E enjte, 05.02.2026, 01:43 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Hajdutët e shtetit “të përbashkët”

E merkure, 04.02.2026, 06:55 PM


HAJDUTËT E SHTETIT

TË “PËRBASHKËT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Populli, nuk është hajdut. Edhe, pse: brez pas brezi, shkaku luftës të partive politike për pushtet dhe pasuri, ka lindur edhe hajdut. Arsye, se: ka qenë i detyruar të dalë maleve kaçak për të ekzistuar përtej Ditës Nesërme. Pushtimeve me shekuj të “vëllezërve” dhe “miqëve” historik të Perandorisë Osmane dhe “Serbisë Madhe”, të cilët edhe i lindën hajdutët mes shqiptarëve. As hajnat me bandat kriminale nuk janë hajdutë të popullit shqiptar. Hajdutët më të rrezikshëm për shoqërinë, shtetin, dhe popullin shqiptar, janë politikanët e shtetit të “përbashkët” me partitë politike, dhe institucionet partiake me pakicë dhe shumicë antiligjore. Gra e burra të arratisur dhe dalldisur pas posteve partiake dhe psurisë. Armiqë të arsimit, kulturës dhe Letërsisë Shqipe. Themelet e një shteti demokratik, shoqërie, janë: arsimi, kultura dhe letërsia.

Nuk ka faj shteti i “përbashkët”, por populli që me vite pavetëdije symëshelë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare ua japin votën e lirë demokratike partive politike këmbekrye në Legen. E, ato në pushtet dhe opozitë me duar e këmbë, ditenatë e vjedhin popullin. E mjelin, si unë dikur fëmij dhe bari dhentë me kusinë plotë me tambël nën dardhat gorrice te “Jasakët e Tikeve”, në Katundin Cërvicë të Kërçovës. Kusinë plot me tambël t’ia dërgoj Nanës në Shtëpi ta bëj kos, tundi në puti qumësht për familjen. Sot, nuk na vjedhë armiku historik me shekuj dhe vite në pushtet, por vetëvetja si popull shqiptar. Partitë politike shqiptare me “Din e Iman”.

Nuk ka faj Sot, shteti i “përbashkët”, as partitë politike në rolin e argatëve të shitur për poste partiake dhe pak para në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” ende ish juygoisllav, por populli që vite me radhë ua jep votën e lirë demokratike hajdutëve. Fatkeqësisht, ende popull pa vetëdije.

Hajdutët e popullit, sa herë mbesin pa lekë në Qeveri, mesdite hamllave e vjedhin këmbeduar popullin. Korrupsioni, pas porte me të dyja duart i rrokë për fyti. Hajdutëria, shovenizmi dhe urrejtja. Bythekrye, në fushëbetejë të mejdanit i ndërsejnë në dyluftime partizanët e tyre partiak, duke i futur në një thes kanapi: kryeministrat e “vëllazërim-bashkimit”. Jo, edhe kryeministrat e premtuar shqiptar me vite të partive politike shqiptare, vite me radhë para kamerave televizive: zgjedhjeve lokale dhe parlamentare: kryeministra, ministra të ngarkuar me thasë përmbi thasë në Qeveri. Deputetët e popullit, kryetarët e komunave... Pavetëdije, se: në sistemin komunist ish jugosllav kanë pasur edhe kryetarin shqiptar të Jugosllavisë. Edhe, atë: shkrimtar, Sinan Hasanin. Autorin e parë të romanit në gjuhën shqipe: Rrushi ka nisë me u pjekë, në Kosovë (1957). Rrush, që edhe Sotekësajdite, ende nuk piqet për popullin shqiptar.

Tendera partiake me shuma marramendëse materiale, duke ua shpërndarë familjarëve të tyre dhe hajdutëve të partive politike, ende pa kanalizime. Rrugë dhe parkingje. Bërlloku, që u rri nateditë mbi kokë para dere me muaj. I mbushën parqet e gjelbërimit me tela dhe ferra, që i mbolli sistemi komunist me barë dhe pemë. E, ky i sotshmi ”demokratik” i preu dhe i shkuli me rrënjë. Trotuaret e këmbësorve i uzurpuan me makina të vjetra jashtëpërdorimi, dhe i kanë shndërruar në parkingje. E, nga një shkurti i vitit 2026 me sistemin ”Qyteti i Sigurt”(?!) do ta plaçkisin popullin edhe me dënime komunikacioni në rrugë. Popull shqiptar, që ende është nën nivelin e egër të sistemit arsimit dhe kulturës ish jugosllave.

“Safe City” ka për qëllim parandalimin e shkeljeve në komunikacion, uljen e aksidentëve dhe mbrojtjen e jetës të çdo qytetari. Ky sistem nuk është krijuar për të dënuar qytetarët, por për të mbrojtur jetën e njeriut dhe për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit”.

VLEN thekson se është veçanërisht e rëndësishme që gjuha shqipe është pjesë e këtij sistemi, duke garantuar qasje të barabartë dhe informim të qartë për të gjithë qytetarët.” Popull shqiptar, i cili përpiqet me këtë premtim të partisë politike në pushtet pas luftës politike partiake për poste partiake, pasuri personale dhe familjare. A, u bindët më në fund, se: Gjuha Shqipe është zyrtare dhe e “barabartë në shtetin e “përbashkët”?!

Kamerat me sistemin “Qyteti i Sigurt”, përveç makinave dhe gabimet e shoferëve me një plumb i vrasin dy “armiqë”, regjistron edhe lëvizjet e banorëve nëpër qytet. Jo, rastësisht janë vendosur me shumicë në Kumanovë, Tetovë dhe lagjen e “Çairit”. Vetëmse, nuk i regjistron hajdutët e partive politike. Pse jo, edhe mbushjen e buxhetit të shtetit. Dhe, pas Vitit Ri edhe me dënime tatimore pa asnjëfare paralajmërimi, duke bllokuar llogaritë rrjedhëse në bankë të qytetarëve edhe në gjuhën shqipe. Konfiksimin e pasurive të patundura dhe të tundura. Ose, rrëzimin e shtëpive të ndërtuara pa “leje” e me leje të shqiptarëve...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx