E marte, 12.11.2019, 11:47 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Lahutari Shqiptar i këndoj Luftës së Kosovës

E premte, 18.01.2008, 05:54 PM


Lahutari Shqiptar i këndoj Luftës së Kosovës

“I MADHI ZOT ÇKA ME DIFTUE”

Paraqesim disa kangë historike-heroike që u krijuen nga poeti popullor Lahutari Shqiptar dhe u kenduen gjatë luftës së Kosovës (1998-99) nga rapsodi i njohun Gjovalin Nonaj në Bruksel, në radion « Ballkan » që drejtohej nga shoqata belge, Kozë Komynë (Cause Commune) dhe radio « Jehona e Shqipes » që drejtohej ënga Sakip Skepi. Këto Kangë e të tjera si këto u kënduen vazhdimisht edhe në tubime e mbledhje të ndryshme shqiptarësh.
Lahutari Shqiptar me një frymëzim të madh prej atdhetari, parashikoi me krijimtarinë e tij fitoren e ardhshme të pavarësisë dhe dënimin e fundin e të merituar të Sllobodanit.
Këto kangë ruajnë vlerën e tyne historike e letrare që patjetër do të çmohën e të radhiten në antologjinë e poezisë epiko-heroike të poetëve popullorë e rapsodëve shqiptarë.

“I MADHI ZOT ÇKA ME DIFTUE”

I madhi Zot çka me diftue
Zi mbar kombin ka mbulue
N'at Kosove asht ba kërdia
Genocid ka krye Serbia :
Genocid krime mizore,
Mbush Kosova plot me vorre !
Po tregon televisioni
Po tmerrohet opinioni
Opinioni ndërkombtar
Llahtariset bota mbar
Kob për popullin shqiptar.

Kob llahtar e lemëri !
Vajtojnë nanat për fëmi
Vajtojnë fëmijt për baballarë
Vajtojnë prindit djemt e vrarë
Vajtojnë motrat vllaznit e ri :
Kan dal fare shumë shtëpi
Djeg, rrenue, ba shkrum e hi !
Eni, eni shoqata umane
Ndër kto vise kësaj ane
Komisione ndërkombtare
Për me pa krime barbare !
Shumë familje qitun fare
Ther e gri fëmij e gra
Djegun burrat për hata,
Mbyt ndër puse dhe ndër gropa
Lebëtitet tan Evropa !
Kjo Serbia kjo qoft mallkue
Se bash dreqi e ka krijue
Veç për zi e veç për sherr
Me Milloshin turi derr
Turi derr xhahil xhelat;
Por qe besa tash e pat
Ka me dhanë fort llogari
Për kto krime e mizori.
Nuk ligshtohet kurr shqiptari
Trashëgim na e la i pari!
Merr lahuten me këndue
Për herojt që kan luftue
Për martirët që janë flijue
Për ata që u masakruen
Që u therën dhe u coptuen,
Për dëshmorët që dhanë jetën
Si me le që e kan ba dekën
Për Atdhe e për Shqipni
Për liri e pavarësi !
Kjo Kosovë ka me fitue
Dardania ka me u gjallue,
Serbiant qafën kan me thye
S'guxojn ma aty m'u kthye
S 'guxojn ma Kosovën me prekë
Veç në daçin për me dekë,
Se po i pret plumbi në ballë
U C K-eja po ua kallë !
U C K-eja ushtri shqiptare
Ka krye vepra lëgjendare
I ka mbrojt trojet amtare
Do t'përmendet n 'histori
Se luftoj rrept për liri!
Çohu ju more shqiptarë
Patriotë e atdhetarë,
Kush asht trim e kush asht burrë
Me u bashkue ja sot ja kurrë !
Me krijue sot një bashkim
Erdhi dita për shpëtim
Kur t'bashkuem të jen shqiptarët
I dërmojnë të gjithë barbarët.

Marre nga Nr. 32-33 i gazetes “KUQ E ZI” qe publikohet ne Bruksel nga z. Lek Previzi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT