Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së!
E marte, 10.02.2026, 06:57 PM
Prof. Blerim Latifi:
Prokurori
akuzon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin se kanë sjellë shtatë RPG për të sulmuar
stacionet policore serbe.
Mjafton
ta dëgjosh këtë akuzë për të kuptuar absurditetin e saj. Me një akuzë të tillë,
praktikisht do të mund të ngarkohej penalisht secili pjesëtar i UÇK-së. Dhe,
besoj fort se për të gjithë ne një akuzë e tillë nuk do të ishte arsye për
turp, por për krenari.
Po,
ne kemi qenë në Shqipëri për të marrë armë.
Po,
kemi organizuar rezistencë të armatosur.
Po,
kemi luftuar kundër një regjimi fashist dhe gjenocidal, si ai i Sllobodan
Millosheviqit.
Këto
nuk janë krime, por fakte historike të një lufte çlirimtare.
Pa
armë nuk do të kishte rezistencë, dhe pa rezistencë nuk do të kishte liri.
Kjo
akuzë do të kishte kuptim vetëm sikur të formulohej nga një prokuror i regjimit
të Millosheviqit, i cili i quante terroristë të gjithë ata që i rezistonin
dhunës shtetërore serbe.
Por
është thellësisht antijuridike dhe antimorale që sot e njëjta logjikë po
riprodhohet nga një gjykatë që, formalisht, vepron në emër të Kosovës dhe të
drejtës ndërkombëtare.
Duke
kriminalizuar sigurimin e armëve për rezistencë, nuk po gjykohen vetëm individë
të caktuar, por po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e
UÇK-së.
Kjo
nuk është drejtësi, por rishkrim i historisë nën presion politik, ku agresori
dhe viktima barazohen, ndërsa rezistenca
kundër shtypjes trajtohet si krim.
Nëse
kjo akuzë pranohet si e drejtë, atëherë duhet pranuar edhe një e vërtetë
tjetër: se liria e Kosovës paska qenë një vepër penale.
Dhe
ky është një përfundim që as historia, as drejtësia, e as ndërgjegjja e një
populli që ka përjetuar represion, nuk mund ta pranojnë.
Kurrën
e kurrës.

Prof. Blerim Latifi me bashkëluftëtarin Nehat Shala, Koshare, maj 1999









