Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Pasaporta e parë shqiptare
E shtune, 05.09.2009, 05:35 PM
![]() |
Ahmet Zogu |
Gjashtë këshilla tepër të vlefshëm, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbreterisë së A. Zogut.
Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-dhjeta.
1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.
2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.
3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kur te ketë nevojë.
4. Mos e perbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.
6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mergim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejesh në vendin t´and
Xhafer Leci
Gjermani, Shtator 2009
Komentoni