Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Pengesat dhe anashkalimi i mërgimtarëve për të votuar nga diaspora...!
E diele, 13.12.2009, 08:57 PM

PENGESAT DHE ANASHKALIMI I MËRGIMTARËVE PËR TË VOTUAR NGA DIASPORA...!
Nga Xhafer Leci
E majta e Kosovës, nëpërmjet zyrtarëve të vet në Kosovë dhe diasporë, gjithmonë ka aplikuar metoda të natyrës penguese për votim nga diaspora.
Me formimin e qeverisë së përkohshme në vitin 1999 u bë edhe regjistrimi i votuesve në diasporë, ku asokohe pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve tanë në mërgim të cilët posedonin dokumente të rregullta të regjistrimit nuk u përfshinë fare në listat e votimit. Kështu që mërgimtarëve në diasporë nuk iu mundësua regjistrimi në listat e votuesve. Njoh shumë njerëz të cilët kishin aplikuar në Komisionin Zgjedhor të Vjenës për këtë çështje, por kurrë nuk kishin marrë përgjigje në aplikimet e tyre.
Kjo ndodhi më të vetmen arsye se, qeveria e përkohshme e Hashim Thaçit e dinte shumë mirë se diaspora numërikisht mbi 80%in do e votonte LDK-në dhe Dr. I. Rugovën. LDK-ja në atë kohë nuk kishte thuaja jashtë asnjë mundësi për të marrë ndonjë hap në këtë drejtim.
Tani PDK-ja duke e pasur nën kontroll të plotë KQZ-në, ka bërë pengesa administrative dhe teknike për t?i pamundësuar mërgimtarët që marrin pjesë aktive në votime me postë jashtë Kosove.
Me shumë vonesë (07.12. 2009) vetëm një numër i kufizuar i mërgimtarëve tanë i morëm materialet për votime të balotazhit më datën 13. Dhjetor, por jo edhe materialin votues, ku në fletë aplikacion jepeshin vetëm udhëzimet për veprime të mëtejme: "Pasi që çërtifikimi i reultateve të ruandit të parë është duke marrë kohë dhe nuk kemi mundësi t`ju dërgojmë fletëvotimin direkt me post në adresën e juaj, ju lutemi që fletëvotimet t`i shkarkoni nga webfaqja jonë: www.kqz-ks.org dhe të votoni për komunën në të cilën ju keni të drejtë për të votuar dhe e cila merr pjesë në ruandin e dytë të zgjedhjeve lokale 2009 për kryetar komune në Republikën e Kosovës?.
Megjithëse ne provuam për dy ditë radhazi (07. dhe 8. 12. 2009) për t?i shkarkuar materialet për votim, webfaqja në fjalë nuk hapej fare. Ndërkohë, që afati i fundit për arritjen e fletëvotimeve me postë në Kosovë ishte caktuar data 11 dhjetor 2009!? Megjithëkëtë, me 9 dhjetor, edhe pse e dija se ishte shumë vonë që ma për votime, i nxora fletë votimet, votova dhe para se t?i dërgoja me postë mora në telefon një nga personeli i KQZ-së në Prishtinë të cilit i tregova për marrjen me vonesë të fletë aplikacionit. Zotëriu më priti mirë në telefon duke më kërkuar falje për këtë vonesë për të më thënë: ?nuk kemi pasur mundësi tjera dhe mos u shpenzoni kot me i dërguar fletëvotimet se qenka bërë vonë?. Normalisht, se t?i dërgosh me postë materialet e votimt nga Gjermania me 09. 12. nuk ka asnjë mundësi që ato të arrijnë në Prishtinë me datën e caktuar me 11.12. 2009.
Pra, për zgjedhjet lokale 2009 të raundit të dytë (balotazh) nga diaspora nuk ka pasur mundësi të votojë pothuajse asnjë mërgimtarë. Dhe si pasojë e këtyre pengesave (besoj të qëllimshme) ne mërgimtarëve na është mohuar e drejta themelore qytetare për të marrë pjesë në votime!?
Një tjetër problem madje shumë i veçantë është mënyra e aplikimit për votim. A e ka idenë p.sh. KQZ-ja e Kosovës se sa përqind e mërgimtarëve tanë kanë qasje në internet?! Ua them unë; as 50 % e tyre nuk e shfrytëzojnë këtë mjet komunikues. Dhe kjo fletë qartë për mungesën e interesit që ka treguar KQZ-ja për përfshirjen e mërgimtarëve tanë në procesin zgjedhor në Kosovë. Me një fjalë KQZ-së nuk i intereson vota e mërgimtarit, duke i anashkaluar keq, por jo edhe në rastin kur nga ata vilnin me miliona marka, dollarë, franga, shilinga, funta, etj?!
Ndërkohë që nuk mungojnë lavdërimet e zyrtarëve për përgatitjet dhe ecurinë e procesit zgjedhor edhe ndaj diasporës, gjithnjë sipas tyre, gjoja me standarde të duhura evropiane, që në realitet komunikimi dhe përfshirja e mërgimtarëve në votime, kuptohet përmes postës siç u pa nuk i ka plotësuar aspak këto standarde, ngase pjesa më e madhe e tyre me të drejtë vote ka ngelur jashtë këtij procesi. Andaj, shtrohet pyetja: a mos vallë këto pengesa për mos pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet paraprake si dhe këto të fundit kanë qenë të kalkuluara mirë për qëllime politike të disa partive në pushtet?!
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhafer Leci: Urrejtja patologjike e Sheradin Berishës për Dr. Ibrahim Rugovën
Xhafer Leci: Në përkujtim të demonstratave studentore të vitit 1981
Xhafer Leci: Luftëtari i lirisë nuk mund të jetë terrorist!!
Xhafer Leci: Qëndresa e Jasharajve, histori më vete...
Xhafer Leci: Përpjekjet e kota të nostalgjikëve komunistë