E premte, 26.04.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009

E enjte, 02.04.2009, 09:48 PM


Kuvendi i Komunës së Gjakovës me rastin e 10-vjetorit të tragjedisë në familjen Vejsa, ku nga barbaria-serbo-malazias u masakruan 20 persona, organizoi:                                                                              

Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009

Nga: Jahë Sadrija

Sot, në përkujtim të 20 viktimave të terrorit, serbo-malazias, në ora 10:00- u bënë homazhe te lapidari, në varrezat e qytetit dhe u vunë  kurora lulesh anëtarëve të familjeve Vejsa, Caka, Hoxha, Haxhiavdija, që të gjithë të masakruar në ditën e 2 prillit 1999.
Akademia Përkujtimore e cilla në ora 12:00 u mbajt në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, e organizuar nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ishte e mbushur përplot qytetarë.
Fjalën kryesore në këtë Akademi Përkujtimore e mbajti, Krytari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera tha: “Pesha e rëndë e krimit nuk po na lejon të shkëputemi nga e kaluara. I kaluam 10 vite, nga koha e barbarisë serbo-malaziase. Regjimi serbo-malazias ishte i vërbuar, sulmoi dhe masakroi bërthamat e familjës Vejsa, Caka, Hoxha, Haxhiavdija. Ky ishte projekti i tyre- ti vrisnin të gjithë Shqiptarët. Dora e zezë serbo-malaziase më 2 prill të vitit 1999, e kaloi çdo ”vi të kuqe”- nënë e femijë të masakrohen kokë më kokë, të shkëputet burri nga bashkëshortja, vëllai nga motra e femija nga gjiri i nënës. Gënjejnë të gjithë ata që thonë se varri nuk flet, se engjëjt e lirsë së sotme nuk dëgjohen”.
Në ketë Akademi u Përkujtuan 20 të masakruarit e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija dhe Caka:

Fitije Vejsa 1936                                   
Valbone Haxhiavdija 1961                 
Valbone Caka 1965     
Tringa Vejsa  1969                                 
Dorentina Haxhiavdija 1991                 
Dalina Caka     1985
Dorina Vejsa  1988                                 
Egzon Haxhiavdija 1994                 
Delvina Caka 1991
Marigona Vejsa 1990                            
Rina Haxhiavdija 1996                 
Diona Caka 1997
Sihana Vejsa 1992                                 
Hysen Gashi 1947                 
Shirine Nuqi 1921
Arlind Vejsa 1993                 
Shahindere Hoxha 1943
Mandushe Nuqi 1942
Rita vejsa 1997
Flaka Hoxha 1983

Viollca Bytyni- Deklamoj poezi prekëse kushtuar viktimave të kësaj masakre.
Në nderim dhe Përkujtim të të masakruareve, Kori i burave të Gjakovës, këndoi një kengë me tematikë atdhetare, më dirigjim të kompozitorit, Akademik Rauf Dhomi.
Ndersa në emer të familjeve Vesa, Hoxha dhe Caka pjesmarrësit në këtë Akademi Përkujtimore i përshëndeti Honi Hoxha, të cilit i janë masakruar, bashkëshortja dhe 2 fëmijet.
Të përfunduar këtë Akademi Përkujtimore kushtuar 20 viktimave të maskares serbo-malazeze në Gjakovë, e shpalli Skender Gola më këtë fjali:”e paqin bekimin e Zotit shpirtërat e tyre”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora