E shtune, 27.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bogdani: Rama qëndron prapa skenarit ndaj Pangos

E enjte, 04.06.2009, 07:01 PM


Tiranë-Partia Demokratike ka akuzuar sot Edi Ramën se qëndron para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj Ylli Pango, ndërsa ka nënvizuar se Kryeministri Berisha mori në kohë qëndrimin e merituar ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshëm më kodin e etikës të zyrtarit, të z. Ylli Pango. Sipas Gerti Bogdanit, ky është një standard i kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilit do.

“Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë.
Kjo sepse je ti z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin ’91 leshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tende te nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuze te pështire sa vet morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artiste të çmuar të këtij vendi”-deklaroi ndër të tjerash Bogdani, duke vijuar me akuza nga më të ordineret në drejtim të Ramës, që sipas tij janë të gjitha të provuara dhe të ndodhura.

Më tej, Bogdani -ti nuk mund të flasësh per problemin e z. Pango, jo vetëm se je sajues i skenarit te tij, por sepse ti në marrëdhëniet dhe raportet e tua, ngjet shume herë më tepër me kafshe apo njerëz primitive sesa me një njeri të qytetëruar.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora