E premte, 03.05.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Sport

Nje dite me Romen e Kryeziut dhe Interin e Figos

E diele, 07.10.2007, 05:56 PM


Nga Ahmet Shqarri

Mund te te qelloje te shohesh ndeshje futbolli neper stadiume te ndryshem te botes dhe mund te mos ndjehesh fort i befasuar, kur perseri te jepet rasti te jesh i pranishem neper ambiente te tilla. Por, megjithate, ka ndeshje dhe ndeshje; ka stadiume dhe stadiume dhe, pikerisht, ne keto ngjarje qe mund te quhen te vecanta, kushdo qofte, madje edhe nje gazetar "i gjezdisur" neper bote, nuk ka se si te mos ndjehet i emocionuar, kur gjendet ne nje mjedis si ai ne "Olimpico" te Romes dhe kur luhet nje ndeshje "midis dy mbreterish", sic e quante gazeta lokale "Impero Romanista" takimin e asaj mbremjeje te 29 shtatorit, ndermjet Romes dhe Interit!...

Ne Rome gjendeshim qe nga e enjtja, pra dy dite para se te luhej ndeshja ndermjet kampiones italiane ne fuqi dhe kryesueses aktuale te Serise A, cka per ne, grupin e xhirimit te nje filmi dokumentar, ku protagonist do te jete Naim Kryeziu, nje shqiptar-kampion i Italise ne vitin e larget 1942, kjo perbente me te vertete nje ngjarje te vecante! Do te ishte nje argument me shume apo si ato "Lidheset e kepuceve", (keshtu titullohet skenari i filmit ne fjale), qe do te bashkonte nje ngjarje me tjetren. Sepse, vete episodet e filmit do te shtjellohen ne menyre te tille, ku karriera e lavdishme e shqiptarit Naim Kryeziu-kampion me Romen ne ato vite, (kur Italia jetonte ende me emocionet e fitores se titullit te dyte kampion bote ne futboll), gershetohet me kohen e sotme, ku kjo skuader eshte perseri ne qender te vemendjes per futbollin e saj, "aktualisht me spektakolari ne bote", sic e vleresonte keto dite nepermjet intervistes se tij ne nje prej gazetave italiane, vete "il capo del governo europeo del calcio", i madhi Mishel Platini. "Lidheset e kepuceve", gjithashtu, do te bejne te mundur qe ngjarjet e atyre viteve te largeta te kampionit Kryeziu dhe shqiptareve te tjere te atehershem, protagoniste te kampionatit italian, ku shquhet vecanerisht nje tjeter kosovar, Riza Lushta, fitues i Kupes me Juventusin, te percjellin jehonen e sukseseve ne ditet e sotme, ku te tjere lojtare shqiptare e kane marre stafeten dhe jane duke luajtur ne kampionatin italian, por edhe ne ato te vendeve te tjera me futboll te zhvilluar…

Nga Flaminia e Naim Kryeziut deri ne Trigoria tek Francesko Toti, eshte si te shkosh nga veriu ne jug te Romes. Nje rruge qe nuk mund te thuash se ka ndryshime te dukshme, nga ato kohe te "hershme", kur Naim Kryeziu shkelqente me futbollin e tij. Po ato ndertesa, po ato sheshe, po ato kisha dhe lokale, "si dikur", sic i kujton vete shqiptari kampion i Italise, gjate xhirimit te ambienteve ku ai kishte kaluar "vitet me te bukur" te rinise se tij… Ndryshe nga shume qytete te tjere ku gratacelat kerkojne te imitojne Manhatanin amerikan, perkundrazi, Roma vazhdon te jete, thuajse, sic ka qene, duke dashur te "meditoje". Keshtu me mire per kohet e saj te lavdishme, perandorake!... "Nuk dua qytet tjeter ma fort se Romen…", flet i prekur, deri ne nostalgji, Naim Kryeziu, i cili qe prej vitit 1939, kur pat dale kampion me SK Tiranen, la pergjithmone Shqiperine dhe prej atehere jeton, sic thote ai me plot gojen, "nje jete te lumtur" ne vendin e qyteterimit te lashte…

“Ja, ketu ne Testacio, ne kete fushe, qe e paskan prishur, me provuan atehere ata te Romes. M'u deshen 2-3 prova qe ata t'u bindshin se sa vleja si futbollist- na tregon per ato vite te largeta, aty, diku ne ane te Via Galvani, ai qe disa muaj me vone do te behej idhulli i tifozerise romane, ashtu sic eshte sot Francesko Toti!... “

Kishte lene me pare Gjakoven e tij, familjen dhe shtepine dykateshe, atje "buze ujit", sic e kujton tani kampioni i Italise dhe pasi kishte mbaruar shkollen e mesme ne Tirane, ku kishte luajtur nderkohe futboll e kishte dale kampion me Tiranen, pat ardhur ketu, ku luhej futbolli me i bukur i botes per te vazhduar studimet e larta per fizikulture e sport… “Riza Lushta pati ardhur para meje -vazhdon te tregoje protagonisti yne, i cili shton se, bashke me te ne shkolle atehere studionte edhe Sllave Llambi, nje tjeter lojtar i Tiranes kampione, qe provoi ne fillim vitet 40-te, qe te luante edhe me ekipin e famshem te Bolonjes. Edhe Loro Boricin e kisha ketu, por ai luajti tek Lacio. Ishim disa, por me i mire nga te gjithe ishte Lushta: nje driblues qe nuk e kishte shokun, vecanerisht, kur gjuante me te majten! Por, Roma ime, atehere, i pat mund te gjithe, edhe Interin e Meaces, kapitenin e kampioneve te botes, edhe Juventusin e Lushtes, nje prej golashenuesve ma te mire te Italise se asaj kohe. Roma ishte skuadra ma e forte dhe, une, Amadei, Mazeti, Brunela dhe Donati, si ma te miret e skuadres kampione te Italise, u pritem nga vete Musolini ne “Piazza Venezia”! Pastaj me blene ata te Napolit, se me kishin pelqye, kur luaja me Romen, sidomos per veprimet e shpejta dhe te befasishme ne sulm dhe golat e shumte qe iu shenoja skuadrave kundershtare. Me bajshin ne krah, sic bane ma vone me Maradonen,”- kujton me ate naivitetin e tij te sinqerte dhe me ate te foluren tiranase te atyre viteve, kampioni i Shqiperise dhe i Italise, Naim Kryeziu…

I lodhur nga ajo dite jo e zakonshme per te, ne kete moshe, gjithsesi te respektuar, 89-vjecari Naim Kryeziu nuk mund te na shoqeronte me tej gjate "aventures" sone per ne Trigoria, ku tashme gjendet rezidenca e Romes. Aq me teper se atje nuk ishte me vendi i tij dhe i kampioneve te tjere te 42-shit, por i protagonisteve te rinj, kampioneve te 83-shit dhe 2001-shit. Dhe, ndersa ai me te birin, Marko, u kthyen per ne shtepine e tyre te bukur e te mobiluar ne stilin elegant klasik, atje ne “Via Ferdinando Galiani”, ku e priste gjithe merak e shoqja siciliane, Tekla me te bijen Monika dhe mbesen Valentina, ne grupi i xhirimit vazhduam rrugen per ne Trigoria. Do te shkonim per te filmuar ne prag te ndeshjes se Madhe, se cfare atmosfere kishte ne kampin roman, per te ndjere nga afer "frymemarrjen" e kryesuesve te Seria A…

Mes gjelberimit dhe qetesise qe shpesh ta japin lagjet periferike, taksia jone u ndal perpara nje porte te madhe, te mbyllur me te dyja kanatet, ku dukej qarte tabela me mbishkrimin: Centro Tecnico AS Roma- Fulvio Bernardini. Te gjendurit tane atje, edhe pse te ngarkuar me aparate, kamera e mikrofona, nuk i preku aspak ata qe na hapen deren, pas trokitjes ne te. Eshte e ndaluar per te gjithe, edhe per ju, packa se misioni juaj qenka per te bere nje film per nje kampion te Romes, na thane drejtuesit e atjeshem. Ne fakt, ishim ne castet kur Spaleti po i jepte doren e fundit pergatitjeve te ekipit per ndeshjen e neserme. Megjithate, punonjesit e zyres se shtypit te klubit te Romes dhe gazetari i “La Gazzeta dello Sport”, Stefano Boldrini, qe nen ndikimin e z. Xhani Merlo, president i AIPS, na kishte siguruar akreditimin per ndeshjen qe do te luhej te nesermen ne “Olimpico”: Roma-Inter. Na lejuan gjithashtu qe te filmonim ambientet ne rezidencen e Trigorias, ku kamera jone, nder te tjera, filmoi edhe kupen e fituar per here te pare nga Roma e Naim Kryeziut, si kampione e Italise ne vitin 1942. Dhe, kur operatori yne, Anton Grishaj, me sa duket i kenaqur, duke menduar se e mbylli me sukses punen per ate dite, e mbeshtolli kameren per te ikur. Pikerisht ne ate moment, nje tufe e stermadhe e mrekullueshme, me lule te fresketa, qe do t'i dhurohej ne festen e pervjetorit te 31-te te ditelindjes Francesko Totit, u fut ne makinen qe priste me dyert e hapura aty tek hyrja kryesore. “Ja, prandaj kamera s'duhet mbyllur asnjehere ne kesi rastesh!” - shpertheu jashte natyres se tij regjisori Ylli Pepo, te cilin, si shok e mik te hershem nuk e kisha pare asnjehere aq te merakosur, madje edhe kur xhironte telenovelen e pare shqiptare "Njerez dhe fate"…

"Kapitulli i fundit" i xhirimeve tona do te ishte ndeshja ne “Olimpico”, ku do te mund t'i merrnim nje interviste edhe Totit per kampionin Naim Kryeziu, te cilin ai e njihte, edhe per faktin se e kishte pasur prane ate dite, kur Roma festonte 80-vjetorin e krijimit te saj, si dhe ne rastin tjeter kur me ceremoni pati marre trofeun "Kepuca e Arte", si golashenuesi me i mire i Evropes… Dy ore perpara fillimit te ndeshjes, kur akreditimet i patem siguruar qe paradite, per ne u ngaterrua problemi i futjes se kameres ne stadium, duke na thene se te drejtat e transmetimit i ka vetem “Sky”. Nga qe nuk mundem ta zgjidhnim kete gje, u detyruam te futeshim pa kamera, nderkohe qe disa caste para fillimit te ndeshjes na thane se mund ta kishim marre ate dhe te xhironim nga tribuna! Por, ishte vone dhe, ne fund te fundit, nuk do te na hynte aq shume ne pune se, Francesko Toti, pas asaj humbjeje te thelle 1-4, i merzitur sa s'ka me, nuk i dha interviste asnje gazete apo stacioni televiziv, qe ate mbremje ishin te panumert ne “Olimpico”…Perkundrazi, te gjithe te tjeret, protagoniste te asaj mbremjeje, "u dorezuan" para gazetareve nga e gjithe bota, ku anglezet ishin me te shumte, (sepse 3 dite me vone Roma do te luante ne Mancester) dhe aty patem fatin, si te thuash, edhe ne, grupi i xhirimit te filmit "Lidheset e kepuceve", per t'i pare dhe degjuar nga afer, si Krespon, ashtu dhe Mekses, po ashtu dhe presidentin Morati qe, meriten per fitoren ia atribuoi krejtesisht trajnerit Roberto Mancini, nderkohe qe Luis Figon arrita ta pyes per ndeshjen, pasi iu paraqita se jam nje gazetar nga Shqiperia. Habia ishte e madhe per mua, kur me t'u pergjigjur se, “nga gjithe ato fitore qe kishte arritur ne karrieren e tij, kjo ne “Olimpico” i kishte dhene nje kenaqesi te vecante” dhe Figo buzagaz shtoi se “Shqiperia i kujtonte Ed Abazin, me te cilin kishte luajtur ne kampionatin portugez”.

Vone, pasi stadiumi “Olimpico” ishte boshatisur bashke me tifozet interiste, qe iken me autobuse, te shoqeruar nga policia, u larguam edhe ne, duke marre me vete pershtypjet e nje ndeshjeje ndermjet dy skuadrave te medha qe, gjithsesi, nuk i la te kenaqur shumicen e tifozeve romaniste, te cilet pane te humbte skuadren e tyre te zemres.

E nesermja pas ndeshjes ishte dita e kthimit per ne Tirane dhe ne, qe ne “Fiumicino” nisem te mendojme per punen qe na pret per realizimin se shpejti te filmit tone, ku ne qender te tij do te jete Naim Kryeziu, shqiptari i cili me Romen pat fituar 65 vjet me pare titullin “kampion i Italise ne futboll”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora