E shtune, 27.02.2021, 06:53 AM (GMT)

Kulturë

Durres, Zbulohet Nje Godine Madheshtore Mbi Amfiteatrin Antik

E enjte, 03.08.2006, 06:58 PM


Arkeologet shqiptare dhe italiane kane zbuluar disa pjese te nje pallati madheshtor te ndertuar mbi amfiteatrin antik te qytetit te Durresit. Funksioni qe ka pasur godina nuk dihet ende dhe specialistet po punojne per te percaktuar kohen e ndertimit te saj.
Prof. Sara Santoro nga universiteti i Parmes, bashkedrejtuese e ekspedites ne amfiteater, tha dje per ATSH ne se "ky zbulim ishte nje befasi edhe per vete arkeologet, pasi ndertime te tilla mbi amfiteatrot romake vihen re shume rralle ne boten antike". Sipas prof. Santoros, ende nuk dihet nese godina ka karakter privat, publik apo eshte nje institucion kulti.

"Ajo eshte ndertuar pas mbylljes se amfiteatrit ne shek. V pas Krishtit. Arkeologet dhe studiuesit po punojne per te percaktuar edhe moshen e kesaj godine", u shpreh Santoro, sipas se ciles deri tani po germohet ne nivelin e shek. XII pas Krishtit.

"Ne shpresojme qe kjo godine t'i perkase periudhes antike, njelloj si ndertimet e kryera mbi arenen dhe muret e amfiteatrove te Taragones ne Spanje dhe Padoves ne Itali", vazhdoi me tej prof. Santoro. Sipas saj, rezultatet e dy fushatave te meparshme ne vitet 2004 2005 kane nxjerre ne drite nje seri strukturash banimi dhe disa puse te periudhave veneciane dhe turke ne pjesen jugore te amfiteatrit. Vitin e kaluar me ane te aparaturave u vertetua prania e disa ndertimeve mbi arenen e amfiteatrit, e cila ende nuk eshte çliruar nga pesha e dherave.

Gjate tre javeve te fundit, studimet diagnostikuese mjat te sofistikuara me ane te mikrogravimetrise, gjeosizmikes dhe gjeoradareve kane ndriçuar edhe me tej zonat e ardhshme te zbulimit dhe gjeometrine e ketij monumenti madheshtor, i krahasueshem me amfiteatrot me te medhenj te botes antike.

Parku arkeologjik urban ne qendren antike te qytetit

Prof. Afrim Hoti, bashkedrejtues i ekspedites, thote se "kjo eshte java e fundit e germimeve, qe realizohen pas nje financimi prej 25 mije euro nga Universiteti i Parmes (Itali)". Kjo eshte ekspedita e trete verore radhazi, ne kuader te projektit italo shqiptar per realizimin e nje parku urban arkeologjik ne qender te qytetit antik. Sipas prof. Hotit, itinerari i ketij parku do te perfshije Muzeun arkeologjik, forumin rrethor dhe termat ne qender te qytetit, muret dhe kullat e kalase mesjetare, si dhe amfiteatrin 1900 vjeçar, si monumenti me i madh antik ne vendin tone.

Prof. Hoti u shpreh se "parku arkeologjik perben temen qendrore te projektit italo shqiptar. Prandaj, ne po punojme ne bashkepunim me specialiste te universiteteve te ndryshme italiane, si dhe me arkitektet e Universitetit Politeknik te Peskares, te cilet kane realizuar edhe studimin urbanistik te qendres urbane te qytetit te Durresit".

"Ne mendojme se vitin e ardhshem do te vazhdojme ekspediten, nese do te kemi fondet, pasi, ne pergjithesi, fondet per germinet jashte Italise po zvogelohen. Ekspedita jone eshte e kushtueshme, sepse duhen edhe mjete te renda per te hequr dherat dhe materialet e shumta qe dalin nga germimet, pasi qyteti eshte permbysur nga termeti i vitit 1273", thote Prof. Sara Santoro. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit dhe eshte zbuluar 40 vjet me pare nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi.


Amfiteatri i Durresit

Amfiteatri i Durresit eshte zbuluar ne vitin 1966.
Te dhenat me te rendesishme per ekzistencen e amfiteatrit i ka dhene historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti ne shek. XVI, i cili shkruan se ne Durres "ndodhet nje arene ose amfiteater, i ndertuar me zgjuarsi dhe mjeshteri te admirueshme":

Amfiteatri eshte zbuluar nga bashkepunetori i vjeter shkencor Vangjel Toçi. Me vone, aty kane zhvilluar ekspedita edhe arkeologet Lida Miraj dhe Afrim Hoti.

Ne fund te viteve 1960 per zbulimin e amfiteatrit jane zhvendosur 50 familje dhe jane prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive jane zhvilluar ne vitet 1967 1970.

Amfiteatri i Durresit ka arkitekture romake dhe eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit, ne periudhen e perandorit Hadrian.

Amfiteatri eshte shfrytezuar per dyluftimet e gladiatoreve dhe te kafsheve te egra. Ne shek. V pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatoreve dhe amfiteatri nisi te braktisej. Ne mjediset e tij u ndertua nje kapele (kishez) bizantine, ne muret e se ciles ndodhen disa afreske dhe mozaike.

Amfiteatri ndodhet ne qender te qytetit dhe 350 metra larg detit ne drejtimin jugor. Ndertimi i tij fillon ne rrafshin e arenes ne kuoten 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy te tretat e tij mbeshteten ne koder.

Boshti i madh i amfiteatrit eshte 127 metra, ndersa boshti i vogel 103 metra. Permasat e arenes me forme ovale jane perkatesisht 63 dhe 39 metra.

Deri tani eshte zbuluar me shume se gjysma e amfiteatrit, me pjesen perendimore dhe veriore te shkallareve, si dhe nje pjese e galerive

Ne fund te viteve 1990 forcat e KFOR it punuan per hapjen e arenes. Specialistet e Departamentit te Arkeologjise te qytetit te Durresit, si dhe ata te Universitetit "La Sapienza" te Romes dhe te Universitetit te Parmes, qe germojne qe prej tre vitesh ne amfiteater me ndihmen e aparaturave dhe teknologjive moderne, kane konstatuar se ne arene ka ndertime ende te pazbuluara, si dhe kane zbuluar muret e nje godine madheshtore.

Nga te dhenat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirepriste mbi 15 mije spektatore njeheresh.

Amfiteatri i Durresit ka permasa mesatare mes 30 amfiteatrove te zbuluar te botes antike nga Roma deri ne Budapest dhe Lion.

Dhjetera artikuj shkencore jane shkruar per amfiteatrin e qytetit 2.700 vjeçar. "Amfiteatri i Durresit dhe raportet urbanistike me qytetin bashkekohes", titullohet libri i doc. Koço Miho, kushtuar kesaj vepre madhore te arkitektures.

Qe prej dy vitesh, bashkia e qytetit ka nisur procedurat per transferimin dhe sistemimin e 18 familjeve qe banojne mbi arenen e amfiteatrit.

Ne shtator te vitit 2004, amfiteatri u shfrytezua per here te pare pas afro 1500 vjetesh. Nen kujdesin e Bashkise se Durresit, ne arenen e ketij monumenti te lashte 43 vajza nga e gjitha bota konkuruan ne konkursin e bukurise "Miss Globe International 2004".


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora