E premte, 06.12.2019, 06:52 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Një e dielë me Manjola Nallbanin

E premte, 06.01.2006, 08:31 PM


Kur nis fundjava për ju?

Zakonisht nis të shtunën në mëngjes kur ne gjithmonë nisemi për ndonjë udhëtim. Shumë rrallë qëllon të rrijmë në shtëpi për fundjavë. Vetëm për ca kohë ishim të kushtëzuar që ta ndryshonim disi ritualin tonë të fundjavës, kur vajza jonë Sindi ishte shumë e vogël dhe nuk mund të udhëtonim shumë shpesh. Tani edhe ajo është gati të bashkohet me ne, edhe në udhëtime të gjata.

Si nis mëngjesi i ditës së pushimit në shtëpinë tuaj?

Shumë i rrëmujshëm. Ndryshe nga ditë e tjera, jemi të gjithë në shtëpi dhe mua më duhet të pregatis mëngjesin. Së pari për më të voglën e pastaj për dy të tjerët, më të rriturit.

Duket se preferoni më shumë udhëtimet. Cilat janë vendet që frekuentoni më shpesh?

Ohri është vendi ku na pëlqen të shkojmë më shpesh. Por edhe Pogradeci na shijon po aq. Edhe Bari hyn në programimet tona të udhëtimeve për fundjavë, por kjo ndodh më rrallë. Ndërsa kur nuk marrim dot këto udhëtime të largëta, Durrësi mbetet si programi më i zakonshëm.

Preferoni të jeni vetëm në familje, apo dhe me miq për fundjavë?

Kam dëgjuar shpesh të thonë se me miq kalohet shumë më mirë fundjava, ndërsa ne ndihemi mirë vetëm brenda ekipit tonë të vogël. Sigurisht që ka dhe raste kur bëhemi me miq por kjo ndodh shumë rrallë dhe kur miqtë janë shumë të ngushtë. Nuk na pëlqejnë mbledhjet e rastësishme, me miq të rastësishëm.

Bëheni protagoniste kur jeni në rreth miqsh?

Jam natyrë që dua të bëj shumë humor kur jam mes miqsh por bashkëshorti im Sokoli ma kalon. Por ndodh që bëhemi të dy bashkë protagonistët e tryezës dhe s'ka njeri që të na mbajë pastaj.

Konsumoni alkool?

Verën e shijoj shumë por mundohem ta pi gjithmonë aq sa duhet, pa e kaluar masën edhe pse im shoq këmbëngul gjithmonë e më thotë: pi se bëhesh e lezetshme.

Pse ç'ndodh në fakt?

Eh, kohë më parë kur pija verë më shumë se sa duhej më zinte menjëherë gjumi. Pastaj duke u mësuar me pijen ndodhi që të bëhesha interesante, ashtu pakëz e pirë.

Dini të gatuani?

Kur isha nuse e re në shtëpinë e Sokolit nuk dija dhe aq por megjithatë kisha guximin të provoja dhe të eksperimentoja dhe arrita të gatuaja gjëra shumë të mira si përshembull lakra të mbushura. Tani ia kam marrë mirë dorën kuzhinës, sidomos asaj tradicionale shqiptare. Kam një mama që di të gatuajë shumë mirë, nga e cila kam se çfarë të mësoj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT