E shtune, 11.07.2020, 03:44 PM (GMT+1)

Komente

Engjëll Koliqi: Erdhi dita jonë e mrekullive

E enjte, 12.06.2008, 07:41 PM


Engjëll Koliqi
Erdhi dita jonë e mrekullive

(sot - special për mbretëreshën time)

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Siç e dijmë – asgjë në këtë botë nuk ndodh rastësisht. Atëherë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për lëvizjet tona. Asnjë nga lëvizjet dhe aktet tona nuk janë të rastësishme. Nga ëndërrbardhat e këndshme, me akte mrekullie po hyjmë në një periudhë të re historike, të cilën do e vulosim bashkë dhe do e quajmë – epoka e dashurisë. S'ka më kthim mbrapa, as të ndalur! Përfundimisht ka ardhë dita jonë dhe tashmë jemi aktorët dhe dëshmitarët e parë në mrekullinë e dashurisë.

As përshëndetja e parë, nga larg – vite më parë, nuk ishte thjeshtë e rastësishme. Ishte një përshëndetje e urdhëruar dhe e bekuar nga vetë Zoti, një përshëndetje e thjeshtë që zgjoi shumë ëndërra delikate dhe të rëndësishme, një përshëndetje që hyri në historinë e re, të pagëzuar me emrin e epokës së dashurisë, në historinë e mrekullive, që përmes nesh përhapin rreze dashurie anekënd botës – në mbarë gjithësinë. Ishte ajo "ciao" e parë, një përshëndetje historike, që për ne hapi një shteg të ri – shtegun që na shpuri në fronin e dashurisë, aty ku bujshëm u kurorëzuam me kurorë mrekullie. Ishte pra përshëndetja që zgjoi ëndërrbardhat tona të këndshme dhe i vuri në lëvizje drejt realitetit të ri, për të jetësuar shpresëmirat dhe për të na e dhuruar bashkë epokën e ndritur të dashurisë, që mrekullisht hyri në historinë njerëzore.

Mbas një periudhe heshtjeje, kur mendonim se gjithçka filloi e mbaroi vetëm me një përshëndetje, ndodhi mrekullia. Me porosinë e ëndërrbardhave të zgjuara, që vallëzonin nën melodi dashurie, ne rinisëm përshëndetjet dhe komunikimin tonë të rregullt. Hap mbas hapi mbërrijtëm në pikën më kulminante, në fronin e dashurisë, ku në mesin e vezullimave na priste kurora e mrekullisë. U kurorëzuam në praninë e të gjithë mbretërve dhe me bekimin e të gjithë zotërave. Vazhduam bashkë në marshin drejt mrekullive, që bashkë me ne po ndërrojnë këtë botë me dashuri. Vazhdojmë e nuk ndalojmë dot. Kurrë nuk do të ndalemi në mrekullitë tona, sepse çdo ditë e çdo çast kjo botë duhet të përjetojë ndryshime. Dhe, ndryshimet e botës me dashuri ne i filluam dhe vetëm ne mund t'i përmbushim sipas normale të përshtatshme të mrekullisë dhe gjithnjë me bekimin e Perëndisë. Nuk prajmë as ndalojmë ne, sepse njerëzia na do dhe nga ne pret mrekullitë, mrekullitë në ndryshimin e botës me dashuri. Nuk ndalojmë ne, sepse jemi faktorë vendimtarë të këtyre ndryshimeve, të cilat pa ne nuk kanë kuptim dhe vështirë të përmbushen. Nuk ndalojmë ne, sepse jemi protagonistë të parë dhe vendimtarë të dashurisë.

Sot – në këtë ditë të madhe, në ditën e dashurisë dhe të dashuruarve, në vigjilie të festës së shenjtit të mrekullive – Shën Ndout (Antonit), ne – aktorët dhe protagonistët tipikë të epokës së re të dashurisë, edhepse larg fizikisht, jemi bashkë, brenda një shpirti të vetëm, brenda mrekullisë, si një motor i fortë dashurie, që vë në lëvizje ndryshimet e duhura të kësaj bote bashkëkohëse. Në këtë ditë të madhe – mbretëresha ime e amshuar – zemra ime frymon me shpirtin tënd e zemra jote frymon me shpirtin tim. Edhepse në botëra të ndryshme, jemi një dhe një do mbetemi. Uniteti ynë në dashuri ia kushtëzon dhe ia imponon kësaj bote ndryshimet, që gjithnjë bazohen në dashurinë tonë të përjetshme.

Prandaj, le t'i ndezim të gjithë motorët më potentë, që bashkë ta ndezim shpirtin e përjetshëm të dashurisë dhe bashkë t'i vëjmë në lëvizje mrekullitë e pandalura, që përfundimisht ta ndërrojmë dhe ta bëjmë kuptimplote këtë botë. Nuk dorëzohemi kurrë ne dhe do kurorëzojmë realizimin e mijëra mrekullive bashkë, sepse erdhi dita jonë e mrekullive të dashurisë. Nuk do na mungojë kurrë bekimi i Zotit, prandaj mrekullitë e dashurisë i kemi të garantuara. Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora