E shtune, 07.12.2019, 01:39 AM (GMT)

Sporti » Sporti

12-vjeçari shqiptar, kampion pingpongu në Greqi

E shtune, 18.08.2007, 09:24 PM


Kostandin Koçi
Ka ardhur me pushime në Sarandë, i shoqëruar nga e ëma dhe i vëllai më i madh. Kostandin Koçi, është një fëmijë i moshës 12-vjeç dhe më shumë e ka përqendruar vëmendjen tek lojërat dhe lëvizjet e bashkëmoshatarëve të tij, sesa tek biseda që po zhvillojmë me të. E ëma ka sjellë me vete një “vandak” me diploma, medalje e artikuj gazetash që i përkasin “të madhit” fëmijë, por nuk ka harruar të sjellë edhe tavolinën e pingpongut, topat dhe raketat për t’u stërvitur Kostandini. Shtëpia e të atit në Piqeras është kthyer në “Kënd sportiv”, ku talenti bashkëfshatar jep show-n e radhës në lojën e tavolinës.
Ka lindur më 29 janar 1995, në Kavalla, nga prindër shqiptarë. Babai, Sokrati, është nga fshati Piqeras dhe nëna, Majlinda, nga Saranda. Filloi të luajë pingpong në moshën 8-vjeç, që i përket klasës së dytë, ose vitit 2003. Talentin e tij e zbuloi trajneri greko-çek Perikli Stavropulos, një nga pingpongistët e shquar çekë të para disa dhjetëvjeçarëve. Kanë kaluar thuajse 4 vjet, qysh nga dita e parë e nisjes së stërvitjes së rregullt me ekipet zinxhir të Kavallës, rajoni verior i Greqisë dhe sot, Kosta ka arshivuar titujt kampion i Greqisë së Veriut, me qendër në Selanik, si dhe në kampionatin e para të rinjve, zhvilluar në 19 maj në Athinë, ka zënë vendin e tretë në takimet individuale, vendet e dyta në çiftet djem dhe vendin e dytë në konkurrimin e përzier, çiftet djalë-vajzë. I pyetur për ëndrrën dhe dëshirën e tij, se deri ku duhet të arrijë si sportist, thotë se “dua të bëhem lojtar kampion, pjesëtar i skuadrës kombëtare të Greqisë dhe nëse do të më kërkojë Shqipëria ta përfaqësoj, do të kisha shumë dëshirë të vishja uniformën kuq e zi. Kjo është ëndrra ime”. Mësimet në shkollë i merr në gjuhën helene, por flet shumë mirë shqipen, gjë që e quan meritë të prindërve dhe vëllait më të rritur. Sot gjendet para “dilemës” të vazhdojë pingpongun, apo të hyjë në shkollën sportive, pasi e kanë kërkuar edhe skuadrat e para të rinjve në atletikë, basketboll, volejboll, ku premton për rezultate të nivelit të lartë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT