Kulturë
Bashkim Saliasi: Pashallëqet e mëdha, vepër letrare e Ismail Kadaresë
E premte, 23.01.2026, 06:54 PM

PASHALLËQET E MËDHA, VEPËR LETRARE E ISMAIL KADARESË
Përjetime
Nga
Bashkim Saliasi
Në
veprën letrare, “Pashallëqet e mëdha”, nënpunësin e pallatit të ëndërrave,
shkrimtari Ismail Kadare, e përshkruan me një penë të hollë, në të gjitha
skenat që luheshin në Kancelarinë e Stambollit gjatë mbretërimit të Perandorisë
Osmane në kurriz të popujve, që gjendeshin në varësi të saj dhe veçanrisht të
popullit shqiptar.
Në
qendër të veprave letrare vendoset pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena, që për
shumë vjet i doli kundra Sulltanit.
Në
këtë vepër Kadareja trajton kontributin e familjes së Qupërlinjëve, të cilët i
dhanë Perandorisë pesë kryeministra dhe disa vezirë. Tematika e trajtimit të
Kadares fletë për botën e brendshme të personazheve që i shërbejnë me besnikëri
Perandorisë dhe nuk u bie në mendje, të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre.
Pashai
Janinës, që i doli kundra Sulltanit kishte ngjallur te turqit një ndjenjë
ankthi dhe frike dhe ata, edhe pse i prenë kokën në moshën tetëdhjetëvjeçare,
prapëseprap ndiheshin të poshtruar që nuk e mundën dot sa qe i ri.
Me
penën e tij të hollë shkrimtari Ismail Kadare ironizon pushtetarët turq; …”sytë
janë pasqyrë e shpirtit dhe pastaj kishte shtuar se, sipas kësaj thënie, ishte
e kotë të kërkoje njgjyrën e syve te një njeri, që s’kishte pasur kurrë
shpirt”.
Sarkazma
që përdor shkrimtari tregon, se shumë njerëz i shërbejnë verbërisht njerëzve me
pushtet që i paguajnë me thërrime dhe kur vjen fundi i hedhin në koshin e
plehrave.
Shumë
perzonazhe që shkrimtari përshkruan në libër nuk dinë shkrim e këndim dhe Perandoria
mundohej me çdo kusht që ta kushtëzonte përhapjen e kulturës së kombeve që
kishte vënë nënë zotrimin e saj.
…
“Librat janë si femrat, vetëm se nuk kanë seks”.
Kur
lexon “Nënëpunësi i pallatit të ëndërrave”, bindesh për hipokrizitë që ndodhin
brenda istucioneve famkeqe të spiunazhit dhe kundërspiunazhit. Të gjithë
njerëzit që punojnë në këto istucione jetojnë me ndjenjën e frikës dhe kur
ngrihen në karier, ç’do kush mendon fundin.
Heroi
kryesor Ebu Qerimi edhe pse arrin të kapi majat në karier nuk shmang ëndrrën e
cila do ti sillte fatkeqësi dajës së vet. Lufta brenda llojit është shumë e
ashpër dhe gjithkush mendon të ngrihet në karier, nuk e vret mendjen për
fatkeqësit që u ndodhin të afrmve të tyre.
Sa
analogjike është vrasja e Alqi Kondit në vitet e para të çlirimit dhe e motra,
Vitua, i vëllai, Pirrua dhe kunati Hysniu, të cilët nuk e vranë mendjen se si u
vra njeriu i tyre, por bënë karier për pesëdhjet vjetë dhe asnjë herë nuk doli
në shesh e vërteta.
Po
e njëjta ngjarje ndodhi dhe në vitin 1928, kur vritet Çerçiz Topulli dhe Bajua
zgjidhet Kryetar Bashkie në Gjirokastër dhe nuk mundësoi sjelljen e eshtrave të
të vëllait në qytetin e tij, por ato u sollën vetëm pas vdekjes së tij.
Skena
të ngjajshme ndodhën dhe pas viteve ’90, ku u vranë Zef Boci, A Hajdari,
Trebicka, Sokol Olldashi, Xhindi në Rroskovec etj, dhe kohët e fundit vrasja e
Prekurorit në sallën e gjyqit. Asnjë përpjekje për të dënuar fajtorin, por
veçse fjalë e vetem fjalë.
Në
periudha të caktuara, përsëritet skena të ngjajshme të cilat shoqërohen me
ngritje në detyrë të pjestarëve të familjes apo dhe të afrmve të viktimës ashtu
sikundër është heroi i veprës Ebu Qermi.
Bota
e ëndrrave që përshkruan Kadareja, është një botë reale, ku gjithë njerëzit
ëndrrojnë të arrijnë majat, por njëkohësisht ëndrrat janë ato që i
paralajmërojnë që të jenë të kujdesshëm, se një ditë do lajnë të gjitha
prapsitë që kanë bërë gjatë karierës së tyre.
Duke
shkruar këto rreshta veshi dhe syri më kapi në ekranin e televizorit, në Top-Çenell,
se si një profete me emrin Anila shëron sëmundjen e kancerit. Pamja e saj e
jashtme fliste për një mashtruse ordinere, që populli nga halli kërkon derman.
Në të gjitha pjesët e trupit të saj shikoje veç unaza dhe varse floriri që
tregonin se me mashtrimin që u bënte njerëzve prfitonte në kurriz të tyre, të
ardhura monetare.
Mendja
më shkoi në vitet e para të ’90 kur një fshatar nga një fshat i Skraparit,
mashtroi kushedi se sa persona duke u hequr njësoj si zonja Anila dhe
pretendonte se shëronte sëmundjen e kancerit.
Nëse
këta persona hiqen si profetë dhe shërojnë njerëz përse punojnë me lekë?
Për
habin time bashkëbiseduesit në ekranin e televizorit ishin dhe njerëz të
shkencës, por asnjëri se mori mundimin dhe ta pyeste këtë zonjë: -deri sa ju pretendoni
se jeni profete dhe ndihmoni njerëzit në nevojë përse u merrni lekë këtyre
hallexhinjve.
Kam
lexuar Kuranin dhe Biblën dhe nuk kam gjetur në asnjë paragraph ku të shkruhet;
- se profetët ndihmonin njerëzit më lekë. Bamirësitë janë dhurat e Zotit dhe
populli ta shpërblenë mirësinë pa i kërkuar shpërblim. Të tilla mashtrime nga
njerëz të tillë, që shpallin vetem e tyre profet nuk janë të rrall në vendin
tonë pas viteve ’90. Nëpër qytete dhe fshatra gjen “mashtrues” sa të duash,
të cilët hiqen si profetë që shërojnë njerëzit nga xhendet…
Lind
pyetja për këta profetë: -Përse nuk paraqiten në qëndrat spitalore dhe të
afrojnë ndihmën e tyre njerëzve në nevojë dhe shteti t’i paguaj për shërbimin
që kryejnë?
Pas
demaskimit që iu bë zonjës “profete” në studjo, zonja largohet në mënyrë
demonstrative duke kërcënuar djalin që iu kundërvu me fjalët se, -ti do jesh i
pari” – që do të vish te unë.
Ja
pra, çfarë mësojmë nga leximi i kësaj vepre të shkrimtarit Ismail Kadare, se
mashtruesit kanë qenë, janë dhe do të jenë në çdo kohë, por njerëzit duhet të
lexojnë dhe të përgatiten për jetën për të përballuar vështirësit e saj nga ana
shëndetësore në vite dhe mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve
pashpirt...
Tiranë/21/01/2026









