E premte, 26.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Zejna mrekullisht e njihte botën

E diele, 08.11.2015, 09:10 PM


Zejna mrekullisht e njihte botën e ëndrrave të fëmijëve…

Nga Tefik Selimi

Dje, në sallën e KK në Gjilan, para shumë krijuesve, familjarëve e qytetarëve të tjerë, të cilët ishin ardhur, si një, nga Prishtina, Kamenica, Bujanoci, Vitia e mese të tjera të Kosovës, u mbajt Manifestimi Kulturore tradicional “Vjeshta letrare”, në nderim dhe përkujtim të 70-vjetorit të lindjes së Zejnullah Halilit, poet, tash i ndjerë. Ishte një manifestim dinjitoz dhe përmbajtoësor. Fjalën e parë e mori, Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra e Karadakut, i cili tha se, kam shumë arsye ta kujtoj Zejnullah Halilin, Zejnën, siç e quanim, prandaj, mesazhi që më erdhi para disa dite, si njoftim, se në këtë filli nëntori do të kujtohet figura e shkrimtarit për moshën të cilën e arriti, shtatëdhjetë vjetorin e lindjes.”Kjo moshë e paarritur, për shkak të vdekjes që ndodhi para njëmbëdhjetë vjetësh, më sakt më 24 shkurt 2004, do ta dëmtojë letërsinë shqipe, letërsinë për fëmijë, e cila këto vitet e fundit mbeti edhe pa Rifatin (Kukajn), Qamilin (Batallin), Agimin (Devën), pa Ganiun (Xhafollin), pa Markun (Krasniqin) e pa Abdullahun (Thaçin). Mbeti pa të gjithë këta emra që mbajtën nivelin e lartë të shkrimeve për fëmijë, duke u cilësuar avanxues të shprehjeve më të arrira në zhanrin për fëmijë, qoftë në poezi apo edhe në prozë. Prandaj, si shtoi I. Kadriu, -për Zejnën, do të vazhdojë të jetë gjallë me vepra që i la e s’do të plaken dhe si të tilla do të qëndrojnë afër lexuesit. Pse jo? Shprehjet e Zejnës në vargim, kanë butësi me çfarë krijohen afërsi. Ashtu siç ishte në jetë, i butë e plot emocione, ashtu sajoi vargje që tërheqin, zgjojnë fantazinë dhe pshtojnë shpirtin. Zejna ynë shihte botën e ëmbëlsirës, andaj edhe vargjet e tij kanë shijen e ëmbëlsire, ato vargjë të krijuara sikur me  përkëdhelje... Siç thashë në fillim, me Zejnën e kishim vendlindjen njësoj, por edhe paraqitjen në mesin e lexuesve e kishim, thuaja, të përbashët. Në vitin e njëjtë, ta asaj kohe të largët, më 1969, botuam librat e parë: Zejna botoi librin “Ylberi”, kurse unë botova librin me poezi “Netët e Karadakut”. Nga kjo që u tha më sipër mu ofrua obligimi të rrëfehesha për Zejnën, në këtë ditë kur po e shënojmë 70-vjeetorin e lindjes së tij”, shtoi I. Kadriu. Prof. dr. Xhevat Syla, kritik dhe krijues, tha se, ky njeri ishte pak më “ndryshe” se krijuesit tjerë, për faktin se, flokët i kishte pak përpara, ngjyrë si gështenje në të bardhë, mandej sytë i shkrepnin si nuri plor rrezatim jete, por një “tip” njeriu që ta kënda jo vetëm si shok e krijues, por edhe si njeri i afërt dhe shumë zemër butë. “Ai shkoi para kohe, por vepra e tij mbeti pas, e cila nuk do të harrohet, përkundrazi, ajo po lexohet dhe po adhurohet nga të gjithë, sidomos nga mosha e fëmijëve. Janë këto shkrime të tij të pakontestushme, të cilat i ka shkruar shoku ynë e i të gjithëve, Zejna, i cili, në paraqitjet e tij në orët e Karavanit të shkrimtarëve, bëhej një aktor tejet i gjallë, duke i recituar ato vjersha para fëmijëve si të ishte artist dhe njëmend, në  ato raste ai ishte edhe artist i vargjeve për fëmijë. Zejna, tash i ndjerë, në paraqitjet e para u mundua që fëmijët t’i gëzojë e t’mos mbeten me ato traumat e lufës. Përherë ishte poet i vërtetë i fëmijëve dhe, fëmijët e donin pa masë portretin e tij prej shkrimtari të mirëfilltë. Ishte një zë i butë, urtak dhe shumë i afërt me të gjithë”. Prend Buzhala, shkrimtar dhe kritik tha se, Zejna, për moshën e vetë, sa jetoi, krijoi një bagazh veprash letrare, të cilat ngërthejnë në vete një opus me vlera të shumfishta letrare e artistike.”Ky krijues, që sot na mungon, por ne shpirtërisht e kemi  në zemër, se na ishte yni e i tjerëve, shkroi në të gjitha  zhanrat e letërsisë. Shkroi poezi për fëmijë, por shkroi tregime e romane e zhanre tjera, të cilat zhanre letrare e bëjnë më komplet një  shkrimtar, siç ishte  Zejnullah Halili, tash i ndjerë. Për veprën e tij janë marrë disa nga kritikët e letërsisë, si: A. Jasiçi, dr. Faik Shkodra e të tjerë. Ai ka botuar vepra edhe për të rritur, romane këto që ngërthenin pesonazhe të jetës sonë, të cilat personazhe janë figura me plot vend. Sa i përket anës artistike, Zejna pati gjithmonë një shprehje elegante, e cila e ka joshur botën e fëmijëve. Poezia e Zejnën e ka ruajtur dhe i ka shenjat e identitetit. Pra, në poezinë e tij vërehet identiteti i idesë së artit ndaj njohjes së jetës. Te vepra e tij “lexohet” njohja e artit me njohjen e jetës. Ishte poet, nëse më lelohet, engullor, por ishte edhe mjeshtër i fjalës artistike”. Nijazi Ramadani, krijues nga  Gjilani tha se, Zejna na ishte njëri nga poetët më të njohur të letërsisë për fëmijë. Ai ka krijuar një bagazh veprash për moshën e të vëgjëlve, të cilat vepra kanë vlera të larta dhe të pakontestueshme. “Zejnullah Halili jetoi 59 vjet, por për këto vite, ai kontribuoi mjaft shumë letësisë për fëmijë. Ishte jo vetëm poet, tregimtar, por ai ishte edhe publicist dhe një “artist” që punoi herë në redaksinë e botimeve të ndryshme të revistave tona, si “Pioneri”, “Gazeta e pionierëve”, por punoi edhe në Radio e vende të tjera. Ku punoi e veproi, la gjurmë të njeriut me horizont të madh të dijes e punës”. Shqipe Halili, vajza e Zejnës, tha se, e kam pak si vështirë të them disa fjalë para jush. “Ju falemnderit që keni organizuar këtë tubim të tillë përkujtues për babin që sot mungon. “Babi (Zejna) ka qenë një yll yni i i jetës. Ai ka rrezatuar dhe ka shkëlqyer kudo: në famlje, në shoqëri, por ka rrezatuar edhe para fëmijëve që i ka dashur shumë, shumë... Ishte një engjëll yni i mrekullueshëm”. Sabit Rrustemi, krijues dhe udhëheqës i Manifestimit Kulturor “Vjeshta letrare” tha se, ky manifestim po na afron dhe, ndonjëherë, po na kthen për t’i përkujtuar disa shokë, të cilët na mungojnë, si është Zejna e disa të tjerë. Por, e rëndësishme është se, Zejna u nis rrugëtimin letrar nga Gjilani, por edhe u kthye këtu ku po e përkujtojmë 70-vjetorin e lidjes së tij. “Ne i kemi borxh krijuesve, sidomos atyre që sot s’janë fizikisht ne mesin tonë, por  vepra e tyre “jetojnë” e po adhurohet nga të gjithë lexuesit. Institucionet komunale do të duhej që të punonin në atë valndalizëm që i është bërë varrit të poetit, Zejnës, ta renovojë dhe ta kthejë në gjendje si ishte më parë. Mandej, është koha që Komuna dhe institucione tona të bëjnë më shumë në emërtimin e disa shkollave me emrat e njohur të shkrimtarëve tanë, si bie fjala: Lazë Berisha, Ismajl Kadriu, Zejnullah Halili e të tjerë. Bie fjala, Laza është i lindur në këtë anë dhe ka punuar në gjimnazin e Prishtinës. Ai është emër i madh i jetës arsimore” tha në fund, S. Rrustemi, udhëheqës i Manifestitmit në fjalë.

Nje pamje e manifestimit kulturor Vjeshta letrare në Gjilan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora