Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Metaforike të gjuhës poetike
E shtune, 02.01.2010, 07:15 PM
METAFORIKE TË GJUHËS POETIKE
Osman Gashi ?Torzo e gjallë?
, 2007
Nga Remzi Salihu
?Torzo e gjallë? quhet vëllimi
poetik i poetit Osman Gashi. Ky titull anakronik shëmbëllen në një sintagmë
poetike, e cila në reduktimin metaforik vjen si shembull i gjallë i
ekzistencës së njeriut modern me trup të cunguar nga plagët e pa shëruar të
përditshmërisë sonë. Kjo torzo që flet nga shumë dimensione të veta, të pjesëve
të shkëputura të trupit dhe jetës, sjell disponim, aq sa të mallëngjyeshëm,
po aq edhe stoik, të papërkulur nëpër rrebeshet e kohës. Ky trup i cunguar
rreth vetes përmbledh tërësinë kuptimore të një plage të pashëruar, të një
epoke, apo gjenerate, që mbeten dëshmitarë të dhunës, bashkë me përjetimet e
tyre të shumta të qëndresës globale në një art të ndjeshëm, emocional dhe thënë
thjeshtë si dhimbje të përmasave kolektive për trupin e cunguar nga ndodhitë e
kohës.
Ekzistencës së njeriut i takon ëndrra e shpresës, siç i takon
edhe frymëmarrja, natyrisht në një mënyrë më të përgjithësuar si inkuzion,
ekspozë e historisë së një vendi. Me ndjenjë të larmishme, kundrejt kohës kemi
përballjen e një ëndrre të keqe, si imponim i detyrueshëm i ndjenjës dhe,
shkakut, për mendimin dhe kujtimin e çliruar nga frika, për mitin dhe
përrallën. Andaj fillimi i përmbytjes së idesë, së ndjenjës në tërësinë
trupore, që ngjeshët nëpër situata të caktuara të jetës vjen si paradigmë
e kohës. Në vargjet e poetit tingëllojnë antitezat e definuar të mundësive
koherente me kundërthëniet e jetës, por që janë të ndjeshme nëpër dallgët
shpresëdhënëse. Ai vepron si luftëtar lirik i ndjenjës nëpër të gjitha situatat
e mjegullta të kohës së zymtë, ku shiu përvëlues depërton gjithkah për ta kapur
hapësirën, e cila sjell mugëtirën nëpër luginat e ndjeshme të atdheut. Poeti
kërkon kohë dhe liri, që tingujt vërshues të lyrës t’ia ndriçojnë
vetminë, ngrysjen dhe zhbërjen e ditës apo natës, jetës apo vdekjes. Një pyetje
retorike e tillë, që ndeshet në këtë vëllim poetik, e lë kërkesën sublime
të papërfunduar, të pazgjidhur deri në fund. Asnjë njeri nuk shpëton nga
marrëdhënia e shpirtit të vet me atdheun, qoftë ai cunguar, qoftë për ta
parë atë si tërësi e të kompletuar. Andaj edhe poeti Osman Gashi me vargjet e
tij qëndron si vëzhgues me autobiografi në vargje, gjegjësisht, si ekzemplar i
fatit dhe fatkeqësisë së kohës. Koha dhe shikimi në të, figurativisht
zhvillojnë një dialog të ndërsjellë, kundrejt fotografive të gjuhës poetike,
duke sjellë në skenë një botë surrealiste të aktualitetit dhe njëkohësisht që e
tejkalon edhe vulën e kohës. Të duket se poeti në disa raste sjell jehonën
lirike të Lorkës e të Nerudës në Guernikën e ndjenjës shqiptare.
Nëpër trupin simbolik të poezisë paralajmëruese ? Po ri?
ngjeshët tërësia kuptimore e vëllimit poetik ?Torzo e gjallë? e poetit
Osman Gashi. Atmosfera e medaljes së errët dhe asaj të ndritshme krijon
në sfond të kuptimit imazhin e rrugëtimit ironik, për të bërë të pamundurën të
mundur, në vokabularin kuptimor të vendit ku jeton e vepron. Poeti përballë
kësaj atmosfere kohore të quajtur emocion i brendshëm e nis antitezën e
medaljes gjuhësore nëpër kornizën e çasteve të dalë nga profili vëzhgues i
situatës brenda një kohe të caktuar veprimi. Ai është dëshmitar kritik i një
etape të ngrysur të kundërthënieve politike e shoqërore. Personifikimi i një
qenie të gjallë në tokën e poetit frymon si trup i pashkëputshëm i ekzistencës
individuale, shoqërore e kombëtare. Në këtë truall veprimi fluturojnë
vetëm shpendëkeqët, kukuvajkat, që ndjellin zi, të keqen e
padurueshme deri në skajshmëri të përmasave përgjithësuese, e që në esencë
shpalojnë izolimin tërësorë nga kënaqësitë dhe gëzimet individuale të njeriut.
Libri është këngëtim i një kohe të errët, flet për shakullinën që sjell
pikëllim dhe trishtim njerëzorë. Ai bëhet dëshmitar për të gjitha ndodhitë që
ndodhin rreth nesh, madje ai nënvetëdije strehon kuptimin pragmatik, se do
të vij koha kur do të gjykohet për të larat apo të palarat e shekullit. Shiu që
simbolizon atmosferën e zymtë, e që ka kapluar qiellin e mugët e sjell
autorin në simfoninë gri të shekullit, por pas këtij shiu shkatërrues
priten të vijnë ditë më të mira. Autori flet për një metamorfozë jetësore, ku
çdo gjë do të pësonte ndryshim rrënjësorë. Ngase përballë botës së civilizuar
atdheu i pushtuar është bota e errët, në të cilën njeriu me çapitjen e tij në
kohë dhe hapësirë mbetet dy hapa mbrapa civilizimit. Këto disponime bëhen
skëterrë në vete, kur kënga humb kuptimin, tingullin e saj e mbytin hekurat,
grilat e izolimit, e që në esencë kuptimi, ato sjellin ndryshkun e përdhunshëm
në emblemën e kohës së uzurpuar. Krismat që trazojnë mirëqenien, ia ndryjnë
zemrën individit, poetit. Autori jep fotografi mendimi të imazhit të vrazhdë
jetësor. Ato dalin nëpër dy variante sublime, në dritë dhe errësirë. Këto
pamje, poeti, i kthen në simbole të tipizuara me kujdes sipas situatës
dhe kohës që vëzhgohen. Autori këngëtimin e lidh, apo më mirë të themi, e
përgjithëson nga situata e vëzhgimit. Si duket libri në vete ngërthen një
dozë melankolie, paksa me një tis të hollë pesimist, të përshkuar me lot mallëngjimi,
që vjen nga një situatë apatie të një gjendje frike e pasigurie të papërfunduar
tërësisht, ngase shpresa e ndriçimit të diellit është e brishtë, në
pritjen e gjatë të ndryshimit të gjërave dhe klimës, që qëndron rreth nesh. Po
ashtu si dita që varet në monotoninë e vet, si ndonjë monedhë e ndryshkur,
ashtu edhe njeriu mbërthen në vete këtë bezdi të zymtë, këtë tmerr, që rëndon
jetën nga çasti në çast. Dita pret kohën për ndriçim, që ai peizazh vjeshte
edhe pse qëndron i varur në kthjelltësinë e qiellit mbetet si vizion i
tmerrshëm në errësirë, pa shkëlqimin e saj, sepse koha ka nevojë për ?yje dhe zogj? që do ta shpornin këtë monotoni, këtë
imazh ?me krahnezë akulli?. Njëzet e
katër orë të ditës dhe natës nuk janë kurrgjë përballë individit dhe rrethit,
ku ngjeshet në veprim kuptimi dhe moskuptimi i situatës që mbretëron dhe
përjeton autori, po që se ajo është e plotësuar me të gjitha kërkesat pozitive
që ka nevojë njeriu dhe, ajo gjendje bëhet e tejkalueshme me kalimin e kohës, kur
ka rezultate. Por në këtë lloj disponimi edhe një minutë të bëhet e gjatë dhe e
mërzitshme po qese dita varet për qiellin e bezdisë së kohës, e cila papritmas
ka hyrë në këtë ?garë? jete. Ditët vijnë e shkojnë dhe në këtë
vegim jetësorë njeriu merr dhe jep nëpër kujtesën e tij të mirën apo të keqen.
Në betejën e jetës, ngandonjëherë, individi është viktimë e rrethit ku
jeton, sepse edhe triumfin edhe fitoren në suksesin e saj e vendos tjetërkush.
Njeriu në këtë aspekt shëmbëllen vetëm sipas nevojës së rrethit. Tërë kjo
betejë e përgjakur jetësore, për mbijetesën e saj, hyn në gjykimin dhe
vendimin e historisë së ekzistencës dhe, madje tërë kjo atmosferë e pazakonshme
bëhet sipas kërkesës së tjetërkujt, e jo të vetes.
Vëllimi poetik ?Torzo e gjallë?, amputon në
vete pesë cikle kuptimore. ?Maskemball hijesh?, ?Emblemë e ndryshkur?, ?Lumenjtë qiellorë?, ?Një zot e di? dhe ?Dhëmbi i ujkut?. Të gjitha këto tërësi ciklike ngjeshin fotografi të
imagjinatës kolektive të atdheut nëpër natën e zezë, duke sjellë
fragmente të hidhura të ndjekjeve e përndjekjeve kolektive deri në shfarosje.
Për poetin brengë vrastare ?është buka e zezë në natën e kobshme”, e cila erdhi e gatuar nga duart e huaj, si rrethim i
paftuar, nga çizmja e huaj, pushtuesit, që me dhunën e tyre, fëmijëve ua
trazuan fëmijërinë, madje me krismat dhe bubullimat e tyre mbuluan qiellin e
ndezur nëpër rrëketë e tmerrshme të kohës. Ata morën me vete çdo gjë dhe në
këtë rrëmujë mbeti vetëm ?sofra ?
e afrisë dhe solidaritetit midis vetes, që tuboi rreth
saj shpirtrat e pafajshëm të qenies sonë. Poeti me dhimbje të madhe
drekon në këtë situate makabre që ia sollën të huajt vuajtjet popullit të tij gjatë
shekujve. Kjo sfidë dhe sprovë nga poeti kërkon kriter në gjetjen e fjalëve,
gjuhës, shprehjes, andaj zhytet thellë në kërkimin e mendimit, duke sjellë
emocion të vazhdueshëm nëpër të gjitha njësitë përceptuese të çasteve
kreative. Kjo mënyrë e këngëtimit i sjellë individit, lexuesit,
standardizim e krijimit poetik në kuptimin e vlerësimit të nivelit artistik e
figurativ të poezisë. Ky ligjërim poetik nuk vjen si shikim pasiv në
përshkrimin e situatave e të detajeve të papritura të jetës, por me një
gërshetim e amputim të brendshëm të përvojës të realitetit dhe kohës. Në të ka
biografi frymëzuese të ndodhive që duhet shikuar drejtpërdrejtë ashtu siç
shëmbëllen liria, burgu, dhuna, trishtimi. Nëpër këto rrugë, madje, njeriu
grishet të kaloj nëpër kufijtë e intimitetit, fatit dhe fatkeqësisë kolektive.
Shumë sintagma të goditura kuptimore e përcjellin autorin deri në fund të
vëllimit poetik. Sepse gjethi kreativ, brenda një periudhe të caktuar pos
anës së gjelbër, të njomë, ka edhe anën tjetër të verdhë e të vyshkur që sjell
pikëllim. Sipas autorit kjo mënyrë e shndërrimit dhe tjetërsimit të diçkaje vjen
si proces evoluimi jetësorë që lind dhe vdes. Poeti na fton nëpër këto situata
që janë të zymta apo të gëzueshme. Vargjet poetike të Osman Gashit bartin në
vete fjalë emocionuese të ngjeshura me mall dhe shpresë nostalgjike. Poezitë e
tij të grishin në situatë, në shkak, me një gjuhe e shprehje virtuoze pak sa
edhe pesimiste. Ai mundohet që realitetin dhe situatën politike ta nxjerr para
dritës së gjykimit, poezitë e tij janë të angazhuara me politikën e
kohës dhe rrethit ku jeton, duke luajtur me fjalë sjell emocione të prekshme,
të cilat, kalojnë në dhimbje. Një hapësirë të veçantë zënë gjurmët e historisë
së qenies njerëzore. Ato shfaqen si dyshime të lidhura me kohën, sepse liria
individuale nuk është e plotë, madje, ajo të çon të bësh pyetje edhe për lirinë
spirituale të individit në shoqëri.
Pas një ngarkese të madhe mes ekzistencën dhe individit në
shoqëri, poeti në ciklin e fundit, kërkon prehje dhe çmallje në fëmijërinë e
ikur. Ai kthehet atje me mallëngjim, ngase çdo gjë ka ndryshuar, pos shtëpisë
së moçme, e cila ka mbetur e vetmuar pa zhurmën e fëmijërisë së dikurshme.
Individi në këtë distancë kohore përjeton ndryshime, por këto ndryshime nuk
kalojnë pa lënë gjurmë melankolike për evoluimin që pëson njeriu. Andaj, edhe
poeti e ka të pamundur t’u ikë lotëve të mallit e që ?zhbëhen, avullojnë? me kalimin e
kohës. Vetë njerëzit ?si të molisur i kthehen
shtëpisë së moçme?, e cila kullë ka mbetur e vetmuar, pa atë zhurmë, gjallëri të
fëmijëve që mbushnin dikur, atëherë, oborrin e sotëm të zbrazët. Pas kaq kohësh
të ikura të viteve poeti komunikon me ?ballërrudhurin? e vet, i cili
ka mbetur hije e vetmuar, statu, me kalimin e kohës dhe në çdo prekje të
ambientit është i ftohtë, duart e tij janë shndërruar në akull dhe kanë humbur
ndjeshmërinë e atëhershme, kur gjaku i vlonte nëpër gjolet e veprimit të
dikurshëm të kohës. Atëherë ëndrra ishte një dritare e hapur ku njeriu ?tash e njëmijëvjetë pret t’i kthehet trungut të oxhakut të lindjes’’. Atje te legjendat dhe
besëtytnitë e lashtësisë për ta varur ?dhëmbin e ujkut? në flokë të
fëmijës, në litarin e kohës së besimit, për ta zhbërë frikën nga fëmijët kur të
vijë ?nata e zezë,? ,e ky
nazërllëk i kohës do ta rruaj dhe kalitë fëmijën, njeriun, nga e keqja gjatë
rrebesheve që e ndjekin nëpër kohë e shekuj.