Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Provokimi metaforik në poezinë e Kalosh Çelikut
E merkure, 23.12.2009, 09:40 PM
REMZI SALIHU
PROVOKIMI METAFORIK NË POEZINË
E KALOSH ÇELIKUT
Kalosh Çeliku: ?Atdheu ky burrë pa grua? (poezi), botoi: Asdreni, Shkup 2006.
Libri më i guximshëm, i botuar në vitin 2006 nga
shkrimtari, poeti Kalosh Çeliku, është gjithsesi, ?
Atdheu ky burrë pa grua ?. Njashtu siç shpalon ironinë titulli provokativ, ashtu
edhe ne na bënë të mendojmë dhe të shprehemi me gjuhën imponuese të librit,
se autori zbret me imagjinatën e tij poetike me një përvojë të madhe
letrare në fushën e letërsisë. Unë nuk di autor tjetër shqiptar të letërsisë së
sotme shqipe të flijoj kaq shumë veten për letërsinë sa ky rebel artistik. Kjo
vjen pa hamendur nga këmbëngulësia e tij për t’i sjellë lexuesit dhe letërsisë
një qasje dhe veçanti të re stilistike e mjaft të theksuar nga individualiteti
i tij artistik. Edhe pse zhanri i krijimtarisë së këtij autori është shumë i
larmishëm duke u bazuar në përvojën disavjeçare; në poezi për fëmijë, prozë,
dramë, Kalosh Çeliku u bë z? i fortë i kundërthënieve të jetës në
hapësirën tonë letrare. Duke qenë i pranishëm në panteonin letrarë më është
dukur si më i tjetërsuar në jetë dhe krijimtari nga autorë tjerë. Me që ia kam përcjell
lëvizjet e imagjinatave, gjithnjë kam parasysh një autor rebel, i papërkulur që
sfidon kohën duke qëndruar në opozitë të përhershme me rrethin dhe ngjarjet që
na rrethojnë. Mbetet krijues që nuk dorëzohet, Ai ?pshurrë? me imagjinatë vdekjen e vet disa herë, dhe ngrihet si meteor me
rrezatim shpërthyes nëpër errësirë për të ndriçuar kurvërinë e kohës me të
gjitha karakteristikat e vrazhdëta shoqërore e kulturore. Tolerant me jetën e
tij të përditshme, kritik dhe ironik me kohën, satirik e sarkastik në
krijimtari e i guximshëm në cullakimin e situatave dhe individëve në hapësirën
ku jeton e vepron. Është autor i angazhimit, kohën e përcjell me thumbim
përndjekësh me të gjitha krajatat e saj politike e kulturore. Pos vulgarizimit
të përditshmërisë, poeti shpalon këmishën e grisur të shoqërisë, duke
përqeshur, apo më mirë të them, ai kamxhikon e ironizon anomalitë shoqërore.
Edhe aty ku shfaqen skena të imagjinuara pornografike poeti tenton ta emancipoj
lexuesin nga këto imazhe që i shfaqen në arenë, përditshmërinë e jetës së tij.
Kështu edhe vëllimi poetik ?
Atdheu ky burrë pa
grua ?, para së gjithash është një ironi e theksuar, ku në vete
inkarnon të metat dhe akrobacionet politike e kulturore të kushteve që na
rrethojnë. Ky personifikim provokativ i shënuar në njëjës, sjell shumësinë e
një tërësie të vrazhdë objektive, ku ky Atdhe çapkan gjezdis i vetmuar në
shoqëri, që njerëzit e papërgjegjshëm e kanë shndërruar në Leckë e e brekë të
pa lara të robërisë.
Poeti Kalosh
Çeliku vëllimin poetik e ndanë në shtatë cikle. Në tërësinë kuptimore
striptizonë i pari cikli me tanga fjalësh ironike ?
Liria është kurvë
?, në të dytin vjen ?Unë e dua robërinë ?, në të tretin
radhitet ?
i marri sot vdes për atdhe “ madje vjen cikli i tretë ?
Natën e rrëzova në shtrat?
, Në ciklin e katërt
kemi ?
Shelgjet më thanë
qaj ?, cikli i gjashtë?
Qyqe mos më këndo mbi
varr ? dhe në fund prologu i ciklit të fundit "Patjetër pas kufomës time edhe një qen ?.
Poeti me një
gjuhë jo konvencuale e nis këngëtimin e tij poetik. ?
Lirinë që na e sollët ju e kam shkërdhyer?
, me kësi lloj
fjalësh, vargjesh të poezive provokative shembëllenë udhëtimin poetik autori.
Ai niset me energji dhe gjuhë fshikullues kundrejt anomalive të shoqërisë sonë.
Çeliku i lindur në një fshat të Kërçovës, por me një përvojë të madhe jetësore
urbane në Shkup, është ndeshur me shumë situata dhe kundërthënie të
trishtueshme të kohës. Kurorëzon ruralizmin me urbanizmin në shtrat të gjuhës
së përditshmërisë, për ta nxjerr në shesh të shëmtuarën nudo, korrupcionin
mendor, vrapin pas një ashti të lëpirë në pjatën e shprazët të kohës. I ka
rebeluar shumë mundësi të punëve, dhe mundësive jo adekuate, duke mbetur i
papërmirësueshëm në inatin e tij si krijues i pavarur në jetën politike e
kulturore. Nga një poet i letërsisë për fëmijë është bërë një poet skandaloz.
Është njëri ndër nismëtarët e parë në këto anë të këngëtimit letrarë të këtij
lloji. Ai shkon sipas shembullit të Çarls Bukovskit, Allen Ginzbergut,
Uollt Uitmen , që kultivojnë këtë lloj poezie. Por, megjithatë, gjuha
poetike e Çelikut ka një spontanitet tjetër të të folurit të përditshëm të
individit, në ato vargje shpalon kundërthëniet dhe anomalitë e jetës me një
gjuhë të lirë e norme të formës letrare të prozës, por me performancë të zhargonit
të qytetarit të rëndomtë. Andergraund në shprehje. Shumë vargje janë të pa
rimuara, por kanë një ritëm të brendshëm. Përmbledhja poetike ?Atdheu
ky burrë pa grua? është një qasje provokative përballë shoqërisë sonë . Më duket
se ky libër është përmbledhja më e mirë e këtij autori, Me vargjet e pa
shminkuara nga metaforat e rënda shpalon jetën e shoqërisë sonë, ose më mirë të
themi pasqyron standardin e devalvuar të çarshisë kulturore të provincës sonë.
Temat dhe motivet japin detaje për mileniumin e alkoolikëve, prostuticionin,
kriminelët e matrapazët kulturor si dhe për trusakatët, që vijnë e shkojnë në
arenën apo skenën tonë politike e kulturore. Lirikat e tij kanë një lidhje të
ngushtë me jetën e tij dhe letërsisë si fenomen kreativ, gjegjësisht, ato janë
një përzierje e ironisë, satirës thumbuese. Karakteristikë e këtij autori është
gjuha kritike direkte dhe e ashpër kundrejt anomalive shoqërore. i thirrur si
anti poet, i përgojuar si poet i yndyrshëm me një gjuhë vulgare te të rinjtë
është bërë si shembull frymëzues i guximit të shprehjes pa pardon për
gjeneratat që vijnë. Në të shumtën e rasteve poezitë e Çelikut kanë frymën e
parodive dhe me një lehtësi intelektuale dhe subëtile të vargjeve që mundohen
të japin imazhe midis komikes dhe së vërtetës së hidhur. Ndodhitë e
përditshmërisë sonë merren dhe përplasen në thumb, parasëgjithash, absurditeti
në shoqërinë tonë moderne të ngarkuar me shtirje e imponime karrieristësh të
rrethit.
Provokimi,
protesta, vera, uzot dhe gratë e përmbledhin dhe rrëzojnë në shtrat të kujtesës
tërësinë kuptimore të poetit Kalosh Çeliku. Është ndër të parët që ngre zërin
kundër shoqërisë së konsumuar e të moralizuar. Vepra e tij pasqyron jetën e tij
kundrejt shoqërisë, me të gjitha anët skandaloze e përparimtare si tërësi.
Femrat, vera,
dhe politika janë temat qendrore të krijimtarisë së tij. Por në poezitë e tij
ka edhe motive sociale të jetës dhe padrejtësive të luftës, që ngulfat lirinë e
individit, qytetarit. Ai me mjete stilistike moderne është bërë krijues radikal
i kohës. Me lirikën e tij subjektive ka formuar portretin e vet letrar dhe
dallohet me stilin lakonik nga shumë autorë të kësaj ane. Fondamenti i
zhvillimit të lirikës së Kalosh Çelikut është vet përvoja jetësore e profesionale
e drejtimeve letrare që shkruhen në botë. Kjo është arritur me guximin e madh,
ky autor për t’i parë gjërat e ndryshimeve radikale të shoqërisë në shtjellimin
e temave dhe motiveve, autori i thyen tabutë morale të këngëtimit poetik. Në të
shumtën e rasteve poeti bëhet vizionar atakues i së keqes së errët që është
gangrenë e rëndë e shoqërisë. Prandaj, pikërisht këtu qëndron fuqia e poezisë
së poetit kur shpalon damkat e së keqes, në mënyrë eksplicite rreh me thuprën
ironike kundrejt kërcënimeve të politikës së ditës.