E premte, 19.04.2024, 06:32 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Ti kemi sahanët pa kapakë

E premte, 24.07.2009, 08:48 PM


Ti kemi sahanët pa kapakë

Po të kishim njëshin që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet, sigurisht që do të zvoglohej shumë më shumë krimi i organizuar dhe korrupsioni, llogaritë do të jenë më të pastra, kryetari do t'u jep llogari qytetarëve-jo partive politike

Nga Agim Vuniqi

Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj në fazën tranzitore mbikqyrëse të pavarësisë nga EUELX-i, do të ishte shumë më e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, edhe pse preferohet ai i cili është aktual, ai proporconal me lista të hapura; sigurisht që nuk pat dhe nuk do të ketë ndonjë efekt po të mos shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët. Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem nga qytetarët. Shumë lehtë mund të amandamentohej propozimi i ri, po që se do të kishte vullnet politik në mes të palëve të interesuara-partive politike. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, nga aq shumë parti, do të kishim njëshin që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet, sigurisht që do të zvoglohej shumë më shumë krimi i organizuar dhe korrupsioni, llogaritë do të jenë të pastërta, kryetari do t'u jep llogari qytetarëve-jo partive politike. Arsyeshmëria e propozimit është praktike, ngase sistemi zgjedhor i dhjetëvjetshit pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë qe u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servil, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeçare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike..., e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri "vezirët" politikë angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap "klithjet" zgjedhore. Horruku partiak për ulëset e lëkurës të të parëve nëpër komunat e Kosovës është i rrastë. Edhe tash ata jo që po e afrojnë qytetarin sovran afër kutive votuese, përkundrazi po e largojnë. Ata vetëm flasin... dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, edhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.

Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, edhe ata të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket demokracia parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte trampolinë kërcyese për të krijuar pasuri enorme, duke krijuar kështu nga komunistët pushtetarë më heret, tash te pasurit-kapitalistët ekskluziv. Edhe këtyre ditëve të nxehta u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, tingllojnë shumë keq fjalët e të përkdhelurëve të shoqërisë, të decentralistëve etnikë, unë nuk kuptoj atëherë vërtet domethënien e demokracisë parlamentare dhe sistemin zgjedhor, duhet që politikanët ta "edukojnë" zgjedhësin . Dhe çfarë rëndësie kanë asambletë lokale por edhe parlamenti qendror, kur vet sistemi zgjedhor nuk rritë përgjegjësinë institucionale dhe ligjore të unifikimit institucional, por krijon ndarjen politike-segregacionin etnik të komuniteteve-decentralizimin, atij të madh dhe atij minoritar. Menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, adresa e partisë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme siç po ndodhë në Kosovë, të zgjedhurit obligohen në kryerjen e detyrave të përditëshme, në mbështetje të ligjit, jo të preferencave partiake. Atëherë, nëse është ndryshe, garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëshme, ashtu siç është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e asamblesë komunale por edhe e kuvendit qendror. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi "shtetërore" nuk i dijnë detyrimet e veta? - atëherë atyre duhet t’u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur vërtet cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arka partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme janë në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetar, e jo në interes të partisë që delegon, duhet kuptuar pra edhe përgjegjësitë në at nivel.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora