E premte, 26.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Mendime

Kumari Kibernetik!

E premte, 24.02.2006, 11:52 PM


Dikush nuk mund ta quaje keshtu. Por, pare ne problematiken e gjere te familjes se sotme shqiptare, por edhe ate boterore, emertimi eshte sinjifikativ. Te gjithe e njohin edhe sot ne kohen moderne zakonin e mbleserise ne Shqiperi. Mblesi per shume familje sidomos ne zonat rurale, ishte dhe mbetet njeri shume i respektuar nga familjet dhe kur lidhte nje cift i dhuroheshin nje pale kepuce llustrafine atehere, ndersa sot.... Ne ditet e sotme, nje metode e tille duket sikur ka dale nga moda ne qytete dhe vendin e sajuesit te lidhjeve e ka zene kibernetika. Nje mesazh ne internet apo neper gazeta ose ekrane televizionesh, eshte kthyer ne moden me te re te te rinjve tane. Kur lexon mesazhet qe u dergohen te panjohurve, pa dyshim qe do ulesh koken dhe do thuash; Vajmedet per keta te rinjte e sotem! Duket sikur gjithe koherencen e kohes se tyre e kane perqendruar tek seksi dhe lidhja me nje partner. Nuk ia vlen te flasesh per anet negative dhe pozitive te kesaj sjelljeje, te rinjte nuk degjojne, bejne jeten e tyre te lire duke harruar qe liria e tepruar eshte anarshi.

Nga sondazhet e kryera nga forumi "Yjet shqiptare", 55 per qind e njerezve pergjigjen se i kane thene po dhe te dua, dikujt ne internet. Nderkohe qe 36 per qind e tyre pergjigjet jo.

Sipas me te rinjve, njerezit njihen ne internet, shkembejne mendime, takohen, prezantohen, flasin me njeri-tjetrin dhe nese i lidh ndjenja bashkohen perjetesisht. Po a eshte dhe kjo nje ceshtje fati apo kumar kibernetik. Si ne te gjitha njohjet, pergjigjet dhe deshmite njerezore jane nga me te ndryshmet. Sigurisht, qe pjesa me e madhe e klikuesve ne internet ekzagjerohen ne pershkrimin e vetes, ne mendimet qe shprehin rreth karakterit te tyre, realitetit dhe botes se tyre te brendshme qe zhytet keqazi ne fantazi. Gjithnje realiteti eshte zhgenjyes kur del nga imagjinata dhe ai tjetri te del para syve ne forma imazhi. Edhe pse jeta me problemet e saj, vit pas viti, kohe pas kohe i zhvesh njerezit lakuriq dhe i tregon se si jane dhe c(aftesi njerezore kane. Kjo mund te ndodhe dhe kur e ke njohur vete. Njerezit ndryshojne dhe s(dihet nese marrin per mire apo per keq.

Por, gjithsesi ne koherat e sotme kur te gjitheve u duhet te rendin per te permbushur kerkesat e jetes, njohjet me internet kursejne kohe dhe jane nje menyre e re komunikimi.

Sot pervec internetit, njohjet realizohen dhe nepermjet agjencive martesore. Ne fakt, duke qene se keto te fundit jane kthyer ne nje biznes fitimprures, zakonisht mbleserite kryhen me te huajt, kryesisht me kombesi italiane, greke por dhe kombesi te tjera, te ndryshme. Femra te shumta nga e gjithe Shqiperia dergojne formularet me te dhena ne keto agjenci dhe presin pergjigje, nese do i ndodhe ndokujt ndonje goditje rrufeje me shikim te pare. Eshte shume e ankthshme ideja e dergimit te te dhenave te tua dhe pritjes se pergjigjes. Ka ne vetvete nje ide pakez te turpshme, te duket sikur pak shume ke vene te dhenat e tua personale per t(u peshkuar nga dikush. Por, ne fakt keto mendesi i perkasin te shkuares dhe nje sentimentalizmi te tepruar vasheror. Nga informacionet e percjella ne Shqiperi nepermjet agjencive italiane, qe operojne me shume me femrat shqiptare, burrat e huaj kerkojne femra intelektuale, pa femije, te mos jene duhanxhesha dhe t(i perkasin nje moshe relativisht te re, perkatesisht 35-45 vjec. Rastet e pleksura deri me sot kane patur rezultate te mira dhe ciftet e formuar jetojne ne harmoni.

Femrat shqiptare shprehen se i preferojne meshkujt e huaj shume me teper se meshkujt shqiptare per disa arsye: jane me te edukuar, me serioze, kane kushte me te mira materiale, kane ide te qarte per familjen, krijojne me shume mundesi per ta permiresuar jeten e tyre me aktivitete dhe me sport, kane nje mentalitet me te hapur dhe nje konceptim modern per jeten. Gjithashtu dhe meshkujt e huaj jane te kenaqur me femrat shqiptare per perkushtimin e tyre ndaj familjes dhe dhuntine e tyre te kudjesit per femijen dhe pergjegjesite qe kane per veten dhe per nje rreth te ngushte familjar. Shume prej te huajve i vleresojne bashkeshortet e tyre shqiptare dhe per kujdesin qe kane per te moshuarit dhe per respektin qe ushtrojne ndaj tyre, gje qe bashkeatdhetaret e tyre nuk e ndajne kete fenomen ne menyre te njejte.

Qellimi i ketij shkrimi nuk jane rezultatet dhe sondazhet. Gjithnje ne jete ka rezultate pozitive dhe negative. Dhe pa dyshim qe dhe ne kete spekter njohjesh ka eksperienca pozitive por dhe te shoqeruara me tragjedi shpirterore. Gjithkund duhet pak fat, si ne lidhjet e drejtperdrejta dhe njohje me ane te internetit apo agjencive martesore. Gjithsesi, keto njohje jane nje loje kazinoje, ku mund te fitosh nje jete te lumtur ose mund te humbesh mendjen dhe shpirtin krejt rastesisht.

Nese ne raportin mes dashurise dhe parase, 70 per qind e njerezve theksojne se primare eshte dashuria, 30 per qind e tyre shprehen se nevojiten te dyja. Ne kohen e sotme ku krahasimi dhe perballja kryhen ne cdo hap te jetes dhe luksi i shfrenuar eshte nje shtyse per pjesen me te madhe te brezit te ri, pa dyshim qe ndodhin dhe parakalime vdekjeprurese. Te dyja rastet e permendura me siper, holle-holle kane nje lloj lehtesie ne mendimin dhe hartimin e tyre. Sepse kur i hyn nje pune kaq te gjate, ke nje nevoje imediate per t(u njohur me dike dhe ne kete rast te gjitha shtysat e tjera te arsyes mbyten nga nevoja per te njohur dike dhe per te mos mbetur vetem. Ne rastin kur dikush te serviret ne tepsi ashtu i mrekullueshem dhe shume i lyer me virtyte, pa dyshim qe ti do harxhosh kohe ta njohesh. Kohe shume te vlefshme qe duke marre dhe ate te harxhuar ne internet ka nje kosto relativisht shume te larte. Mungesa e shoqerizimit eshte nje katastrofe njerezore. Megjithese ana tjeter e medaljes eshte akoma dhe me brilante. Me nje njeri qe ka CV te shkelqyer ne pune dhe ne shoqeri, qe te pakten ato qe reklamon i ka ne masen 50 per qind te verteta, pa dyshim qe dhe endrra per te qene i lumtur nuk mund te shkermoqet lehtesisht.

Asnjehere nuk eshte keq ta provosh veten!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora