Xhafer Leci: Pasaporta e parë shqiptare
| E shtune, 05.09.2009, 05:35 PM |
 |
Ahmet Zogu |
Pasaporta e parë shqiptare Gjashtë këshilla tepër të vlefshëm, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbreterisë së A. Zogut. Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-dhjeta. 1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar. 2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kur te ketë nevojë. 4. Mos e perbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja. 5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mergim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejesh në vendin t´and Xhafer Leci Gjermani, Shtator 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.