E diele, 15.12.2019, 04:36 PM (GMT)

Komente

Ne syte e botes

E marte, 17.07.2007, 07:49 PM


Nuk është asnjëherë shumë për të folur për vizitën e datës 10 qershor dhe rëndësinë e saj të presidentit të SHBA-së, George W. Bush në shqipëri, një vizitë historike e cila do të përmendet edhe për shumë gjatë e që do të hyjë si një datë dhe ngjarje nëpër tekstet e historisë së shqipërisë të viteve që do të vijojnë.

Një ngjarje e rëndësishme në shumë aspekte, sidomos për pavarësinë e kosovës, që presidenti amerikan e shprehu qartë dhe pa asnjë hezitim e për të cilën është folur shumë. Por ajo që do të doja të trajtoja në këtë shkrim është rëndësia e parë në një aspekt tjetër.

E para, në këndvështrimin gjeopolitik vizita e presidentit amerikan në vendin tonë i jep shqipërisë, edhe pse ande nuk aderon në Aleancën Atlantike, një rol të veçantë gjeostrategjik si dhe një peshë specifike në rajon krahasuar më vende të tjera të Ballkanit. Pavarësisht se shqiptarët vështirë se do të shikojnë të ngrihet ndonjë bazë amerikane në tokën e tyre, ata të paktën kanë marrë një garanci të sigurt, që është garancia e hyrjes të shqipërisë në Nato vitin e ardhshëm. përveç kësaj shqiptarët kanë “sanksionuar” tashmë reciprocitetin e marrëdhënieve shumë ë mira me shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një vend aleat dhe mbështetës. pra nuk jemi vetëm ne që mbështesim dhe admirojmë Amerikën, por edhe ata na konsiderojnë dhe vlerësojnë.

Rëndësia e dytë e kësaj vizite dhe ndoshta ajo më kryesorja është imazhi i shqipërisë që rritet shumë në botë. Në këto 20 vitet e fundit, vendi ynë është përmendur nga mediat botërore vetëm tre herë. Hera e parë ishte në 1991 në përmbysjen e diktaturës komuniste dhe menjëherë, me eksodin masiv të dhjetëra mijëra njerëzve me imazhet e famshme të anijeve të tejmbushura për në brigjet e italisë. Hera e dytë ishin pamjet e anarkisë dhe rrëmujave të pranverës së vitit 1997, të cilat u përcollën në mbarë botën duke krijuar një imazh kallashnikovi, terrori dhe krimi në mbarë botën. Filmimet tronditëse, që vinin nga tërë vendi u transmetuan nga kanalet televizive të të gjitha vendeve duke rrënqethur e duke krijuar imazhin e një vendi ku krimi dhe pasiguria mbretëron. pasojat e këtij imazhi vuan edhe sot e kësaj dite shqipëria në opinionin publik ndërkombëtar.

George W. Bush duke vizituar shqipërinë, bëri të mundur që pas plot dhjetë vitesh shqipëria të shfaqej përsëri në ekranet e mbarëbotës, por kësaj herë me një imazh rrënjësisht ndryshe të mëparshmet. tirana, rrugët e saj, klasa politike e vendit tonë, banorët e gjithçka tjetër dhanë përshtypje të re të një vendi ku siguria dhe stabiliteti janë elementë që nuk mund të diskutohet më. shumë që nuk e kanë njohur vendin tonë patën rastin të mësonin që në Mesdhe, në jug të Ballkanit ndodhet një shtet i vogël që ka një bregdet të mrekullueshëm. por edhe për ata të shumtë që kanë të presuara në mendjet e tyre ngjarjet e ’97, tashmë shikojnë një realitet tjetër, të një vendi që në vend të anarkisë ka stabilitet politik, në vend të krimit dhe pasigurisë ka qetësi, siguri e normalitet.

Qysh tani shumë agjensi turistike në mbarë botën kanë filluar të kërkojnë informacion mbi oferta turistike dhe nuk do të kalojë shumë kohë që të shohim një rritje të ndjeshme të flukseve turistikë në vendin tonë.

E thënë ndryshe, vizita e presidentit Bush në shqipëri ishte një marketing i shkëlqyer, i pakrahasuar më asnjë lloj tjetër në fushën e publicitetit për imazhin e vendit tonë, për të cilën në planin ndërkombëtar kemi po aq nevojë sa dhe integrimi në BE.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT