E shtune, 20.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatrin Krajka

E shtune, 20.01.2007, 08:43 PM


Fatrin Krajka “Gladiatori” shqiptar ne arenen e muzikes njujorkeze 

Karriera e tij i ka kaluar kufijte e Shqiperise, ose me mire nuk eshte njohur asnjehere brenda saj. Prej 15 vjetesh ne Amerike, Fatrin Krajka po levron pasionin dhe profesionin e tij ne arenen e muzikes njujorkeze. Djali i kompozitorit Agim Krajka, perballe sfidave te muzikes boterore. Pianisti 25-vjecar qe sot po shijon famen pertej oqeanit

Eshte femije i nje babai kompozitor dhe i nje nene violiniste. Nderkohe qe melodine e pare te tasteve te pianos e provoi ne moshen 6 vjecare, ai nuk hezitoi qe me egon e nje femije te kerkoje me shume nga vetja. Aq sa nuk rrezikoi kur per here te pare emigroi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per tu perballur me nje kulture te re dhe krejt te panjohur per te. Fatrin Krajka edhe pse jashte kufijve te Shqiperise, ka investuar per te patur nje emer te mire artistik. I “peshkuar” nga menaxhere te huaj, ai ja ka dale mbane ne skenat e “gladiatoreve” nga e gjithe bota. Te pakten keshtu i cileson ai, skenat amerikane. Nuk eshte mjaftuar vetem me talentin e tij si pianist. Fatrini ka tentuar te provoje dhe ne muziken popullore shqiptare duke ju bashkuar kesaj here tradites se babait te tij, Agim Krajkes. Ne arkiven e tij personale, zene vend edhe 17 kompozime te muzikes klasike qe mbajne teresisht vulen e tij. Ai na ka folur me gjate per studimet, muziken klasike dhe serine e koncerteve qe e presin pertej oqeanit.

Je femije i nje babai kompozitor dhe i nje nene violiniste. Sa kane ndikuar ata ne perzgjedhjen tende profesionale?

“Karriera ime u zgjodh nga prinderit, duke qene se jam lindur e rritur ne nje familje muzikantesh. Por, mendoj se karriera ime eshte vene ne shina qe nga fillimi, por une me menyrat e mia u mundova qe ta zhvilloj me tej. E nisa pianon kur isha 6 vjec ketu ne Shqiperi, deri ne moshen 13 vjecare. Pasi emigrova ne SHBA vazhdova serish studimet ne shkollen e mesme dhe ne te larten.”

Konservatori qe ju keni mbaruar ne Nju-Jork, duhet te kete prodhuar shume emra artistesh, apo jo?

“Pergjithesisht te gjitha shkollat ne Amerike jane te nje standardi te larte. Por, si konservatori ashtu dhe “Manhattan School of Music”, ku une kam studiuar jane shkolla te famshme, me standarde te larta. Ne te vertete, konservatori eshte vetem nje ane e pjeses muzikore. Sepse faktori me i rendesishem eshte se ne konservatoret e Nju-Jorkut ndihet nje konkurrence shume e larte. Jo vetem qe do konkurrosh me studente amerikane, por te duhet te perballesh edhe me studente qe vijne nga kultura te ndryshme. Te kapesh skenat e Nju Jorkut eshte nje luks i madh. Duhet te jesh i pergatitur nga ana psikologjike, nga ana fizike dhe ajo emocionale perballe nje konkurrence te fuqishme. Per muzikantet lufta me e madhe eshte ajo me veten. Shkolla te jep bazat, por muzika duhet kultivuar me tej.”

E konsideron veten me fat, per faktin qe gjithe zhvillimin kulturor e ke marre ne shtresen elitare te Nju Jorkut apo do preferoje eksperiencen e shkollave europiane?

“Ne te vertete, shkollat dhe sistemi amerikan i studimit te fusin ne ringun e gladiatorit per te provuar dhe per t’u perballuar me veshtiresi te pa imagjinueshme. Dhe une jam nje prej ketyre gladiatoreve. Preferoj me mire qe te mesohem me majen me te larte sesa t’i ngjis shkallet nje nga nje, pa e ditur se ku eshte fundi. Ne Nju Jork jam perballur me te gjitha dhe e di fare mire se ku synoj.”

Si e kujton ballafaqimin tend te pare me publikun amerikan?

“Publiku amerikan eshte shume kritik, jane njerez qe kane nje kulture te pergjithshme ne cdo fushe te muzikes. Ndjekin shume koncerte dhe jane te mirinformuar me muziken. Per mua eshte nje pergjegjesi profesionale qe te jem para nje publiku te tille, qe ka paguar nje bilete per te me pare. Kujtoj qe ballafaqimin e pare me publikun njujorkez e kam patur para dy vjetesh, kur dhashe nje recital timin ne “Carnegie Hall”, ne nje salle tmerresisht te frikshme.”

E frikshme, per cfare arsye?

“Cdo koncert qe shfaqet ne kete salle i behet nje publicitet i jashtezakonshem. Vijne nje numer i madh njerezish te cilet prenotojne biletat me jave perpara. Edhe une ndjej nje pergjegjesi te jap nje spektakel qe ata te kenaqen. Nje tjeter pergjegjesi ke para menaxhereve qe te kane zgjedhur dhe qe qendrojne ne korent gjate gjithe kohes per te pare nese pelqehem apo jo. Perpos kesaj, “Carnegie Hall” eshte nje salle e klasit te larte, qe te mbush me emocion sapo ve kemben brenda.”

Meqe permendet menaxhimin, sa jeni “peshkuar” ju si nje artist i ri?

“Une deri tani jam futur ne nje rruge te mbare. I kam dhene prioritet muzikes klasike. Duke qene se po e zhvilloj karrieren time ne nje vend te huaj, me duhet nje pune edhe me e forte per t’ja dale mbane dhe per te krijuar nje emer te mire.”

 

Keni preferuar te bashkepunoni edhe me babain tuaj, Agim Krajken ne nje studio amerikane, ku jeni marre me orkestrimin e muzikes popullore shqiptare, apo jo?

“Eshte kurioziteti i muzikantit, i cili do te provoje pak nga te gjitha. Une isha i ri atehere dhe doja qe t’i fusja frymen moderne, tabanit te muzikes popullore shqiptare. Duke qene se babait i kishin ofruar per te bere nje CD ne Amerike, une i bleva gjithe pajisjet duke e ndihmuar me pas ne realizmin e ketij disku. Perfshiva elementin e instrumentit modern, ne muziken shqiptare. Por, si nje femije me dy nena qe mbetet pa nene, edhe une nuk mund te vazhdoja me tutje. Per mua muzika klasike eshte nena e pare. Aty i kam perqendruar te gjitha forcat e mia, per te pare se deri ku shkoj.”

Megjithate ju nuk jeni thjesht nje instrumentist por keni provuar edhe kompozimin kur ishit vetem 20 vjec. Keni menduar ti beni publike krijimet tuaja?

“Ne kohen kur provova kompozimin isha ne vitet e para te konservatorit ne Nju-Jork. Por, nga pamundesia per te zhvilluar me tej muziken klasike fillova te eksperimentoj me muziken e Bethovenit. Duke qene se ishte muzika e tjeter kujt, fillova qe t’i fus notat e mia. Ishte nje periudhe qe une kerkoja me shume, andaj kerkova nje gjuhe timen te shprehjes. Vazhdova keshtu deri sa krijova formulen time. Jane rreth 17 krijime, te cilat i mbaj ne boten time private, sepse nuk mund te operoj me dy linja njeheresh.”

Mund t’i etiketojme si krijime klasike apo...?

“Harmonia muzikore eshte e influencuar pak nga xhazi. Te krijon goxha mundesi shprehje. Ketu ka ndikuar dhe kultura qe kam marre per 15 vjet ne Amerike, keshtu qe deri diku e kam shprehur edhe ne nota. Sepse atje ku jetoj une cdo gje te jep inspirim. Nuk eshte si Shqiperia, ne te cilen cdo gje ka nje lidhje emocionale.”

Vini ne Shqiperi pas 6 vjetesh, nderkohe qe keni lene pas disa koncerte muzikore. Mund te na flisni pak me shume rreth tyre?

“Me presin dy koncerte. Nje prej tyre eshte ne 23 prill ne “Carnigie Hall”, nje duo koncert ne te cilin me shoqeron nje violiniste. Me pas ne 13 maj ne “Mercien Hall” ne te cilen jane te njejtet menaxhere qe me kane ftuar. Ne Amerike nuk mund te luash vetem muziken klasike. Eshte me teper nje muzike atonale, idealiste qe percakton, supozojme kaosin e nje shoqerie apo dhimbjen e nje njeriu.”

E shikon te ardhmen te lidhur me Shqiperine apo me vendin ku ju tashme e keni krijuar nje emer te mire artistik?

“Qe te zhvilloj muziken klasike ketu ne Shqiperi eshte nje ide e pamundur per momentin. Edhe nese une dua ta ndihmoj muziken klasike, ketu rruget nuk jane te hapura. Jam shqiptar edhe pse jetoj prej gati 15 vjetesh ne Nju-Jork. Edhe pse deshira per te investuar ne muziken shqiptare eshte e madhe, mundesite jane ende te vogla.” 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora