E enjte, 28.03.2024, 10:25 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë

Zoti kishte planifikuar që në Ditën tonë të Shenjtë të Flamurit të sillte Ëngjëllin mbrojtës të trojeve tona etnike.  Dhe e solli.  Ai ishte Adem Jashari.  Babai i tij dhe familja shtin me pushkë, kur në familjen e tyre erdhi djali.  Gëzim më të madh nuk kishte.  Ai erdhi në Ditën e shenjtë të Kombit.  Babai e uroi: “U bëfsh Lis për Atdhe!...

Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës

Besa një vajzë me trup të bukur dhe flokë të verdha mbi supet e njoma që i vareshin si ujëvarë burimi nga bjeshket, po rritej me ëndrrën amerikane në Boston.  Ajo kishte emigruar me prindërit e saj dhe vëllain qëkur ishte ne tetëvjeçare.  Ditën e parë të shkollës në Amerikë e kujtonte dhimbshëm...

Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi!

Ju jeni bard i kulturës kombëtare, ku mund të kuvendohet burrërisht në odat e shtruara me qilimat me ngjyrat marramendëse, ju i latë popullit tuaj lehonë në shekullin e ri, djepin me shqiponjen e lirë dhe ne këndojmë këngët e pakëndueme këngët që t'i kemi borxh përjetësisht...

Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues...

Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit

Sot ka ditëlindjen Fan Stelian Noli, Burri i ndritur i Kombit.  Vepra dhe historia e Tij janë përjetësuar në zemrat e shqiptarëve.  Në këtë shkrim nuk do të rendis veprat, përkthimet, publicistikën si një intelektual erudit, ngase janë thënë, lexuar dhe sigurisht do të mësohen dhe përsëriten brez pas brezi, por dua të...

Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj!

Nuk kam shkruar gjatë gjithë jetës sime dhe t’i përcjellë publikut kaq shumë homazhe sa viti që shkoi dhe po aq gllabërues po duket dhe ky fillim viti…Sot është ndarë nga jeta poeti penë ndritur Luigj Çekaj.  Lajmin e dhimbshëm e dha në llogarinë e saj në F/B, vajza e tij Enkolana Çekaj Mundija.  Me trishtim dhe keqardhje...

Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika

Sot në 55-vjetorin e e pushkatimit të poetit ushtarak disident, tepelenasit Trifon Xhagjika marr penën nga Nju Jorku me cingërrima të akullta bërë nga pandemia botërore dhe ulem të shkruaj.  E pamundur që në fillim si fqinj më të afërt me Peshtanin të mos më vinë imazhet e një natyre panoramike të Peshtanit...

Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumire Nuri Dragoi

Sot eshte ndare nga jeta shkrimtari dhe studjuesi i mirenjohur Nuri Dragoi, i cili ishte i prekur prej disa ditesh nga Covid 19 ne Tirane, sipas miqve te tij te shumte dhe mediet ne Shqiperi.Ju shprehim ngushellimet tona familjes, Deshnices dhe gjithe miqve...

Kozeta Zylo: Saranda, Dea dhe Joni

Saranda me flokët e kaltra si ujëvarë,Pikturon Long Island të Nju Jorkut si një bukurane e rrallë,Shemra e saj ka zbritur këtu me shkallaret e qiellta,Dhe prek mijëra zemra sa të florinjta aq dhe të diellta. Sarandën,të paktën një copëz mitologjike,Ia rrëmbeva Atdheut dhe e ngjiza në mitrën biologjike...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora