Kerko: a
Albert Zholi: Bota dhe ndarja ekonomike
E shtune, 20.10.2007, 07:42 PM
Nga Albert Zholi
Albert Zholi
Sigurisht që paraja është një shpikje e njeriut. Ashtu si shpikjet e tjera, nuk është diçka e keqe apo e gabuar në vetvete. Në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçëse një mjet shkëmbimi. Prandaj, kur përdoret siç duhet, ajo mund të shërbejë për një qëllim të mirë. Paraja është mbrojtje, sidomos ndaj problemeve që vijnë nga varfëria. Duket se të paktën për disa njerëz, paraja është përgjigja për çdo gjë. Jeta e dënon dembelizmin dhe na inkurajon të punojmë pa u lodhur. Duhet të kujdesemi për nevojat e familjes dhe, nëse kemi me tepricë, do të kemi diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari. Për më tepër ne nuk duhet të mohojmë vetveten, por duhet t’i gëzojmë gjërat që kemi.
Grackat e pasurisë
Rreziku më i madh është të të dashuruarit pas parasë dhe pas gjithshkaje që ajo mund të blejë. Pasuria zgjon tek disa një etje që nuk të shuhet kurrë. Në fillim të mbretërimit të tij, mbreti Solomon e kishte vënë re këtë prirje te të tjerët. Ai shkroi: Ai që do Argjendin, nuk do të ngopet me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura. Edhe kjo është kotësi”. Kur e shohim paranë si një nga gjërat më të dëshiruara, dhe jo si mjet për të plotësuar një nevojë, atëherë jemi më të prirur për të rënë pre e tundimeve të pamoralëshme, ku përfshihet edhe gënjeshtra, vjedhja edhe mashtrimi. Judë Iskarioti, një nga apostujt e Krishtit, e tradhëtoi zotërinë e tij vetëm për 30 monedha argjendi. Disa kanë arritur deri në atë pikë sa kanë lejuar që vendin e Perëndisë ta zërë paraja, duke e adhuruar si perëndi. Rendja pas pasurisë sjell edhe rreziqe që nuk janë kaq të dukëshme. Së pari, pasuria e madhe shpesh çon në besim të tepërt te vetvetja. Meqenëse paratë japin njëfarë pavarësie, për ata që janë të pasur ekziston rreziku i vazhdueshëm që ta vënë në besimin te paratë dhe jo arsyeja njerwzore. Së dyti rendja pas pas psurisë të ha aq shumë kohë dhe energji sa gradualisht të largon nga lidhjet me njerwzit qww I do dhe tw duan. Për të pasurit, ekziston gjithashtu tundimi vazhdueshëm për të përdorur gjithshka kanë për t’u argëtuar ose për të përmbushur interesat personale.
Një botë e ndarë nga pasuria
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të ,bota u trazua nga Lufta e Ftohtë dhe u nda politikisht në tri pjesë. Përmes një perdeje të Hekurt, por të padukshme, dy botë shihnin ngultas njëra-tjetrën: bota e komunizmit, që përfaqësohej nga Bashkimi i Repuplikave Socialiste Sovjetike, dhe bota e shteteve jokumuniste, që kryhesohej nga Shtetet e Bashkuara. Shtete që nuk ishin as në njërën anë dhe as në tjetrën, formonin të ashtëquajturën Botë e Tretë. Por, termi “Bota e Tretë” filloi të shihej si përçmues, dhe u zëvendësua me shprehjen “vende të pazhvilluara”. Me kalimin e kohës edhe kjo mori një ngjyrim negativ prandaj ekonomistët filluan të përdornin termin “vende në zhvillim”. Kështu, terminologjia nuk e vinte më theksin te ndryshimet politike, por te ndryshimet ekonomike. Sot në shekullin e 21-të, nuk ka më një botë të ndarë politikisht në tri pjesë si më parë. Megjithatë, në kuptimin ekonomik dhe industrial, ndryshimet midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim janë ende një fakt. Turistët nga vendet e pasura takojnë njerëz të varfër që luftojnë për të siguruar bukën e gojës. Prandaj është me vend pyetja: A do të mbetet bota gjithnjë e ndarë ekonomikisht? A është e mundur që kush ka para, pra të pasurit, dhe ata që nuk kanë, të varfërit, të gëzojnë barazi në nivelin e jetesës?
Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve
Pavarësisht nga terminologjia e përdorur, vendet shumë të zhvilluara, vendet industriale dhe me ekonomi të përparuar gëzojnë një nivel të lartë jetese, kurëse vendet që janë më pak të zhvilluara ekonomikisht, kanë një nivel jetese më të ulët. Është sikur tu përkitnin dy botëve të ndryshme. Sigurisht, këto dy botë mund të ekzistojnë edhe brenda të njëjtit shtet. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, gati 30% e të ardhurave të vendit përfundojnë në llogarinë e familjeve më të pasura, që përbëjnë 10% të tw gjitha familjeve. Nga ana tjetër, 20% e familjeve, që përbëjnë pjesën më të varfër, duhet të përballojnë jetën duke marrë vetëm 5% të të ardhurave të prgjithëshme. Mbase edhe në vendin tonë është një situartë pak a shumë e ngjasshme, sidomos nëse ka pak nga shtresa e mesme. Por edhe në vendet ku shtresa e mesme është disi e madhe, deri tani qeveritë nuk kanë mundur të mbyllin plotësisht hendekun ekonomik midis të pasurve e të varfërve.
Për asnjërën nga këto dy botë nuk mund të thuhet me të drejtë se gjendja është ideale. Mendoni pak për problemet e njerëzve që jetojnë në vendet e varfëra. Shërbimet shëndetësore janë mjaft të kufizuara. Ndërkohë që 9 vendet më të pasura, kanë 1 mjek për 242 deri në 539 banorë, 18 vendet më të varfëra kanë shumë më pak, vetëm një mjek për 3.707 deri 49.118 banorë. Pra, kuptohet pse në vendet më të pasura jetëgjatësia mesatare është 73 vjet a më tepër, kurëse në shumicën e vendeve të varfëra, jetëgjatësia është nën 50 vjeç. Në vendet e varfëra mundësitë për t’u arsimuar janë tejet të pakta, e shpesh kjo i çon fëmijët drejt një jete me varfëri. Mungesa e asimilimit pasqyrohet në numrin e analfabetëve. Në 7 nga 9 vendet më të pasura, ata që dinë shkrim e këndim përbëjnë 100% të popullsisë (në dy vendet e tjera, kjo shifër është 96 dhe 97%). Kurëse, në 18 vendet më të varfëra, kjo shifër shkon maksimumi në 81% dhe minimumi me 16%. Në 10 prej këtyre vendeve kjo shifër është nën 50%. Por edhe banorët e vebndeve të pasura kanë problemet e veta . Ndërsa banorët vendeve të varfëra vuajnë nga mungesa e ushqimit, ata që jetojnë në bollëk, vdesin ngaqë hanë tepër e ky problem sa vjen e rëndohët. Libri Luftë me ushqimet (anglisht) thotë se “Përsa i përket ushqimit, ngrënia me tepri është bërë problemi kryesor në nivel botëror, dhe kështu i ka zënë vendin të ushqyerit të keq”. Edhe revista The Atlantic Monthly thotë:”Rreth nëntë milionë amerikanë vuajnë nga dhjamosja patologjke që do të thotë se janë 45 kg ose më shumë mbipeshë. Problemet shëndetësore që lidhen me peshën, bëjnë që çdo vit në këtë vend, 300.000 njerëz të vdesin para kohe”. I njëjti artikull thotë se “ së shpejti dhjamosja mund të bëhet problemi më shqetësues në botë. Për shëndetin publik, dke ia kaluar edhe urisë, edhe sëmundjeve ngjitëse”. Vërtet, shtetasit e vendeve të pasura kanë nivel jetese më të lartë, por nga ana tjetër i japin më shumë rëndësi pasurisë, sesa miqësive, e kështu e vrasin mendjen se si të kenë, e jo si të jetojnë. Ata e masin rëndësinë dhe vlerën e njeriut sipas punës, rrogës ose pasurisë, dhe jo sipas kulturës, mençurisë zotësive a cilësive. Duke e theksuar se një jetë e thjeshtë është celësi i lumturisë, do të ngrejmë pyetjen po sikur të kemi ca më pak?. Kjo pyetje u ngrit në një revistë gjermane. Artikulli thoshte: “Pavarësisht nga rritja e vrullëshm, e mirëqenies, shumë njerëz në botën perëndimore nuk janë më të lumtur tani nga çkanë qenë dhjetëvjeçarë më parë. Çdokush që e ka zemrën nga gjërat materiale, ka më tepër të ngjarë të jetë i palumtur”.
Mbyllet hendeku zgjidhja e vërtetë
Në mbarë botën, qindra milionë njerëz luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, megjithëse janë në kulmin e varfërisë. Duket qartë se njerëzimi ka nevojë për një qeveri të drejtë e të pakorruptueshme që dëshiron sinqerisht ta zhduke këtë padrejtësi. Veç kësaj, kjo qeveri duhet të jetë e fuqishme për t’i realizuar synimet e saj të mira. A mund të presim vërtet nga njerëzit që të formojnë një qeveri të tillë?
Në fund të Luftës sqë Dytë Botërore, Shumë kishin nevojë për ushqim e rroba, e strehim, njerëz nga vendet e tjera u dërguan tonelata me rroba dhe ushqime vëllezërve të tyre në besim në Europë, Filipine e Japoni. Më vonë në verën e vitit 1994, një grup vullnetarësh nga Evropa u erdhën menjëherë në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tyre në Afrikë. Për refugjatët nga Ruanda u ngritën kampe të organizuara mirë dhe qendra mjekësore. U dërguan sasi të mëdha me rroba, batanije, ushqime për të ndihmuar mbi 7.ooo veta.Dy vjet më vonë në vitin 1996, në rajonin lindor të Repuplikës Demokratike të Kongos shprtheu lufta. Të mbjellat u shkatërruan, rezervat ushqimore u vodhën dhe furnizimet u bllokuan. Shumë njerëz hanin vetëm një herë në ditë, dhe kjo çoi në kequshqyerje dhe sëmundje. Deri në qershor të vitit 1997 këtyre iu dhëuruan 500 kg ilaçe, 10 tonë biskota me përmbajtje të lartë proteinike, 20 tonë ushqime, 90 tonë rroba, 18.500 palë këpucë dhe 1.000 batanije që të gjitha këto shkonin rreth 1.000.000 dollarë që i dërguan shtetet Belgjikë, Francë dhe Zvicër.