E premte, 10.04.2026, 12:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Pllana: Prof. Dr. Shefqet Rashani – mitrovicasi pedagog universiteti që shkëlqeu…

E enjte, 09.04.2026, 06:55 PM


PROF. DR. SHEFQET RASHANI-MITROVICASI PEDAGOG UNIVERSITETI QË SHKËLQEU NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË KIMIKE DHE NË TERMODINAMIKË

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Shefqet Rashani u lind më 19 dhjetor 1944 në Rashan, Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në Stantrg, Mitrovicë gatë viteve 1952-1960. Shkollën e mesme teknike drejtimi kimi-teknologji e kreu në Mitroivicë, në shkollën më të mirë të asaj kohe “Boris Kidriç.

Studimet unIversitare i përfundoi në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Teknologjisë-Tuzëll, Departamenti i Inxhinierisë kimike (Bosnje e Hercegovinë), gjatë viteve 1965-1969; Emri i Institucionit: Fakulteti i Teknologjisë – Tuzëll, Bosnja dhe Hercegovina, Departamenti Inxhinieria kimike, ku mbrojti temën e diplomës me titull: “Bilanci material dhe energjetik në procesin e tharjes së tretjes së kripës së kuzhinës”, lëmia: Inxhinieria kimike.

Studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Teknologjisë, gjatë viteve 1972-1974, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull: ”Bilanci material dhe energjetik në procesin e tharjës së linjitit të Kosovës”, lëmia: Inxhinieri kimike.

Studimet për doktoraturë i kreu në Tuzëll, gjatë viteve 1974 - 1977, Bosnja dhe Hercegovina, Fakulteti i Teknologjisë, lëmia: Inxhinieria e ambientit, duke mbrojtur temën me titull: “Hiri i TC “KOSOVA” defenolazator i ujërave fenolike të tertorës së qymyrit të Kosovës”.

Aktiviteti pedagogjik i prof. dr. Shefqet Rashanit

Gjatë viteve 1972-1973 punoi në Shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla”, në Obiliq.

Në Universitetin e Prishtinës e filloi punën si asistent në Fakultetin Teknik, Departamenti i Teknologjisë. gjatë viteve akademike 1973-1975, kurse u emërua ligjërues për lëndët mësimore: “Kinetika kimike” dhe “Termodinamika kimike”, gjatë viteve akademike 1975-1977, në Universitetin e Prishtinës, Fkulteti Teknik, Departamenti i Teknologjisë.

Në vitin akademik 1977 zgjedhet docent për lëndët mësimore: “Bazat teorike të teknologjisë kimike”, kurse në vitin 1982 zgjedhet profesor inordinar (profesor i asocuar) për lëndën mësimore: “Bazat teorike të teknologjisë kimike”, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Departamenti i Teknologjisë.

Në vitin 1988 zgjedhet profesor ordinar (profesor i rregullt) për lëndën mësimore: “Bazat teorike të teknologjisë kimike”, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Departamenti i Teknologjisë.

Përvoja profesionale dhe detyrat udhëheqëse në Universitet

1969-1972: Inxhinier i prodhimit, Kombinati XEKM KOSOVA-OP Azotiku, Obiliq.

1974-1976: Shef i departamenteve të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, Fakulteti Teknik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

1977-1979: Shef i departamentit të Teknologjisë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1981-1983 Dekan: Fakultetit i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1983-1985 Dekan (mandati i dytë): Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1985-1987: Drejtor i Institutit: Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1987-1989: Prodekan për mësim: Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1997-1999 Senator në Senatin e Universitetit të Prishtinës.

1998-2000: Dekan, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

2006-2009: Shef i departamentit të Teknologjisë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

Specializime në vend dhe jashtë vendit

Gjatë viti 1974: Qëndrim katër mujor në Institutin për teknologji dhe xehetari në Tuzëll (Bosnje dhe Heregovinë).

Gjatë vitit 1975: Qëndrim dymujor në Akademinë Teknike në Pragë, Çekosllovaki.

Gjatë vitit 1976: Qëndrim dymujor në Instiutin Metalurgjik në Zenicë (Bosnje dhe Hercegovinë).

Mentor (udhëheqës shkencor) i temave të diplomave, magjistraturave dhe doktoraturave

Prof. dr. Shefqet Rashani ka qenë mentor (udhëheqës shkencor) për dyqind kandidat në programin e studimeve pesëvjeçare.

Mentor (udhëheqës shkencor) për pesëmbëdhjetë kandidatë për tema të magjistraturës dhe master.

Mentor (udhëheqës shkencor) për tetë kandidatë, për tema të doktoraturës, si edhe anëtar i shumë komisioneve në mbrojtjen e temave të magjistraturave dhe të doktoraturave.

Njohuri të gjuhëve të huaja: serbisht, kroatisht, rusisht dhe anglisht.

Tekste të botuara universitare

Rashani, Sh.: “Termodinamika inxhinierike kimike”, Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 278, Botues ETMM, Prishtinë,1987.

Rashani, Sh.: “Përmbledhje detyrash nga Termodinamika inxhinierike kimike”, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 360, Botues ETMM, Prishtinë, 1988.

Rashani, Sh.: “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 573, Mitrovicë, 2010.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e reaktorëve kimikë dhe biokimikë”, 2011.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria ushqimore”, 2012.

Analizë e teksteve universitare të prof. dr. Shefqet Rashanit

Teksti universitar “Termodinamika inxhinierike kimike”, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, f. 278, Prishtinë, 1987.

Ky tekst universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e Termodinamikës inxhinierike kimike. Në fund të tekstit universitar “Termodinamika inxhinierike kimike” është dhënë lista e literaturës së përdorur për hartimin e teksit universitar, në gjuhën shqipe, serbe, kroate, polake, ruse dhe angleze.

Teksti universitar “Përmbledhje detyrash nga termodinamika inxhinierike kimike”, Botues Universiteti i Kosovës në Prishtinë Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 360, Botues: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, Prishtinë, 1988.

Ky tekst universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e Termodinamikës inxhinierike kimike. Detyrat janë dhënë sipas planprogramit, për degën e Teknologjise në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Shumica e detyrave në këtë përmbledhje janë dhënë në formë detyrash të zgjidhura, pastaj për secilën lëmi edhe një numër i konsiderueshëm detyrash të pazgjidhura.

Teksti universitar “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, f. 573, Mitrovicë, 2010.

Teksti universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material shterrues nga fusha e Termodinamikës dhe termoteknikës. Rëndësia e këtij teksti qëndron në zbatimin e plotë të koncepteve teorike të termodinamikës, të dhëna nëpërmjet dy ligjeve të saj e të konkretizuara në proceset ciklike të makinave termike dhe në proceset e transmetimit të nxehtësisë. Në fund të tekstit universitar “Termodinamika dhe termoteknika”, është dhënë regjistri i literaturës së përdorur për hartimin e teksit universitar, në gjuhën shqipe, serbe, kroate, ruse dhe angleze.

Regjistri i punimeve profesionale dhe shkencore

Rashani, Sh.; Agolli, F.: “Ndotja e ujërave nëntokësore në regjionin e KXEMK “Kosova” në Obiliq”, në Buletini XEMK nr.3/78 Prishtinë, 1978.

Rashani, Sh.; Dushi, A.: “Adsorpcioni i fenoleve nga ujërat e ndotura fenolike me ndihmën e hirit TC të “Kosovës”, në Simpoziumi II jugosllav mbi kiminë inxhinierike “Glasnik” i Shoqatës së kimistëve të Serbisë, libri 45, fletorja 1,2/80.

Rashani, Sh.: “Formimi, identifikimi dhe përcaktimi i ndotësve të lumit Sitnica”, Revista XEMK, nr.2/70 Prishtinë, 1970.

Rashani, Sh.: “Aerondotja në rajonin e deponisë së hirit nga TC “Kosova” Obiliq”, në Buletini XEMK nr.2, Prishtinë.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i ndikimit të As dhe Sb në shfrytëzimin e rrymës gjatë elektrorafinimit të bakrit”, në Buletini Metalurgjia nr.4/79 Sisak, 1979.

Rashani, Sh.: “Bentoniti i Gushicës si mjet lidhës për prodhimin e materialeve ndërtimore nga hiri i TC “Kosova”, në Kongresi VI jugosllav për kiminë e aplikuar në Sarajevë 1979.

Rashani, Sh.: “Kuadrat e nevojshme në industrinë kimike”, Buletini XEMK nr.3 Prishtinë.

Dushi, A.; Rashani, Sh.: “Kinetika e kovullkanizimit të kloropenit dhe butadiemit stirorolit”, në Buletini Mihja në Industri nr. 10/81, Zagreb, 1981.

Rashani, Sh.; Karakashi, E.: “Hulumtimi i mundësive për evitimin e thërmiave të ngurta me anën e metodës mekanike për ujërat e ndotura të tertores “Kosova””, në Përmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale në industrinë e lëkurës dhe tekstilit, Poreç, 1980 faqe 136-143, Poreç, 1980.

Karakashi, E.; Rashani, Sh.: “Hulumtimi i mundësive të trajtimit të fenolit me hirin e TE “Kosova””, në Përmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale në industrinë e lëkurës dhe tekstilit Poreç 1980 faqe 136-143, Poreç, 1980.

Rashani, Sh.; Shkoza, M.: “Hulumtimi i mundësive të neutralizimit të ujrave të ndotura acidike”, në Përmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale në industrinë e lëkurës dhe tekstilit, Poreç, 1980.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i ndikimit të shtojcës së lymit të shamotit në cilësinë e pllakave keramike”, në Revista XEMK nr. 3/81 Prishtinë, 1981.

Rashani, Sh.: “Mundësia e aplikimit të ujërave të ndotura në floatimin e xehes Pb - Zn në procesin e flotimit”, në Revista Pb-Zn Zveçan, 1980.

Rashani, Sh.: “Korrodimi i gypave dhe mbrojtja e tyre nga korrodimi”, në Revista XEMK nr.2/82, Prishtinë, 1982.

Rashani, Sh.: “Mundësia e shfrytëzimit të ujërave nga pusi i Ajvalisë në procesin e flotimit”, në Revista Pb-Zn nr.1/82, Zveçan, 1982.

Rashani, Sh.: “Mundësia e aplikimit të reaktorit gypor në prodhimin e plehrave komplekse”, në Revista Kimia industriale, nr. 3/79 Beograd, 1979.

Rashani, Sh.: “Aplikimi i modeleve matematikore në reaktorin gypor”, në Kimia në industri, nr. 8/82 Beograd, 1982.

Rashani, Sh.: “Bentoniti i Gushicës si mjet adsorbues për bashkëdyzime organike nga ujërat e ndotura”, në XEMK nr.3/82, Prishtinë, 1982.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.: “Ndotja e ujrave të ndotura acedike në metalurgjinë e zinkut”, në XEMK nr.3/82, Prioshtinë, 1982.

Rashani, Sh.: Punimi i magjistraturës “Ujërat e ndotura të elektroekonomisë “Kosova”. Universiteti i Zaggrebit, Fakulteti i Teknologjisë, Zagreb, 1974.

Rashani, Sh.: Disertacioni i doktoraturës “Thëngjilli dhe hiri i basenit të Kosovës dhe hiri si defenolizues i ujërave të tertores së thëngjillit”, Universiteti i Tuzllës, Tuzëll, 1977.

Rashani, Sh.: “Karalteristikat themelore të bentonitit të Gushicës afër Vitisë”, në Revista shkencore “Metalurgjia” nr. 3/85, Sisak, 1985.

Rashani, Sh.: “Bentoniti dhe hiri si mjete adsorbuese të fenoleve nga ujrat e ndotura të tharrjes së qymyrit”, në Kongresi II jugosllav për inxhinieri kimike dhe teknikën e proceseve në pjesëmarrjen ndërkombëtare – referat, Dubrovnik, 1987.

Rashani, Sh.: “Shqyrtimi teorik i mundësisë së aplikimit të modelve matematikore në reaktorët kimik”, në Buletini XEMK nr.3/86 Prishtinë, 1986.

Rashani, Sh.: “Aplikimi i modelve matematikore në reaktorët trefazor”, në Buletini XEMK 3/86 Prishtinë, 1986.

Rashani, Sh.: “Mundësia e prodhimit të sintermagnezitit nga magnezi i Strezovcit me zvogëlimin e përmbajtjes së CaO”, në Bilteni Pb-Zn nr.2/83 Trepçë, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Hulumtimi i vetive adsorbuese të bentonitit të Gushices”, në Simpoziumi mbi gjendjen, ruajtjen dhe përparimin e ambientit të njeriut, tetor 1983, Zveçan, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i përzierjes hi dhe bentonit në ujrat e ndotura të tertores së qymyrit”, në Simpoziumi mbi gjendjen, ruajtjen dhe përparimin e ambientit të njeriut, Tetor, 1983, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh.: “Mbrojtja e ambientit të njeriut në kuadrin e industrisë të prodhimit acidit aulfatik”, në Buletini Pb-Zn, nr. 3/86. Zveçan, 1986.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i ujrave të ndotura acidike me hirin nga TC “Kosova””, në Këshillimi i Tetorit i xehetarëve, metalurgëve dhe teknologëve, Bor, 1986.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i ujërave të ndotura acidike me bentonitin e Gushicës”, në Këshillimi i Tetorit i xehetarëve, metalurgëve dhe teknologëve, Bor, 1986.

Rashani, Sh.: “Përcaktimi analitik i temperaturës optimale në procesin e sintezës së amoniakut”, në Buletini “Kimia në industri” nr.3/83, Beograd, 1983.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i procesit të vjetërimit të deoxo-katalizatorëve”, në Buletini Pb-Zn nr.1/86, Zveçan, 1986.

Rashani, Sh.; L.Milenkoviq, L.: “Adsorpcioni i fenoleve nga ujarat e ndotura fenolike të tharrjes së lignitit të basenit “Kosova””, në Kongresi II jugosllav për kiminë inxhinierike dhe teknikën e proceseve në pjessëmarrjen ndërkombëtare maj 1987, Dubrovnik, Dukrovnik,1987.

Rashani, Sh.; Pula, L.: “Trajtimi i ujërave të ndotura fenolike të tertores me bentonitin e Gushicës”, në Kongresi i III-të jugosllav për inxhinierinë kimike dhe teknikën e procesve me pjesëmmarje ndërkombëtare, maj 1987, Dubrovnik, 1987.

Shkoza, M.; Sh. Rashani, Sh.: “Ndikimi i ujërave të ndotura industriale dhe sanitare në shtimin e shkallës së ndotjes së lumit Sitnica”, në Bilteni XEMK nr. 3/83, Prishtinë, 1983.

Rashani, Sh.; Boti, E.; Shkoza, M.: “Formimi, identifikimi i ndotjes nga Elektroekonomia e Kosovës në lumin Sitnica”, në Buletini “Vodoprivreda” 2/3 84, Beograd, 1984.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; Boti, E.: “Analiza e gjendjes ekzistuese të rrjedhjes së ujrave në industrinë kimike dhe karakterizistikat e tyre fiziko-kimike në Mitrovicë”, në Buletini Mbrojtja e ujrave, Beograd, 1984.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; “Ndotja e rrjedhës së lumit Sitnica në ujrat industriale”, në Buletini Metalurgjia nr.1/2., Sisak, 1983.

Rashani;, Sh.: “Shkaqet e pëlcitjes së blloqeve të prodhuara nga sintermagnezi i Goleshit”, në Buletini XEMK nr.1,2/83, Prishtinë, 1983.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; Vitaku, A.: “Hulumtimi i ndotjes të rrjedhës së Lumit Ibër me ujërat e ndotura të kompleksit industrial në Zveçan”, në Kongresi i VII-të Jugosllav për kiminë dhe tekonologjinë kimike, referat Novi Sad, 1983.

Shkoza, M.; Vitaku, A.; Rashani, Sh.: “Mundësia e pastrimit të ujërave të ndotura acidike të elektrolizës së argjendit”, Kongresi i VI-të jugosllav për kiminë dhe tekonologjinë kimike, referat Novi Sad, 1983.

Vitaku, A.; Rashani, Sh.; Shkoza, M.: “Mundësia e filtrimit eksperimental të gaseve të shkrietores së plumbit “Trepça””, në Kongresi i VII-të jugosslav për kiminë dhe tekonologjinë kimike, referat Novi Sad 1983.

Rashani, Sh.: “Variantet e ndryshimit të emisionit të SO2 në Termocentralet e Kosovës deri në vitin 2008”, në JKSK për energji dhe ekologji, Tubimi Shkencor, Energjia dhe ekologjia, Beograd, 10-12 dhjetor1986, Beograd, 1986.

Rashani, Sh.: “Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit gjatë prodhimit të termoenergjisë”, në Tubimi Shkencor, JKSK, Energjia dhe ekologjia, Beograd, 10-12 dhjetor 1986, Beograd, 1986.

Rashani, Sh.; Sadiku, M.; Muliqi, I.: “Shfrytëzimi i oksigjenit në proceset e djegies në furrat industrial”, në Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar, Mitrovicë, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 1986.

Sadiku, A.; Sadiku, M.; Rama, M.; Kotorri, A.; Rashani, Sh.: “Riciklimi i baterive transkacionare në ndërmarrje të vogla”, në Simpoziumi shkencor Ndërkombëtar, Mitrovicë, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.; Berisha, K.; Sadiku, M.: “Fillimi i trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë”,  në Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar, Mitrovicë, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.; Kelmendi, M.: “Kinetika e djegies së qymyrit me përmbajtje të madhe të materieve djegëse të avullueshme”, në Simpoziumi i Ndërkombëtar, 25-27 nëntor 2006, Tiranë, 2006.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.; Kelmendi, M.: “Karakteristikat fiziko-kimike të hirit nga Termocentralet “Kosova”dhe mundësia e shfrytëzimit të tij si mjet rregullues i pH- mjedisit së pulpës”, në Simpoziumi VI Ndërkombëtar, 24-25 nëntor Tiranë 2006, Tiranë, 2006.

Hoda, S.; Rashani, Sh.: “Prodhimi i CaO për përfitimin e kalciumit metalik me metodën Alumotermike”, në Simpoziumi VI shkencor Ndërkombëtar, Tiranë, 24-24 nëntor 2006, Tiranë, 2006.

Rashani, Sh.; .Hoda, S.; Sadiku, M.: “Monitorimi i ndikimit të deponisë së hirit të TC “Kosova””, në Mjedis, Takimi i tretë i Institutit Albshkenca,Tiranë, 1-3 shtator 2008, Toranë, 2008.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.: ”Hulumtimi i mundësisë së eleminimit të SO2 nga gazet e tymtarëve të TC “Kosova””, në Takimi i tretë i Institutit Alb-shkencë, Tiranë, 1-3 shator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.: “Hulumtimi i pastrimit të magnezitit nga kalciumi”, në Takimi i tretë i Institutit Alb-shkencë, Tiranë, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; Karakashi, E.: “Kinetika e tretjes së CaO nga magneziti nën ndikimin e temperaturës me tretësiren e Mg(NO3)2”, në Takimi i tretë i Institutit Alb-shkencë, Tiranë, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.:  “Magneziti dhe rëndësia e tij në industri”, në Takimi i III-të i Institutit Alb-shkenca,Tiranë, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Veseli, B.; Rashani, Sh.: “Ndikimi i deponisë “Gërmova” në ndotjen e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore”, në Takimi i III-të i Institutit Alb-shkencë, Tiranë, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Kerolli, M.; Zabërgja, F.; Rashani, Sh.; Visoka, H.; Kelmendi, M.; Uka, R.: “The level of concentration of lead, zinc, cadmium and nickel in urban soil of  “2 Korriku, Kosova””, në Journal of International Environmental Application & Science, Year 2008, Volume III (Issue I).

Hoda, S.; I. Fejza, I.; Rashani, Sh.; Avdullahi, S.; Hajra, E.: “Purification of magnesite from harmful materials with Mg (NO3)2 application prevention of the pollution of environment”, në Journal of International Environmental Application & Science, Year 2008, Volume III (Issue II).

Sadiku, M.; Rashani, Sh.; Shala, F.; Dushi, A.; Skeja, B.; Hoda, S.: “Ndikimi i temperaturave të ulëta në karakteristikat elektrike të baterisë”, në Takimi i IV-të Vjetor i Institutit Albshkenca, Tetovë, 31 gusht 1-2 shtator 2009, Tetovë, 2009.

Hoda, S.; Azizi, A.; Sadiku, M.; Berisha, K.; Rashani, Sh.: “Kinetika e procesit të ndarjes së kalciumit nga dolomiti me tretësirë të nitratit të magnezit”, në Takimi IV Vjetor i Institutit Alb-shkenca, 31 gusht 1-2 shtator 2009, Tetovë, 2009.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.: “Istrazivanje oplemenjivanja magnezitne rude”, në Kimija u Industriji-23/2009, s. 581-588, Zagreb, 2009.

Azizi, A.; Berisha, K.; Jusufi, S.;  Rashani, Sh.: “Formation of Disinfection by-Products (Dbps) and Strategies to Reduce their Concentration in the Water Treatment Plants in Perlepnica and Velekince – Gjilan”, në Conference on Water Observation and Information System For Decision Support, 25-29 May 2010 - Ohrid, Republic of Macedonia, Ohrid, 2010.

Bytyçi, R.; Berisha, K.; Rashani, Sh.; Jusufi, S.; Kastrati, L.: “Pollution of water from the lignit mines in the zones of coal uperficial”, në Conference on Water Observation and Information System For Decision Support, 25-29 May 2010 - Ohrid, Republic of Macedonia, Ohrid, 2010.

Sadiku, M.; Shala, F.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; B. Skeja, B.; A. Sadiku, A.: “Ndikimi i deponise se Parkut Industrial ne Mitrovice ne ujerat siperfaqesore dhe nentokesore”, Takimi i ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 02- 5 shtator 2010, Tiranë, 2010.

Gashi, S.; Gashi, Z.; Rashani, Sh.: “Presentation of technical analysis lignit Republic of Kosovo during th years 2008-2009 and detennination of his burning Kosova B”, Takimi i Pestë vjetor ndërkombetar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 02 - 05 Shtator 2010.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; Shaqiri, M.: “Uticaj opterecenja magnezitne rude s vecim udjelom dolomite”, Kemija u Industriji, vol. 59, nr. 10, str. 483-532. A1109-1111, Zagreb, 2010.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Shaqiri, M.; Sadiku, M.; Azizi, A.: “Kinetika kalcija iz dolomite”, Punimi i recenzuar, nr. 18 (KUl-18/2011).

Sadiku, M.; Shala, F.; Dragusha, B.; Rashani, Sh.: “The influence of the tailing in the Industrial Park in Mitrovica on polluting of Sitnica River”, në  Internacional Conference on Energy, Environment, Devices, System, Communications, Computers (EEDSCC' 11, Venecie, Italy, March 8-1 2011.

Kryetar i komisionit recensues për tekstet universitare

Agolli, F.: “Teknologjia kimike inorganike”, Botues ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1986.

Agolli, F.: “Metalurgjia me ngjyrë”, Botues ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1987.

Beqiri, E.: “Operacionet difuzive”, ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1988.

Beqiri, E.: “Operacionet mekanike”, Universiteti i Prishtinës, 1993.

Dispensa të autorizuara për shfrytëzimin e tyre nga studentët

Rashani, Sh.: “Teoria e reaktorëve kimik”, dispenë e autorizuar pët studentët e studimeve të rregullta në drejtimin e Inxhinierisë kimike, FXM, Mitrovicë, 1989.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e mjedisit”, për studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2004.

Rashani, Sh.: “Modelimi i proceseve”, për studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.: “Modelimi matematikor”, për studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2007.

Pjesëmarrje në projekte të ndryshme

Mundësia e aplikimit të kaolinës së Kamenicës në industrinë e gomës. Bartës projektit – BVI krahinore për shkencë.

Revidimi i projektit investues për përpunimin e granitite dhe kaolinës Karaçevë – libri I dhe II pjesa teknologjike.

Revidimi i programit investues, projektit kryesor të repartit për përpunimin e bentonitit në Viti, pjesa tekonologjike.

Revidimi i projektit kryesor dhe investues për përpunimin e gëlqeres pjesa teknike-teknologjike.

Revidimi i projektit SH.H: Mundësia e zëvendësimit të sulfatit të aluminit me sulfatin e hekurit me rastin e përzirjes së ujit në RE “Kosova”.

Revidimi i projektit SH.H:Valorizimi i komponenteve të dobishme nga leucitet Visoça, Viti – bartës i projektit OP Instituti për PB-Zn Zveçan.

Tekste të përkthyera nga gjuhët sllave në gjuhën shqipe

Kimi e përgjithshme dhe inorganike 4, nga serbishtja, tekst për shkollat e mesme.

Kimi analitike, nga kroatishtja, tekst për shkollat e mesme.

Kimi fizike me elektrokimi, nga kroatishtja, tekst për shkollat e mesme.

Kimi organike 4, nga boshnjakishtja, tekst për shkollat e mesme.

Përfundim

Prof. dr. Shefqet F. Rashani ishte në mesin e dijetarëve shqiptarë, që mbaroi të gjitha nivelet e shkollimit, duke filluar nga shkolla e mesme teknike, studimet pesëvjeçare për Teknologji-inxhinieri kimike, studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës, me sukses të shkëlqyeshëm dhe në afate rekorde. Ishte i njohur për cilësi dhe zbatim të diturisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë qendra studimore në ish Jugosllavi dhe në Europë.

Prof. Dr. Shefqet F. Rashani ishte udheheqës shkencor (mentor) në shumë tema të diplomave për studimet e rregullta tre dhe pesëvjeçare, për studime pasuniversitare (tema të mgjaistrturave dhe masterave), e gjithashtu edhe për studimet e doktoraturave. Si autor apo koautor, i ka te publikuara njëzet punime shkencoro-kërkimore në buletinët ndërkombëtarë, ndërkaq shtatëdhjetë punime shkencoro-kërkimore i ka të publikuara në buletinët vendore. Dias punime të tij u cituan në tekstet vendore dhe ndërkombëtare, kryesisht të atyre nga lëmia “Termodinamika dhe inxhinieria e reaktorëve kimik” por edhe të lëmive tjera të ngjashme.

Autor dhe koautor i hartimit të shumë projekteve dhe elaborateve kërkimore-shkencore.

Kontributet e Prof. Dr. Shefqet F. Rashanit janë të njohura dhe të vlerësuara nga institucionet përkatëse brenda dhe jashtë vendit.

Bibliografia

Rashani, Sh.: “Termodinamika inxhinierike kimike”, Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, Prishtinë,1987.

Rashani, Sh.: “Përmbledhje detyrash nga Termodinamike inxhinierike kimike”, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, Prishtinë, 1988.

Rashani, Sh.: “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2010.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e reaktorëve kimik dhe biokimik”, 2011.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria ushqimore”, 2012.

Buletini i FXM, Mitrovicë, 2010.

Dokumentacion nga arkivi i Universitetit “Isa Boletini” FXM, Mitrovicë, 2025.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx