E hene, 24.01.2022, 09:02 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Zbulohen videot: Kapet studentja në bandën e kazinove

E diele, 18.09.2011, 02:46 PM


Katër persona, mes tyre dhe një vajzë 21 vjeçe, para se t’i hapnin “luftë” me armë zjarri policisë mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Tiranës, kanë fituar miliona nga 19 grabitje kazinosh e supermarketesh në Tiranë. Grabitësit nga Tepelena, vëlla e motër, si dhe i fejuari i vajzës e një mik i tyre, mbaheshin në vëzhgim nga policia që nga muaji shkurt i këtij viti, pasi kishin grabitur një kazino në Tiranën e Re.Vajza, studente në Tiranë në fakultetin e Shkencave Politike gjatë gjithë kohës komunikonte në telefon me dy grabitësit. Gjatë kohës që mbaheshin në vëzhgim kishin kryer edhe disa grabitje të tjera, pa arritur të kapeshin asnjëherë në flagrancë. Në momentin kur policia vendosi t’u ndalte “hovin”, bilanci ishte tre të plagosur, një oficer dhe 2 prej autorëve. Operacioni i koduar “Pritja e gjatë” u mbyll me arrestimin e 6 personave, njëri prej të cilëve Niklovan Çuraj, 25 vjeç, në gjendje kome. Sipas burimeve zyrtare të policisë, të arrestuarit janë vëlla e motër, Niklovan dhe Jonida Çuraj, i fejuari i vajzës, Ani Rrapa dhe miku i tyre Bejo Pasha. Mbrëmjen e së mërkurës, për më shumë se dy orë, pothuajse të gjitha forcat e policisë së Tiranës u përqendruan në zonën mes “Ushtarit të panjohur” dhe sheshit “Avni Rustemi”. Pasi dy prej të dyshuarve, motra e të plagosurit, bashkë me të fejuarin e saj, që ndodheshin në një makinë, duke pritur përfundimin e grabitjes, ishin larguar nga vendngjarja pasi dëgjuan të shtënat. Ndërkohë, Policia tha se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë nga Dibra, Ilirjan Ilnicën dhe Jedmir Elmazin, dy 20-vjeçarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Ata, sipas Policisë, akuzohen për bashkëpunim në grabitje, por sipas dëshmisë së babait të Ilirjan Ilnicës, arrestimi i tyre është absurd, pasi i biri gjatë kohës kur thuhet se janë kryer grabitjet, ka qenë në shkollë në Peshkopi. Në kohën e grabitjes të së mërkurës, ka kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes, pasi ndodhej në Tiranë për t’u regjistruar në shkollën e lartë.

 

SKEMA E GRABITJEVE

Grupi i grabitësve të kazinove, sipas Policisë, vepronin të ndarë nga dy persona. Dy që do futeshin brenda për të kryer vjedhjen me armë dhe dy të tjerë që qëndronin jashtë duke i pritur në makinë, e njëkohësisht i sinjalizonin për momentin e përshtatshëm të grabitjes. Sipas grupit hetimor, personat që futeshin brenda për të grabitur ishin Niklovan Çuraj dhe Bejo Pasha, të dy të plagosur. Ndërsa jashtë në makinën me targa të Tepelenës, qëndronin duke pritur motra e Niklovanit, Jonida Çuraj dhe i fejuari i saj, Ani Rrapa. Grabitja fillonte me një telefonatë të motrës së autorit Çuraj. “Truproja u largua. Tani futuni brenda”, ky ishte sinjali që motra i jepte të vëllait për të nisur grabitjen. Më pas, ata futeshin brenda të armatosur dhe me maska, objekte që tashmë janë sekuestruar nga policia dhe kryenin grabitje nën kërcënimin e armëve. Sapo realizonin objektivin e tyre, nxitonin për të hipur në makinën ku i priste çifti i të fejuarve. Në këtë formë ata kanë arritur të grabisin nga 31 janari e deri dy ditë më parë, 20 kazino, supermarkete dhe karburante. Edhe mbrëmjen e së mërkurës mësohet të jetë përdorur e njëjta skemë, por me ndryshimin e vetëm që jashtë i priste policia. Pasi kanë kryer grabitjen e rreth 5 milionë lekëve të vjetër në kazino, dy autorët, Niklovan Çuraj dhe Bejo Pasha, kanë dalë jashtë për të hipur në makinë. Aty janë përballur me thirrjen “Ndal policia!”, të disa oficerëve civilë që kishin nisur operacionin. Në këtë moment, Çuraj ka qëlluar me armë njërin prej oficerëve, ndërsa policia ka qëlluar më pas në drejtim të tyre.

 

GRABITJET

1. 31 janar 2011, lokali i lojërave të fatit “4 shtatat”

2. Më 25 shkurt 2011, lokali i lojërave të fatit “Çezar”

3. Më 9 mars 2011, lokali i lojërave të fatit “Admiral”

4. Më 10 mars 2011, pika e lojërave të fatit në pronësi

të E.M.

5. Më 3 maj 2011, supermarketi “Euromax”

6. Më 9 maj 2011, lokali i lojërave të fatit, në pronësi

të S.L.

7. Më 9 maj 2011, supermarketi “Neziri”, në rrugën

“Teodor Keko”

8. Më 22 maj 2011, supermarketi “Neziri”, në rrugën

“Teodor Keko”

9. Më 28 maj 2011, lokali eurolloto në pronësi të A.D.

10. Më 20 qershor 2011, supermarketi “Mercator”

11. Më 27 qershor 2011, lokali i lojërave të fatit “APEX”

12. Më 13 korrik 2011, karburant “Alpet”, në “Unazën

e Re”

13. Më 19 korrik 2011, supermarketi “Mercator”

14. Më 23 korrik 2011, lokali i lojërave të fatit “APEX”

15. Më 7 gusht 2011, grabitet në rrugë kalimtari E.K

16. Më 21 gusht 2011, lokali “Zgara Korça”, në Rrugën

e Kavajës

17. Më 22 gusht 2011, supermarketin në pronësi të

T.F.

18. Më 27 gusht 2011, lokalin e lojërave të fatit “APEX”

19. Më 2 shtator 2011, supermarketin “KMY”, në Laprakë

20. Më 14 shtator 2011, lokali i lojërave të fatit “APEX”

 

POLICI E DY GRABITËSIT NË SPITAL

Oficeri i Forcave Speciale Operacionale të Tiranës, Ervin Gjana, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit për arrestimin e grabitësve, ndodhet në pavijonin e Spitalit Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Aty ndodhen edhe dy prej grabitësve që u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Sipas Aurel Celibashit, avokatit të 3 prej autorëve, Niklovan Çuraj ndodhet në gjendje kome në reanimacionin e Spitalit Ushtarak dhe mjekët nuk kanë dhënë garanci për jetën e tij. Një plumb i ka dëmtuar zemrën dhe një tjetër mëlçinë, çka ka vënë në rrezik jetën e tij dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij nuk ka asnjë përmirësim edhe pas operacionit që ka zgjatur disa orë. Ndërsa i plagosuri tjetër, Bejo Pasha, e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është shtruar në një prej dhomave të spitalit, ku ruhet nga forcat e policisë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora