E diele, 19.09.2021, 10:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Shqipe Husaj nderoi Agim Ramadanin

E enjte, 23.07.2015, 08:55 PM


Me krijueset tona

Shqipe Husaj e nderoi Agim Ramadanin…

Nga Tefik Selimi

Shqipe Husaj ka bërë emër në jetën e përkthimit të veprave letrare. Ajo çdo ditë po hapëron dhe po ecën përpara me artin shpirtëror. Është intelektuale nga Peja. Ajo krahas jetës si mësimdhënëse, e do artin e përkthimit. Përkthimet e saja janë një “mjeshtri” e rrallë e artit. Ajo është përkthyese nga gjuha angleze. Thotë se, këtë “mjeshtri” e ka mësuar nga përkthyesit e mëdhenj, të cilët veprave të tyre letrare u kanë dhënë “shije” joshëse për lexuesit. Shqipe Husaj me kohë ka mbaruar studimet e rregullta për gjuhë angleze në Prishtinë. Por, me kohë ka filluar të merrej me përkthimin e veprave letrare. Përkthimin e ka në zemër të punës. Kjo punë e saj vlerësohet lart, për faktin se komunikon me krijuesit e botës së artit. Por, ajo që I dha emër kësaj vashe të re  nga Peja, është përkthimi i veprës “Një jetë tjetër” të Agim Ramadanit. Këtë vepër Shqipeja jo vetëm e përktheu bukur, por shkriu talentin e saj prej përkthyeses. Ajo, duke njohur mirë dëshmorin e kombit, Agim Ramadanin, jo vetëm si luftëtar, piktor, por edhe si njeri i artit letrar, mori guzimin e “fortë” për ta përkthyer veprën e tij “Another life” (Një jetë tjetër) nga gjuha shqipe në gjunën angleze. Këtë e bëri vetëm për ta nderuar dhe për ti dhënë  më tepër “fuiqi” djaloshit më të mirë të Karadakut që në historinë e kombit shqiptar. Ky hero ka mbetur i “gjallë” si luftëtar  i lirisë, por edhe i arti poetik. Kjo zatën ishte “etja” e saj për ta nderuar dhe për ta afirmuar Agimin me vlerat e tij shumëdimensionale. Me këtë rast, Shqipe Husaj u shpreh: “Ajo që më shtyri që ta përkthej veprën e Agimit, në radhë të parë, ishte obligimi im moral që e ndjeja ndaj atdheut dhe ndaj heroit të kombit në fjalë. Agimi ishte e mbeti heroi ynë i madh i kombit shqiptar. Si i tillë, ai meriton të përkthehet dhe të vlerësohet. Me këtë rast, ky kontribut imi është si një pikë uji në detin e madh. Unë Agimin e kam njohur më tepër si luftëtar, por nuk e kajm ndohur aq si njeri i penës. Vonë mësosva për djalosh trim e krijues arti. Duke i lexuar poezitë aq të bukura të tij, kuptova se ai ishte një gjeni me vlera. Në vepër e “takova” shpirtin e vërtetë të poetit e trimit të Karadakut jetik të Idriz Seferit. Është kjo një vepër testament i luftëtarit të lirisë, vepër e rrallë poetike Agimit. Vepra “Another life” (Një jetë tjetër) e Agimit është një simbolikë e thellë e artit. Ajo (vepra) “rrëfen” jetën e Agimit, por atë jetë “tjetër” larg Kosovës, larg familjes. Dhe, ky rëndim i mallit dhe i peshës së robërisë, poetin e bëri të këndojë thekshëm për Kosovën: ”Për një pikë ujë Kosove…”. Janë këto kushtrime të fuqishme të Agimit, të cilat i kam përkthyer me përkushtim të madh. Vargu është i qartë dhe s’ka ngathtësi të shprehjes. Edhe vlerësuesit tjerë e kanë çmuar përkthimin tim. Është ky një mund e zanat që kërkon profesionalizëm. Unë e dua gjuhën angleze, por e dua edhe gjuhën tonë. Me anë të kësaj vepre të përkthyer kam dashur ta prezentoj Agimin si poet dhe njohjen e kulturës sonë në botë. Ajo që është veçantë tek vepra e Agimit, është fakti se vargjet e këtij poeti dëshmor përputhen me jetën reale. Agimi kalo nga jeta në vdekje dhe, njëkohësisht, nga vdekja në jetën “tjetër”. Kjo është ajo jeta e tij artistike, e cila i ka dhënë kuptim jetës së tij. Jam munduar ta ruaj “freskinë” e frymëzimit të poetit – dëshmor, që dinte t’i bashkojë si armët me artin…Kur e pyetëm këtë përkthyese se cilat janë planet e saj në të ardhme, ajo u shpreh: “Jeta nuk është pa plane apo projekte. Unë jam ligjëruese e gjuhës angleze në Pejë – Kosovë, por një jetë “tjetër” e kaloj me përkthimin e  veprave letrare. Gjer më tani kam përkthyer video filmin nga familja amerikano-shqiptare Cooper “Pasioni i lindjes së zgjarrtë” si dhe veprën “Natyra e Rugovës, një pasuri e kthyer përmbys”. Edhe pas kësaj “jete”, unë nuk rrij duarkryeq. E dua leximin, por edhe përkthej e shkruaj. Kjo më është jeta ime, e cila kalohet me libra, përkthime e me arte të tjera. S’ka më bukur se të merresh me  artin e përkthimit. Aty jeton dhe e gjen vetën…Unë jam munduar ta nderoj figurën e Agimit të lirisë. Veprës së tij i kam dhënë gjak dhe jetë…”.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora