E marte, 21.04.2026, 09:26 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: S'kemi alternativë për të votuar

E diele, 08.03.2026, 07:27 PM


Petrit Dibrani:

Të dashur qytetar,

Besoj tanimë e keni kuptuar, se përpos që s'kemi alternativë për të votuar, po e shohim edhe "PASQYRËN E TURPSHME" të Republikës, gjë që po shihet se janë, "politikanët-pushtetar" të gërditshëm.

Mjerisht, "pushtetarët tanë" për teket e tyre dhe interesin personal për pushtet dhe KURRË, asnjëherë deri tani për qytetar e shtet.

Vendin tonë, Republikën e Kosovës e dërgojnë në zgjedhje, pasiqë nuk kanë qenë dhe nuk janë, të interesuar për zgjidhje, respektivisht për mirëqenien tonë, të qytetarëve.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, fatkeqësisht po mbijetojnë dhe nuk po jetojnë, përderisa k'ta "pushtetarët", e shpenzojnë buxhetin tonë të përbashkët, të taksapaguesve që jemi t'gjithë ne si qytetar, përpos "PAGAVE TË MAJME" edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të shpeshta e të panevojshme, që kanë mundur të evitohen!

Ne po mbijetojmë duke u bërë LYPSAR, përderisa disa "pushtetar", janë bërë milioner mbi kurrizin e qytetarëve dhe as që mendojnë, e lëre më të brengosen apo mundemi në të MBIJETOJMË, kuptojeni, (JO) të jetojmë, mirëpo të MBIJETOJMË!

TURPI JU KA MBULUAR QYSH MOTI, VEÇSE TANI JENI BËRË TË GËRDITSHËM DHE TË PADURUESHËM, politikan të paskupull...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx