Kulturë
Tefik Selimi: Shahiqi e Berisha - themelues të Teatrit
E premte, 09.01.2015, 10:24 PM
Muharrem Shahiqi e Zija Berisha - themelues të Teatrit Shqiptar në Shkup...
Nga Tefik Selimi
Themeluesit
e Teatrit shqiptar të Shkupit janë
aktorët e Gjilanit. Dhe, pak kush në Kosovë, por edhe më gjërë e dinë se Teatri i Kombësive, si
është quajtur aso kohe në Shkup, është themeluar nga dy aktorë gjilanas. Ish
Komiteti qendror i Partisë Komuniste të Maqedonisë, me kërkesën e Komitetit të
Partisë Socialiste të Shkupit, në përbërjen e shumë shqiptarëve, atë kohë
kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor, gjegjësisht një
Teatër profesional, ku të gjitha kombësitë, siç kishin emëruar pakicat
kombëtare të Republikës së Maqedonisë, të formohet Teatri i pakica kombëtare.
Në atë kohë egzistonte Teatri i amatorëve në Shkup i formuar nga Muharem
Shahiqi, Mark Marku dhe Zija Berisha, aktorë shqiptarë. Dy nga këta artëdashës
gjilanas: Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha, ishin nga Gjilani. Këta dy artistë
kosovarë kanë qenë të përdjekur nga UDB-a e serbe e Kosovës. Mu pëtë këtë,
ata kishin zgjedhur rrugën e ikjes nga
ky qytet dhe ishin vendosur në Shkup për punuar për kafshatën e bukës. Kjo
ishtë shkaku i dëbimit të tyre në një vend krejtësisht tjetër, vetëm e vetëm
t’i ikin më të keqes së asaj kohe. Disa vite pas luftës, kata artistë punuan si
arsimtarë në asrimin fillor si mësimdhënës duke bredhur prej një fshati në
fshat tjetër, me të vetmin qëllim që ta jetojnë jetën e tyre në këtë kohë të
rëndë. Andaj, ata te dy, duke mos parë perspektivën e jetës, Muharrem Shahiqi,
si djalë i komandantit të ballistëve, Lamë Shahiqi, i cili luftoi dhe u vra në
malet e Gjyrishecit kundër trupave partizane, e lëshoi Gjilanit dhe u vendos në
Shkup. Të njejtin fat e pat edhe Zija Berisha, djalë i një familje siç e quanin
asokohe “familje antirevolucionare”, i cili u shpërngul nga Kosova dheu gjend
në Maqedoni, sepse, edhe ai qe i përndjekur nga regjimi i asaj kohe të rëndë.
Si duket, këta dy “kundërrevolucionarë” patën fatin të jenë në kohë dhe moment
të duhur kur është dashur të formohet ky
institucion i rëndësishëm kulturor i kombësive. Si udhëheqës të Teatrit Amator
të Skupit, të parët e qytetit ju dhanë për detyra që këta dy burra artistë të
formojnë Teatrin e pakicave në Shkup, i cili, më vonë do të quhet “Teatar na
Malcinsva” ose Teatri Kombësive në Shkup. Në atë kohe ju nda lokacioni në
pallatin “Ilinden”, i cili gjendet afër qendrës tregëtare “Tërgovski” mu në
qendër të qytetit. Teatri kishte dy kate përdhesë, ku me një mund të madh këta
dy bura artistësh arritën të krijojnë kushte minimale për funksionimin e
Teatrit duke ndërtuar skenën, grimoret, dhomat e garderobës dhe kështu me
radhë. Pas formimit të Teatrit të Shkupit, ky Tetatër me plot të drejt mund të
thuhet se ishte qendër e Kulturës dhe elitës intelektuale të shqiptarëve në
ish-Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë Teatër punuan edhe shumë kosovarë dhe
gjilanas të tjerë, si janë: Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Agron Berisha,
Fetah Mehmeti (Gjilan), Luan Ahmeti (Gjilan), Ismajl Rama (Ferizaj), Sylejman
Loka (Gjakovë), Silvana Bajqinovci, (Gjilan), Bajrush Mjaku (Kaqanik), Muharem
Qena (Prishtinë) e shumë të tjerë. Në këtë Teatër punonte si regjisor i regullt
edhe Mirko Stefanovski me prejardhje
shqiptare, ku këtë punë e pranoi pas shumë viteve në këtë teatër qytetit. Ai
pati thënë: “Babai im vdiq me kapuç të bardhë, të cilin e kishte mbajtur tanë
jetën, thotë Mirko Stefanovski, babai i gitaristit më të madh Maqedonas Vlatko
Stefanovski.Vllatko nga Universiteti publik i Maqedonisë, të cilit iu dha titull
nderi: “Doktor i arteve” të Maqedonisë. Muharrem Shahiqi, ishte aktor i Teatrit
të Gjilanit, ku në vitin 1976 është kthyer nga Shkupi me kërkes te udhëheqësisë
së atëhershme të Gjilanit për të formuar Teatrin e Qytetit të Gjilanit, thotë,
djali i tij, Kujtim Shahiqi. Andaj, Muharrem Shahiqi ishte një aktori i
natyrshëm, i cili e deshi shumë jetën në dërrasa.