E shtune, 24.01.2026, 05:39 AM (GMT)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Të mos humb origjina

E premte, 23.01.2026, 06:49 PM


Të mos humb origjina

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Zoti më zhvilloj shqisën e gjashtë

Historinë ta shkruaj që nga koha e lashtë

Ta tund e ta shkund si në sitë të mëndafshtë

Kur ta lexoni, t'u duket si mjaltë...

O Zot, o Zot të qofsha falë!

Heronjte Ti mi solle si të gjallë...

Se Ti, o Zot, e mësove njerëzinë

Djalë pas djali të trashégoj origjinë.

Të ruaj toponimet, horonimet, oronimet

Që t'i kemi të fresketa kujtimet.

O Zot, të falem, se më dhe guxim,

Më dhe mprehtwsi në mendim,

Më dhe dashuri për vendin tim

Më dhe dashuri për shpirtërim...

Për heronjtewe kombit mw jep krenari

Pér tw përballuar armikun më jep trimëri

O Zot, ti më solle në Trojvogjél

Buzë Drinit të Zi në Dibër  të Vogël

Në Kuke- Kastriot, në qytetin Emafja

Kur nata e ndriçon naten me rreze të arta

Nga kënga e bulktheve të largohet lwngata

Shikon sa të mprehtë e ka tehun shpata

Këtë shpate e mbante Gjergj Kuka

Me këtë shpate, njëqind kundwrshtarë i mundka...

Gjergji, që i vogël u rrit në Muresa

Duke lodruar livadheve plot lule të bukura

Babai i Gjergjit ishte Pal Kuka,

Ishte kryefjaltori i Gjon Kastriotit, fis mbreteror

Kuku dhe Kastriotit ishin djemtë e Mbretit Kidni

I madhi Kuku, i vogli Kastrioti, siç e dini.

Mbretëria e Kidinit ishte lugina e Drinit të Zi

Me shumé fortifikime, nga Lura në Ohri.

Kryefjaltori ishte si ministri i jashtëm sot

Pal  Kuka per mençuri bëri emër në boté.

Në Kastriot ishte Gjergj Kastrioti

Në Kuke ishte Gjergj Kuka

Të dyve fuqi hyjnore u fali Zoti

Në vwllazwri jetuan mot pas moti...

Gjergj Kuka mbante në dorë dy shpata

Në betejë sulej si shqiponjé me flatra.

Të dy Gjergjwt ngjanin me njwri tjetrin

Nuk i dallonte, po të pyesje dhe më të vjetrit.

Të dy Gjergjët i mori peng Sulltani

Kur në robëri ra i gjithë vatani.

Sulltani mori peng treqind djelmosha dibranw

Të cilët dhe në Turqi i qëndruan njeri tjetrit prané...

U rritën në shkollat e jeniçerwve

Kwtu kaluan momentet e tmerreve

Se stwrviteshin si besnikw të Sulltanit

Vuajtjet t'ia tregonin vetëm varrit

Treqind dibranw iu bënë krah Gjergj Kastriotit

Në beteja të rrezikshne që i shwrbenin Perandorit.

E mbronin nga kurthet qw i ngrinte mizori

Dufe urrejtjeje u dilte nga krahërori.

Por erdhi Dita në betejen e Nishit

E braktisi ushtriné e perbindeshit

E la ta shkatérronte Huniadi

Të kthehej në atdhe e solli fati.

Për shtatë ditë erdhi në Trojvogjël

Nwnw Vojsavwn të larguar, e gjeti në votër

Në kullë të Gjonit, të Kodër Geshtenja

Aty ishte gjaku, aty ishte rrenja

Në krahë iu hodh motër Mamica

Mireseerdhe vella! Sa shumë të prita!

...Për keto të vërtetë të thëna

Ka shkruar dhe Barleti e Valterana

Pas kthimit në Atdhe u be hata

Sulltani mesyu me ushtri të mëdha

Gjergj Kuka i qëndronte gjithmonë në krah

Siç të qëndron më i miri vella.

Por erdhi Ballabani pjellw e djallit

I zuri rob tetë gjeneralë në betejen e Vajkalit.

Midis tetë gjeneralwve ishte Gjergj Kuka

Kur dëgjoi plaka në vatwr iu thye furka...

Më të mirit luftwtar iu thye shpata

Dita u bw mw e zezë se nata...

Ballabani festoi hareshëm

Se zuri në kurth Gjergjin e tmerrshëm

Lajmin ia nisi Sulltanit atë dite tw motit

Prit, se po të sjell Gjergjin e Kastriotit!...

Me njeri tjetrin të dy Gjergjët ngjanin

Tetë gjenetalë provuan zidanin

Ua lwshuan qentë që ti hanin.

Asnjeri nuk rwnkoi, nuk nxorri fjalë

Edhe kur xhelatet i ropwn të gjallë!

Gjergj Kukut nuk po i dilte shpirti

Megjithëse në tortura trupin ia cfiliti

O katili! Barbar Sulltani!

Gjergj Kastrioti është në ballë vatani!

Në krah, besnik, i rri vëllai im Rajani

Si Ali Pasha fundin do të ketë Ballabani.

Skënderbeu sa nuk plasi nga hidhwrimi

Mbi Ballabani lwshoi një të rëndë mallkimi...

Shigjeta e Aleksit trimit harkëtar

Ballbaniit jetën ia ka marrë

Të dëgjuara janë këto histori

Po ku janë rrënjët e Gjergjit pak njeri e di

Duhet të zbresësh në Trojvogjël

Buzë Drinit të Zi në Dibër të Vogël

Të prehesh në bahçen e Kolës

E nën hijen e manit të Gjon Kolës

Dibranët e kanë të mirë një zakon

Emrin e të parëve fëmija i trashëgon

Bë vitin 1470, Trak Trojvogjli mund të shuhej krejt

Për të mos u nënshtruar rrinte në shpellë

Masakra turke, vdekjen kishte sjellë

Djali i vetëm që mbeti gjallë nga fisi

Për t'u martuar u bë, trupin si qiparisi

Duhej të pranonte të kthehej në mysliman

Ti jepje katolikut vajzë quhej haram...

U detyrua të pranonte kushtet Traka

U martua Kola dhe nisi dasma

Kolës i lindën katër djem

Tash emrat myslimanë do t'i kenë

Dhe u quajt Arifi I Kolë=Trakës

I dyti, Demiri i Kolë =Trakës

I treti Hasani I Kolë- Trakës

I katërti Rizani i Kolë-Trakës

Mbiemri Trojvogjël u shua si me magji

Tash Koltraka është mbiemri i ri

Aq e egër qe shtypja dhe dhuna

Sa qumështin e nënës ua nxirrte nga hunda.

Kurse mua sot më ka dalë frika

Historitë t'i shkruaj të bardha si drita

Do të futem thellë, të vete te origjina

Toponimet, hidronimet, oronimet

Mi vërtetojnë mua sot shkrimet.

Ndaj çdo ditë i lutem Zotit

Të mos humb kurrë origjina e Kuke Kastriotit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx