 iftare për lakmuesit zorraxhinj të Gjilanit.
            Me që Komuna e “Bajram Pashës” nga Stambolli , po u interesuaka aq shumë për solidaritetin me vëllezërit e vet në Gjilan dhe se “vëllazëria e tyre nuk po njohka kufij”, atëherë shtrohet pyetja:- Ku ishin ata vëllazëri qe 11 vjet pas lufte , që nuk u solidarizuan kurrë me familjet skamnore, me familjet e pa strehë, me invalidët e luftës, me njerëzit e sëmurë rënd, me njerëzit e palëvizshëm , me fëmijët jetimë ...etj?!
Shtruarja e 1500 iftareve publike bashkë me koncertin muzikor, po të kishte karakter solidar e human, do të ishte shtrua në fshatrat :Reçak, Prekaz, Krushë, Mejë, Gllogjan...e jo mu në sheshin qendror të Gjilanit!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










