E shtune, 11.04.2026, 11:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Pllana: Prof. Dr. Eshref Ademaj - Zhurjani, figurë e shquar ndër personalitetet botërore

E shtune, 11.04.2026, 06:59 PM


AKADEMIK PROF. DR. ESHREF ADEMAJ-ZHURJANI QË SHKËLQEU NË MESIN E PESËMIJË PERSONALITETEVE PRESTIGJIOZE BOTËRORE NGA LËMIA E MATEATIKËS

Nga Gani S. Pllana

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj u lind më 20 korrik 1940 në fshatin Zhur, komuna e Prizrenit. Shkollën fillore (tetëvjeçare) e kreu në vendlindje, në vitin 1955, kurse shkollën e mesme (shkollën Normale) në vitin 1960, në Prizren. Në vitin 1960 është regjistruar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, seksioni i matematikës, të cilin e kreu më 30 qershor 1964. Menjëherë pas diplomimit është punësuar asistent në Shkollën e Lartë Teknike, në Prishtinë.

Me rastin e hapjes së Fakultetit Teknik në Prishtinë, më 30 tetor 1967, është zgjedhur asistent për lëndët mësimore: “Matematika I” dhe “Matematika II”.

Studimet pasdiplomike i ka regjistruar në vitin 1966 në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Beogradit, të cilat i kreu me sukses duke mbrojtur temën e magjistraturës, me titull: "Grupet lokale nilpotente pa përdredhje”, më 4 qershor 1970.

Më 26 shkurt 1971 është zgjedhur në thirrjen akademike docent për lëndët mësimore “Matematika I” dhe “Matematika II”, në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Me rastin e integrimit të mësimit dhe punës shkencore në Universitetin e Prishtinës, më 01 tetor 1976, prof. Ademaj ka kaluar me të njëjtën thirrje akademike në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë.

Më 26 dhjetor 1977 është zgjedhur në thirrje akademike profesor inordinar (profesor i asocuar), për lëndën mësimore “Algjebra e përgjithshme” në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë. Më 12 maj1983 është rizgjedhur në thirrjen akademike profesor inordinar (profesor i asocuar) për lëndët mësimore: “Algjebra e përgjithshme” dhe “Algjebra II”, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë.

Disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur më 25 qershor 1976, me titull: “Kontribut teorisë së grupeve të fundme të thjeshta”, Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Zagrebit, në Zagreb.

Në vitin 1993 Prof. dr. Eshref Ademaj, është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, për rezultatet e shquara shkencore, në fushën e matematikës, është nominuar për përfshirje në Botimin e Pestë të PESËMIJË PERSONALITETEVE TË BOTËS, ku një numër i zgjedhur udhëheqësish botërorë, prejardhja, profesionet, shërbimet dhe arritjet e të cilëve kanë pasur ndikim në shoqërinë amerikane dhe janë të denja për shqyrtim ndërkombëtar. Dokumenti i nënshkruar nga z. J. M. Evans në emër të BORDIT DREJTUES TË REDAKTORËVE TË ABI-t (American Biographical Institute, Inc.), më 14 korrik 1995.

Specializime në disa qendra botërore, më të njohura, nga fusha e matematikës

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, ka qenë për specializime, në disa qendra botërore më të njohura nga fusha e matematikës:

Gjatë vitit akademik 1972/73, ka qëndruar për specializim 10 (dhjetë) mujor, në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Gjatë vitit akademik l973/74, ka qëndruar për specializim 4 (katër) mujor, në Universitetin e Heidelberg-ut.

Gjatë vitit akademik l982/83, ka qëndruar për specializim 10 (dhjetë) mujor, gjithashtu, në Universitetin e Heidelberg-ut.

Në vitin l987, ishte i ftuar profesor mysafir, për qëndrim 3 (tre) mujor, në Universitetin e Heidelberg-ut.

Ligjërata të veçanta nga teoria e grupeve të fundme të thjeshta dhe gjeometria e fundme

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, është ftuar të mbajë ligjërata të veçanta nga teoria e grupeve të fundme të thjeshta dhe gjeometria e fundme, në disa qendra universitare botërore, si:

Në Universitein e Zagrebit (1975);

Në Universitetin e Shkupit (1977);

Në Universitetin e Tiranës (1978);

Në Universitein e Sofjes (1980);

Në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, në Sofje, në disa shkolla për algjebër në vitet 1982, 1984 dhe 1986;

Në Universitetin e Jenës (1982);

Në Universitetin e Heidelberg-ut (1987 dhe 1990);

Në Universitetin e Athinës, Novosibirskit, Lajpcigut dhe të Stambollit.

Detyra udhëheqëse në Universitet dhe aktivitete shoqërore-politike

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, krahas punës shkencore-huluntuese, ka ushtruar detyra udhëheqëse në Universitet, dhe është marrë me aktivitete shoqërore-politike:

Anëtar i Pleqësisë dhe kryetar i Pleqësisë, në Shkollën e Lartë Teknike, në Prishtinë (1964-1966).

Shef i seksionit në Fakultetit e Teknologjisë, Xehetarisë dhe të Metalurgjisë, në Fakultetin Teknik, në Prishtinë (1970-1972).

Prodekan (1977-1979) dhe dekan (1979-1981), në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë.

Anëtar dhe Kryetar i disa komisioneve në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit të Arsimit dhe Edukimit të Punës Shkencore të KSAK, në Prishtinë.

Anëtar i Plenumit të Lidhjes së Shoqatave të matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të ish Jugollavisë.

Anëtar i Kryesisë të Shoqatës së matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të KSA të Kosovës, në Prishtinë.

Kryetar i Shoqatës së arsimtarëve universitar dhe punëtorëve të tjerë shkencorë të KSA Kosovës, në Prishtinë.

Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së shoqatave të arsimtarëve universitar dhe punëtorëve të tjerë të ish Jugosllavisë.

Anëtar i redaksive profesionale-shkencore

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, ishte kryetar dhe anëtar i disa redaksive profesionale, shkencore-huluntuese:

Anëtar i Redaksisë së Buletinit të punimeve shkencore në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë dhe sekretar i kësaj redaksie.

Kryeredaktor i revistës profesionale “Matematika-Fizika”, të cilën e ka botuar Shoqata e matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të Kosovës.

Anëtar i Redaksisë së revistës shkencore “Glasni matemati?ki”, nga viti 1977 e cila është botuar në Zagreb nga Shoqata e matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të Kroacisë.

Kryereaktor përgjegjës i revistës shkencore “Punime matematike”, e cila është botuar në gjuhë të huaja nga Shoqata e matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të Kosovës.

Pjesëmarrës me kumtesa dhe organizator për konferenca, simpoziume dhe kongrese botërore shkencore

Kryetar i Këshillit organizativ i Kongresit të VII-të të matemtikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të ish Jugosllavisë, të mbajtur në vitin 1985.

Pjesëmarrës në Kongresin e V-të të matemtikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të ish Jugosllavisë, prej 28.08.1970-02.09.1970, në Ohër, Maqedoni, 1970.

Pjesëmarrës me kumtesë: “Gruppi s reguljarnim avtomorfismami”, në simpoziumin gjithësovjektik për teorinë e grupeve në Novosibirsk, BRSS.

Pjesëmarrës në Kongresin e IV-të ballkanik të matematikanëve në Stamoboll, 1971.

Pjesëmarrës në Kongresin e VI-të të matemtikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të ish Jugosllavisë prej 28.08.-02.09.1975, me kumtesë: “Kona?ne proste grupe s rešivim centralizatorum involucije - Grupe të thjeshta të fundme të zgjidhshëm me involucion centralizues”, Novi Sad, 1975,

Pjesëmarrës në Kongresin e VI-të ballkanik prej 03.06. 1977, me kumtesë: “A charachterization of finit simple group”, në Bullgari, Varna, 1977.

Pjesëmarrës në Kongresin e VII-të ballkanik të matematikanëve, prej 19.12.-22.12.1983, me kumtesë: “On projective plane of order 15 with the Frobenius of order 30”, në Greqi, Athinë, 1983.

Pjesëmarrës në Simpozioumin jugosllavo-austrik për gjeometri, prej 05.05.-09.05.1986 me kumtesë: “On a be plane of order 14 with the Frobenious group of order 21”, në Austri, Leibnitz, 1986.

Njohuri të gjuhëve të huaja

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ka njohur mirë këto gjuhë të huaja: serbokroatishten, rusishten, gjermanishten dhe anglishten.

Lista e punimeve profesionale dhe shkencore

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, ka publikuar numër të jashtëzakonshëm të punimeve profesionale dhe shkencore, kryesisht nga: “Teoria e grupeve të pafundme”, “Teoria e grupeve të fundme të thjeshta” dhe “Gjeometria e fundme dhe kombinatorika”

Ademaj, E.: “Lokalno nilpotentne grupe bez torzije-Grupet nilpotente pa torsion” (punim magjistrature), Beograd, 1970.

Ademaj, E.: “O uslovima kona?nosti u lokalno nilpotentnim grupama bez torzije”, në Buletini i punimeve shkencore në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyror, nr.2. f. 287-289, Prishtinë, 1974.

Ademaj, E.: “Për izolatorët dhe nëngupet e izoluara në grupet lokale nilpotente pa përdredhje”, në Buletini i punimeve shkencore në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, nr.2. f. 207-208, Prishtinë, 1974.

Ademaj, E.: “Kona?ne proste grupe s rešivim centralizatorom involucije”, në Buletini i punimeve shkencore në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, nr.2. f. 19-25, Prishtinë, 1974.

Ademaj, E.: “Prilog teoriji kona?nih jednostavnih grupa-Kontribut teorisë së grupeve të fundme të thjeshta” (disertacion i doktoraturës), Zagreb, 1976.

Ademaj, E.: “A characterization of the simple group ”, në “Glasnik matemati?ki”, Vol. 13(33), f. 15-37, 1978.

Ademaj, E.: “On a projective plane of order 11 on which operatcs a group of order 63 which fixes a sub plane of order 2”, në “Glasnik matemati?ki”, 1984.

Ademaj, E.: “On the Classificatien of Projective Planes of Order 15 with a Frobenias Group of Order 30 as a collineation group”, në Aichiv der Mathematik, 1985.

Ademaj, E.: “On the non-existence of projective planes of order 15 with a Frobenius group of order 15 as a collisneation group”, në “Glasnik matemati?ki”, Vol. 21(41), f. 3-33, 1986.

Ademaj, E.: “On projective planes of order 13 with a Frobenius group of order 39 as a collineation group”, në “Glasnik matemati?ki”, 1987.

Ademaj, E.: “Karakterizacija grupe tre?im centralizatorom involucije”, në Buletini i punimeve shkencore i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prishtinë, 1988.

Ademaj, E.: “Klasifikimi i përgjithshëm i grupit ”, Rezultatet nga projekti “Disa struktura algjebrike”, në Buletini i punimeve shkencore i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prishtinë, 1988.

Ademaj, E.: “Biplanes of Order 14 with a Group of Order 28”, në “Punime matematike”, nr.3. 1988.

Ademaj, E.: “Për disa nëngrupe lokale të grupit dhe reprezantimi i tyre”, Rezultatet nga projekti “Disa struktura algjebrike”, në Buletini i punimeve shkencore i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prishtinë, 1989.

Ademaj, E.: “On a projective plane of order 11 on which operates a group of order 63 which fixes a subplane of order 3”, në “Glasnik matemati?ki”, Vol. 45, f. 86-96, 1985.

Ademaj, E.: “Biplanes of Order 14 with a Cyclic Group of Order 14”, në “Punime Matematike”, Nr. 4, 1989.

Tekste për shkolla të mesme

Ademaj, E.: “Algjebra”, për kl. e II-të gjimnaz, drejtimi i shkencave të natyrës, Botues ETMM, Prishtinë, 1973.

Hamiti, E.; Gashi, E.; Ademaj, E.: “Matematika”, për kl. e I-rë të Arsimit të Mesëm të Orientuar, Botues ETMM, Prishtinë, 1981.

Gashi, E.; Ademaj, E.: “Matematika”, për kl. e III-të të Arsimit të Mesëm të Orientuar, Botues ETMM, Prishtinë, 1982.

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra lineare dhe gjeometria analitike”, pë kl. e IV-të të degës matematiko-teknike, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.

Tekste universitare

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra e përgjithshme", Universiteti  Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Botues ETMM, faqe (1-571), Prishtinë, 1983.

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra e përgjithshme I e II", Universiteti  Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, (dispensë e autorizuar), Prishtinë, 1981.

Analizë e tekstit universitar  “Algjebra e përgjithshme”, prof. Dr. Eshref Ademaj; prof. Dr. Emrush Gashi, Universiteti i Kosovës në Prishtinës Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Botues ETMM, (f. 1-571), Prishtinë, 1986.

Në këtë tekst universitar, autorët kanë përfshirë pjesërisht edhe ligjëratat që i kanë mbajtur në kursin e përgjithshëm të algjebrës në studimet pasdiplomike, në vitin 1977/78, në seksionin e matematikës. Libri mund t’u shërbejë edhe të gjithë të interesuarve për studime pasuniversitare, për të fituar një kulturë të nevojshme nga lënda e algjebrës, si bazë për studime për lëmi tjera. Teksti universitar  “Algjebra e përgjithshme” përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, ku janë dhënë detyra për korrespondencat dhe relacionet, detyra për nëngrupet normale dhe homomorfizmet, detyra për nëngrupet normale dhe homomorfizmet, detyra për zbërthimin e grupeve, detyra për p-grupet dhe teoremat e Sylowit dhe detyra për grupet abeliane.

Udhëheqës shkencor i temave të magjistraturave dhe temave të doktoraturave

Nën udhëheqjen shkencore të Prof. dr. Eshref Ademaj kanë magjistruar pesë kandidatë: Dodë Daka, Mandak Alija, Bujar Shita, Rexhep Gjergji dhe Sabri Tahiri.

Prof. dr. Eshref Ademaj ka udhëhequr dy kandidatë për mbrojten e disertationit të doktoraturës: Bujar Shitën dhe Rexhep Gjergjin.

Anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojte të tri doktoraturave: dy në Universitetin e Prishtinës: Ida Matuliq, Erika Kramer dhe i një doktorature në Universitetin e Zagrebit, për kandidatin Mario Eser, në vitet 1983, 1986, 1987.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj luftëtar i paepur për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë

Kontributi i Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ishte madhor në kohën kur shteti “juridik serb” me tërë potencialin e vetë ekonomik, propagandistik, policor e ushtarak ishte përcaktuar për zhbërjen definitive të shkollës shqipe në përgjithësi, të Universitetit të Prishtinës në veçanti dhe për zhdukjen popullit shqiptar në Kosovë. Ai ishte një nga ideatorët kryesor për vazhdimin institucional dhe legal të punës në Universitet nëpër objekte private, pas aplikimit të masave të dhunshme administrative të pushtetit serbokomunist në Universitetin e Prishtinës. Në mbrojtje të këtij institucioni me interes kombëtar, prof. dr. Eshref Ademaj u gjend në ballë të formave të ndryshme të rezistencës për mbrojtjen e Institucionit dhe të shkollës shqip, duke përfshirë këtu edhe protestat dhe demonstratat gjithëpopullore (nga viti 1991-1999).

Nga qershori i vitit 1991 shtëpia e akademik Eshref Ademajt shndërrohet në Rektorat. Në këtë kohë ai ushtronte detyrën e rektorit, ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Universitetit, Kryetar i Shoqatës së Pavarur të Arsimtarëve të Universitetit, dhe kjo shoqatë atëkohë kryente punën e organeve universitare, pas suprimimit të tyre nga organet e dhunshme serbe të instaluara në Universitetin e Prishtinës, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë (27 qershor 1991).

Në qershor të vitit 1991 Prof. dr. Eshref Ademaj, arriti t’i tubojë delegatët e Kuvendit të Universitetit në një sallë të Fakultetit Filologjik, ku merret vendimi për shpalljen e konkursit për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 1991/1992, konkurs ky që u realizua po në atë afat dhe në kushte tejet të rënda. Dhe ky veprim i guximshëm i prof. dr. Eshref Ademajt duket se e ka shpëtuar Universitetin nga shthurja – si vatër e arsimit universitar.

Ilustrime: (Foto nga aktiviteti i prof. dr. Eshref Ademajt në mbrojtje të Universitetit të Prishtinës. (Fotografitë nga arkivi i Ilaz Bylykbashit).

Mirënjohje, lëvdata dhe dekorata

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, për punën organizative, profesionale dhe shkencore është lavdëruar dhe dekoruar, me këto lëvdata dhe dekorata:

Lëvdata e Universitetit të Kosovës (1970), me rastin e themelimit të Universitetit të Kosovës, në Prishtinë, për kontribut në ngritjen e mësimit dhe të punës shkencore;

Lëvdata e Fakultetit Teknik të Universitetit të Kosovës, në Prishtinë (1976), me rastin e kremtimit të dhjetë Vjetorit të Fakultetit Teknik, Universitetit të Kosovës në Prishtinë, për kontribut në punën e suksesshme dhe zhvillimin e Fakultetit;

Mirënjohje ("Pove1ja"), Lidhja e shoqatave të matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të ish Jugosl1avisë (1979), me rastin e kremtimit të 30-të Vjetorit të punës së Lidhjes, në shenjë të pranimit për punë shumëvjeçare në Lidhje të shoqatave;

Mirënjohje e Fakultetit të Shkencave Matematko-Natyrore (1980), me rastin e kremtimit të 20-të Vjetorit të punës së Fakultetit, për kontribut në punën e suksesshme të Fakultetit;

Dekorata e Kryetarit të Republikës së ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito (1977), Dekorata e meritave për popull me Yll të argjentë;

Shpërblimi krahinor i dhjetorit për vitin 1978, për rezultate cilësore në lëmin e shkencave matematikore;

Mirënjohja e FSHMN, me rastin e kremtimit të 20 (njëzet) vjetorit të punës së Fakultetit, për kontribut në punën e suksesshme të Fakultetit, në vitin 1980;

Shpërblimi i nëntorit për vitin 1985, Kuvendi i Komunës s? Prishtinës, për të arritura të jashtëzakonshme në lëmin e arsimit dhe të shkencës;

Mirënjohje, me rastin e kremtimit të 36 (tridhjetë e gjashtë) Vjetorit të FSHMN, tetor 1996 (post mortum);

Mirënjohje e Universitetit të Prishtinës me rastin e ditës së themelimit të Universitetit, për kontributin që dha gjatë tërë jetës së tij, si nismëtar, organizues dhe bartës i aktiviteteve shkencore në Universitetin e Prishtinës dhe jashtë tij, në vitin 1999 (post mortum);

Mirënjohje për kontribut të veçantë në Universitetin e Prishtinës, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Universitetit, në vitin 2000 (post mortum);

Mirënjohje nga Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë", dega në Zhur, në vitin 2000 (post mnortum);

Mirënjohje e Fakultetit të Mjekësisë, me rastin e 25 (njëzet e pesë) Vjetorit të themelimit të Degës së Stomatologjisë, për merita të veçanta dhe punë të palodhshme në drejtimin e shkollimit të lartë, në avansimin e vlerave të asimit dhe në realizimin e idaleve më të larta, në vitin 2000 (post mortum);

Mirënjohje nga FSHMN me rastin e dhurimit të bibliotekës personale të akademik prof. dr. Eshref Ademaj nga familja, në vitin 2002 (post mortum);

Mirënjohje për punë dhe rezultate të jashtëzakonshme në lëminë e kulturës së përgjithshme arsimore dhe edukative, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në vitin 2004 (post mortum);

Mirënjohje nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosov?s me rastin e Ditës së Mësuesit, më 7 Mars 2009 (post mortum).

Përfundim

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ishte personalitet i rrallë me kulturë të gjerë, me virtyte të larta njerëzore, njeri i aksionit, i vendosur, stabil, bamirës, i hareshëm, optimist, energjik, komunikues, strateg, tolerant, i dashur, matematikan dhe pedagog i nivelit botëror, dhe shumë i respektuar.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj, rezultatet shkencore të punës i ka publikuar në revista shkencore, në simpoziume dhe në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si: në Prishtinë, Beograd, Zagreb, Heidelberg, Tiranë, Stamboll, Novosibirsk, Varnë, Leibnitz, Novi-Sad, Athinë, Ohër etj. Ka mbajtur ligjërata në disa universitete, si: në Tiranë, Beograd, Zagreb, Sofje, Jenë, Heidelberg etj. Me qëllim studimi dhe specializimi qëndroi në disa institucione shkencore në botën e jashtme, si: në Universitetin Shtetëror “Lomonosov” të Moskës dhe në Institutin e Matematikës të Universitetit të Heidelbergut, Gjermani.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ishte iniciator dhe realizator i studimeve pasuniversitare nga matematika në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Kosovës, në Prishtinë. Ishte anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojtje të disa disertacioneve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Zagrebit, si edhe udhëheqës shkencor i disa magjistrantëve dhe doktorantëve në Universitetin e Prishtinës.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ishte përpilues i planprogramit mësimor në lëmin e matematikës, veçmas i hartimit të programeve të disiplinave kryesore formuese, në organizimin e katedrës së matematikës dhe në krijimin e atmosferës shkencore në Fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Padyshim ishte ndër figurat më poliedrike të botës intelekuale dhe kombëtare në historinë tonë më të re, nga fusha e matematikës.

Akademik prof. dr. Eshref Ademaj ishte poliglot, jo vetëm që njihte gjuhët e kombësive në ish Jugosllavi, por edhe njohës i gjuhëve botërore, si: rusishtes, gjermanishtes dhe anglishtes.

Akademik dr. Eshref Ademaj, kudo që prezantonte në simpoziume të ndryshme shkencore të niveleve ndërkombëtare, haptas, në mënyrë të guximshme dhe argumentuese e prezentonte dhunën dhe gjenocidin serbë të ushtruar çdo ditë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Padyshim se në këtë kontekst kontributi i tij u materializua me daljen në dritë të librit “Kosovo žrtva-Kosova viktimë” në bashkautorësi me Zvonimir Sheparoviqin (viktimolog i njohur në nivel botëror).

Akademik dr. Eshref Ademaj, që nga viti 1984 dhe deri në momentet e fundit të jet?s kishte bashkëpunim të ngushtë me profesorin e shquar kroat Zvonimir Janko nga Universiteti i Heidelbergut, për probleme të ndryshme nga “Gjeometria e fundme dhe teoria e dizajneve simetrike”

Bibliografia

Ademaj, E.: “Algjebra”, për kl. e II-të gjimnaz, drejtimi i shkencave të natyrës, Botues ETMM, Prishtinë, 1973.

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra lineare dhe gjeometria analitike”, për kl. e IV-të të degës matematiko-teknike, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra e përgjithshme", Universiteti i Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.

Ademaj, E.; Gashi, E.: “Algjebra e përgjithshme I e II", Universiteti i Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, (dispensë e autorizuar), Prishtinë, 1981.

Susuri, S.: “ESHREF ADEMAJ PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT DHE I SHKENCËS, LUFTËTAR I PAEPUR PËR TË DREJTA KOMBËTARE E NJERËZORE”, Prizren, 2009.

Botime periodike dhe dokumente institucionale nga arkivi i FSHMN, Prishtinë, 2025.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx