E merkure, 18.09.2019, 01:26 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

IN MEMORIAM Vdekja e Faruk Begollit - humbje e madhe për kinematografinë shqiptare

E enjte, 23.08.2007, 08:09 PM


Faruk Begolli
Faruk Begolli njëri ndër aktorët më të mëdhenj dhe më sharmant shqiptar, ndërroi jetë. Lajmi për vdekjen e tij i tronditi dashamirët e filmit e të teatrit, ndërsa për krijuesit dhe punëtorët e Kosovafilmit ishte ishte humbje e veçantë. Në këtë shtëpi filmike Faruk Begolli realizoi disa nga filmat më të suksesshëm të këtij institucioni dhe filmat më të realizuar të karrierës së tij artistike. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për kinematografinë dhe për teatrin shqiptarë në përgjithësi. Begolli dha kontribut të jashtëzakonshëm që nga fillet e këtij krahu të kinematografisë, por edhe në fazën e pjekurisë. Dikur ishte aktori më i popullarizuar në Ballkan. Ai një kohë të gjatë ishte edhe pedagog në Akademinë e Filmit në Prishtinë. Përvojën e vet të pasur e të gjatë në film dhe në teatër e barti edhe të aktorët e vet. Brezi i ri i aktorëve që nxori janë inkuadruar pastaj në të gjitha teatrot që i kemi, por njëkohësisht kanë luajtur edhe në të gjithë vepra filmike të metrazhit të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër. Faruk Begolli është njëri ndër aktorët më të mëdhenj dhe më të suksesshëm jo vetëm në Kosovë, emri i të cilit lidhet me dhjetëra filma të realizuar në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Sipas bibliografisë ai ka bërë shtatëdhjetë role, kryesisht ishin ato role kryesore .Me personazhet e tij dhe me sharmin që rrezatonte dikur janë mishëruar breza të tërë të te rinjve shqiptar në ish-Jugosllavi, por edhe të te rinjve të gadishullit tonë. Personazhet e tij (romantikë, të butë, të afërt dhe që rrezatonin mirësi e të padjallëzuar me një sharmë karakteristik ) ishin krejtësisht ndryshe nga personazhet që ishim mësuar t'i shihnim në kinematografit e lindjes dhe në kinematografit kombëtare të Gadishullit Ilirik në përgjithësi. Ai interpretonte në mënyrë origjinale dhe jashtë skemave që ishim mësuar të shohim. Me pamjen e tij atraktive, me sharmë të veçantë e karakteristik, F. Begolli për një kohë të shkurtër u bë ylli i kinematografisë që njihej gjithandej. Ai ishte ikonë e një kohe dhe e brezave të tërë. Ishte ndjenjë e këndshme kudo që të ishe të paraqiteshe se je bashkëkombës i tij, sepse e njihnin të gjithë, pavarësisht paragjykimeve të mëdha që kishin ndaj nesh. Emri i Faruk Begollit lidhet me rreth 70 filma artistik të metrazhit të gjatë, të cilët i ka realizuar. Në mesin e këtyre filmave ai punoi gati në të gjithë filmat artistik të kinematografisë në Kosovë (Kosovafilmit) duke filluar nga filmat e hershëm: . "Dashuria e parë", "Si të vdiset" , pastaj "Era dhe Lisi", "Kur pranvera vonohet", Proka" etj. Po ashtu ai interpretoi pastaj në shumë drama televizive të Radiotelevizionit të Prishtinës. Faruk Begolli realizoi edhe disa role të suksesshme në teatër, ndër të cilat roli më i suksesshëm konsiderohet ai në "Epoka para gjyqit". Edhe pas luftës bëri disa role të mira dhe me një përkushtim të veçantë e sens të lakmueshëm artistik. Emri i tij do të shënohet në analët e kinematografisë dhe të teatrit shqiptar me një respekt e përkushtim të veçantë, sepse është emër i madh, i cili gjithë talentin dhe energjinë e vet krijuese e shkriu në film dhe në teatër. Ngushëllime të thella familjes së tij dhe dashamirëve të shumtë që i pati.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT