Kerko: a
Laureta Mema: ''Maloket'' e diskriminuar…
E enjte, 04.10.2007, 07:29 PM
Nga Laureta Mema
|
Atëherë, si ka mundësi që të gjithë këta ‘të ardhur’ shqiptarë me të njëjtin arësimim, kulturë, ideologji, standart jetese për 45 vjet, bëhen krejt papritur ‘malokë = injorantë, etj. etj’ sepse vijnë në Tiranë. ‘Malokët’ erdhën në Tiranë për një jetë më të mirë. Shumë shqiptarë nga Tirana apo qytetet e fshatrat e tjera ikën nëpër botë emigrantë dhe shumë të tjerë lëvizën në kryeqytet. Është i njëjti proçes i kapërcimit të distancave, i zhytjes në një realitet krejt tjetër, por mbi të gjitha është një proçes sfidues mësimi, ndryshimi dhe ndërtimi (duke filluar me veten).
Shqiptarët shpesh diskriminohen në Evropë për shkak të vendit nga kanë ardhur duke u konsideruar si më inferiorë e me pak të civilizuar a qytetëruar. Diskriminimi i vet shqiptarit nga shqiptari më duket marrezi… Njeriun nuk e bën toka njeri por një amalgamë elementësh që bashkarisht formojnë atë që quhet ‘JETË’… dhe liria për të jetuar këtë jetë sipas ‘Të Drejtave të Njeriut’ nuk mund t’i mohohet e përligjet askujt…