Mendime
Sevdail Hyseni: Fantazma në Preshevë
E diele, 18.01.2026, 06:50 PM

Fantazma në Preshevë
Satirike
Nga
Sevdail Hyseni
Fantazma
e Prishtinës drejt Karaçevës,
E
kalon kufirin, cep më cep Preshevës.
Ndalet
n’Bujanoc n’Këshill Kombëtar,
Të
shoh pse projektet nuk ecin mbarë?!
Erdhi
diku pas mesnatës me këmbë dhie,
Me
maskë të bardhë dhe zhduket si hije.
Para
se të ndahet nga ky farë institucioni,
I
tha disa fjalë, që mirë mund t’i kuptoni.
-
Mos kini frikë! Jam si pasojë, jo shkak!
Kur
projektet ngecin, dikush bëhet merak.
Milionat
avullohen si mjegulla n’mëngjes,
Komisionet
heshtin, për një grusht interes.
Fantazma
tha me buzëqeshje karakteristike:
-
Ju s’keni aspak nevojë për thirrje publike.
Projektet
lexohen, por s’dëgjohen as kapen,
E
fituesit dihen para se konkurset të hapen.
Komisionerët
thanë:- Ne zgjedhim në letër,
Por
sa i përket fituesit, vendos dikush tjetër.
Fantazma
u përkul e tha me një ton të lehtë:
-
Për derisa Ju të jeni dekor, unë jam realitet!
Prandaj,
para se të zhdukej, e la një porosi:
-
Nëse s’ndryshoni, do të më shihni përsëri.
Ashtu
të maskuar, me këmbë e bisht dhie,
Institucioni
që s’ndryshon, kthehet në hije!
E
Fantazma iku siç erdhi - pa lënë gjurmë,
Por
la pas të qeshura, që ndiqen me zhurmë:
-
Ah, mos qenka diçka, që dje ne fantazonim,
Apo
pasqyra reale, të cilën s’duam ta shohim?
(Karikatura marrë nga
interneti)









