E marte, 14.04.2026, 08:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Demokracia Shterpë

E hene, 02.03.2026, 07:44 PM


Shyqyri Fejzo

Demokracia Shterpë

Ne pritëm shumë nga demokracia

Nuk dëshëronim ndodhi të beftë

Por nuk e heq dera tek Shqipëria

Demokracia na doli krejt shterpë

Pjelloria në dele e dhi në blegtori

Me demokracinë si dy pika ujë

Që flitet e ushtrohet  në shoqëri

Qoftë për ligjin apo për bujë

Barinjtë dinakë  dikur raportonin

Kështu e ka traditë kjo blegtoria

Një polli, një shtiu, një shterpë vetiu

Tamam si tregon sot demokracia

I pari që udhëhoqi luftën, polli

Komunisti antikomunist shtiu

Ky i gjati si piperi mbi pilaf dolli

Por çe do! Mbet shterpë vetvetiu

Në fillim të kulloheshin ujrat e saj

Shoqëria e politika nuk do lëngonte

"Kërkojmë dhëmbin e krimbur pastaj

Të shihni ç'do i bëjmë që sonte!"

Dhe si thanë ashtu e bënë vërtet

Rusmali, Islami "kushtutën përsosën"

Ju kujtohet besoj viti dymijë e tet

Demokracinë keq  e katranosën

Të dy "heronjtë"më pas u takuan

I rrahën përsëri gjokset njëri-tjetrit

Pastaj polet politike i ndërruan

"Tani do kënaqen të rinj e të vjetrit"

Eh! Sa kleçka paska kjo bota jallane!

Çudi që del shterpë puna e demokracisë

Autorët ishin spec u gëdhinë patllixhane

E nga ata pritej mbarësia e Shqipërisë.

Sa pak njerëz të aftë e shumë kopukë

Në vendin tonë të varfër e të mjerë

Njëmbëdhjetë pleq e dymbëdhjetë çibukë

Në kokën e qerosit të gjithë berberë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx