E premte, 26.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Beqir Cikaqi: Aktivitete rë rëndësishme kombëtare

E hene, 27.06.2016, 09:35 AM


Gjatë qershorit në Treviso të Italisë:

DY AKTIVITETE TË RËNDËSISHME KOMBËTARE

Nga Beqir M. Cikaqi

Se në Treviso të Italisë ka një numër ma të madh të migracionit shqiptar në përgjithësi, atij kosovar në veçanti(ku sipas statistikës zyrtare vendore është i dyti për nga numri pas rumunëve), vërtetojnë edhe aktivitetet kulturore shqiptare që zhvillohen në këtë krahinë/provincë të  Trevisos së Italisë.

Kështu në fundjavën e parë, gjegjësisht të dielën me 5 Qershor 2016, zhvillua  Akademia  Përkujtimore për dëshmorin e kombit Gjeneral Tahir Sinani, me rastin e 15-të vjetorit të rënies. Ndërsa në fundjavën e dytë, gjegjësisht të shtunën me 11 Qershor 2016, u mbajt Mbrëmja  Kulturore me rastin e përfundimit të vitit shkollor  2015/2016 në SHSHMP në Treviso. Këto dy aktivitete për nga karakteri, përmbajtja, prezenca e të pranishmëve, janë aktivitete me rëndësi kombëtare, që deri më tani din të organizon vetëm mërgata shqiptare në krahinën e Trevisos.

GJENERAL TAHIR SINANI–Shembull unik në historinë më të re Kombëtare...

Me intonimin e himnit kombëtar dhe këngën për  Tahir Sinanin e kënduar nga Halit Gashi në projektor, u hap Akademia Përkujtimore kushtuar heroit dhe dëshmorit të kombit gjeneral Tahir Sinani, në sallën e përgatitur me flamuj kombëtar, portrete të  dëshmorit Tahir Sinani në Santa Lucia di Piave (TV). Flamurit të ngritur në shtizë i bënin nder vazhdimisht një vajzë dhe një djalë me veshje ushtarake e me emblema e tri Ushtrive Çlirimtare ku kontribuoi vet heroi Tahir Sinani. Të pranishëm ishin bashkëvendës të heroit, bashkëkombës nga të gjitha trojet etnike, emigrant shqiptar të ardhur nga Milano, Lecco, Brescia, por edhe nga Villachi e Grazi i Austrisë, etj.

Nga moderatori- Liti, që në hapje i ftoi të pranishmit me një minutë heshtje për tu nderua  Gjeneral Tahir Sinani dhe gjithë dëshmorët e kombit. Më pas, bëri përshëndetjen e personaliteteve, si: Lumturi Plaku, Shpresa Kameri, Ndue Qokaj, Drita Gegaj, Miradie Avdullahi, Gëzim Muçolli, Florim Zeqa, Lumturie Diku-Majtore, Mejdi  Bislimi, Avdi  Ajazi, Paulin Kolndreu, etj.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Tahir Sinani, foli bashkëvendësi i tij Selim Musaj. Këngë për dëshmorin interpretoi këngëtarja e ardhur nga Graci i Austrisë, Shemsie Gashi. Poezi për dëshmorin paraqiten : Lumturi Plaku, Miradie Avdullahi dhe Beqir M. Cikaqi. Nuk mungoi në monitor edhe fjalimi i i dëshmorit për ditën e Çlirimit të Prizrenit, mandej fjala e bashkëluftëtareve, si dhe fjala përshëndetëse e djalit të dëshmorit (Rrezarti) përmes monitorit në pamundësi të jetë i pranishëm në këtë eveniment. Në pamundësi që të jenë të pranishëm letra përshëndetëse arritën edhe nga Bassano, Verona, Parma, R.Emilio, Triesta, Viena,etj.  madje edhe nga Tokio e largët.      Vallet me motive tropojane nuk munguan të drejtuara nga Drita Gega e çifti Musaj...

E veçanet tjetër e gjithë kësaj Akademie përkujtimore ishte monologu: AMANETI YNË – RIBASHKIMI,me tekst dhe përgatitje nga autori i këtij shkrim, e në interpretim të Driton Kokollari, duke e improvizuar dëshmorin Tahir Sinani në pamje, me veshje ushtarake dhe emblemat e tri Ushtrive Çlirimtare dhe i shoqëruar nga gjashtë vajzat e veshura me bluza të kuqe e me nga një shqiponjë pran zemrës, ku secila mbante nga një emër të Shqipërisë Etnike të copëtuar pa drejtësisht. I gjithë mesazhi i monologut përmblidhej në amanetin e Tahir Sinanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Veprimtari të tillë përkujtimore për dëshmorët është e vetmja në Itali, ndërsa për gjeneral Tahir Sinanin i vetmi në gjithë diasporën shqiptare. Organizatore  ishte Komuniteti Shqiptar në Treviso, i organizuar në shoqata, përfshi edhe Shkollën Shqipe në Treviso, por si individ duhet përmendur: Selim Musaj me arkiv e propagandë, Agim Mulosmani e Arif Musaj me skenografi, Muhamet Murtezani me gardërobë, Ilir Hoxha e Arben Nexhipi në zërim, autori i këtij shkrimi në ide, etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora