Edison Ypi: Alfabet
A - Sirenë alarmi e ngulur fort me dy këmbë në tokë dhe e përforcuar në mes, që gris qiellin me klithma, britma, ulurima, viktima. Shpikësi i Alfabetit, ai që shpiku këtë vegël ortografike uluritëse kaq të vlefshme për shqiptarët dhe Botën, ishte arab, por arab kurbetli shqiptar, matjan, dibran, çam, skraparlli, gjirokastrit, etj...















