E diele, 18.01.2026, 11:45 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: A duhej që shqiptarët ta kishin Simon Wiesenthalin e tyre?

E diele, 18.01.2026, 06:50 PM


A duhej që shqiptarët ta kishin Simon Wiesenthalin e tyre?

Nga Fahri Xharra

Luftërat janë krime; kush i pushtuar e kush pushtues , kush vrasës e kush i vrarë, kushpërdhunues e kush i përdhunuar . Këto janë rregullat e luftës. Ato ndodhin dhe kanë përtë ndodhur gjithmonë, nuk ka prerje kohore ,se tani  njerëzimi e arrijti këtë apo atë niveldhe luftërat mbesin vetëm histori. Njerëzimi e "shpiku" denimin për fajtorin . Dhe fajtoriduhet dënuar; ai dënohet për ato që i ka bërë dhe t`ii pet mend të tjerëve që nuk duhetpërseritur. Por?

Ku ishte qëllimi I shefit të Eulexit ? Apo neve na shkonte për shtati që mos t|i ndjekimvrasësit nga Serbia? Dikush kishte dorë këtu. Arkani, ishte I pa njur per Eulexin? Po arkanat tjerë? 14 mijë vrasje të civilëve nuk janë kryer nga një njeri . Po 20 mijë femratë dhunuara, kush I përdhunoi? Po mbytjet në bunarët e Kosovë kush  i kreu ? (https://gazetadielli.com/si-na-mbyten-ne-puse-si-i-mbuluam-puset-e-vdekjes, I(Materiali eshte nga libi "Josef Martinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999")

"Psikolog me profesion, , shefi i EULEX-it Bernd Borchard ish ambasadori gjerman nëShqipëri, tha se "Pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte të kryera kundërshqiptarëve të Kosovës gjatë luftës janë serbë të Kosovës, ose shtetas serbë. Por atanuk janë më në Kosovë".  Sipas shefit të EULEX-it, secili vrasës në botë mund të vij nëKosovë, ta vras një shqiptar, të ik nga Kosova, të kthehet në vendin e tij, dhe Kosovanuk mund ta ndjek sepse "Gjyqësori i Kosovës (përfshirë EULEX-in) mund të kryejëhetime kundër kryesve të pretenduar të krimeve, por ka juridiksion vetëm në Kosovë.

Kjo më shtyri që në vitin 2013 të kërkoja Simon Wiesentalin shqiptar të Kosovës. Por ne nu e donim? Po Shqipëria pse heshti ?

"Qendra Simon Wiesenthal, me zyre në Nju Jork u krijua më 1974  me emrinNazigjuetarët e Simon Wiesenthalit.Sipas statusit të tyre kjo është :" Një organizat përmbrojtjen e të drejtave  Hebreje të njeriutme qëllim të riparimit të botës një hap në njëkohë.Qendra mirret me edukimin e gjeneratave të reja , kundër semitizmit , kundërterrorizmit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të tyre ,mbrojtjen e sigurisëse Hebrenjve në mbarë botën dhe  mësimin e gjeneratve të reja se ç`ishte Holocausti."

Pas Luftës së Dytë Botërore (1939- 1945) ,liderët e Gjermanisë Naciste u gjykuan nëPallatin e Drejtësisë në Nyrenberg. Gjyqi Ndërkombëtar Ushtarak e filloi punën me 25 Nëndor 1945 dhe  gjykimet u shpallën me 1 tetor të vitit tjetër

Gjykata i denoi 23 liderët e Nacizmit për ; konspiracion , krimi kundër paqës , krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër Nacistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruar,si urdhëresa, raporte,manifeste,letra dhe ditarë: Në mesin e tëdenuarëve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit Hermann Gëringu (1893-1946) të cilinkorrespondeti i New Yorkerit e cilësoi si : "truri pa ndërgjegje"....

Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj Nacist u gjykuan ,tëtjerët mundën të ikin. Disa u arratisen nge Gjermania dhe ishintë zotët të mëshefnidentitetin e tyre. Por sidoqoft bukur shumë prej tyre më vonë u këthuen me zor :Me1947 Hermann Hoess , Komandanti i Auswitzit e gjet , u gjykua dhe u egzekutua ne Poloni me 1947.

Ne patëm luftë ,patëm gjenocid,krime kundër njerëzimit , dhunime dhe përdhunime,djegëje ,deportime .Dikush u gjykua , dikush u denua. Koha ecën dhe duhet tëpajtohemi me fatin.

Simon Wiesenthali e vazhdoi punën e tij në gjetjen dhe zbulimin e atyre që ishinpërgjegjës dhe fshiheshin me emra të rrejshëm nëpër botë. Bota nuk duhet harruarHolokaustin!

Sukse i tij ishte shumë i madh.

"Por, mbasi që Kosova nuk i ndjek vrasësit e vet (se nuk ia lejon Ligji i vet), as Serbia nuk e ndjek vetveten. Infrastruktura ligjore e Kosovës nuk i mundëson EULEX-it që tëndjek vrasësit serbë të shqiptarëve jashtë Kosovës, por i mundëson EULEX-it që tëndjek, të zë dhe të arrestojë për krime të luftës vrasësit shqiptarë të shqiptarëve. Dhe, të ndjek shqiptarët që i ndjek edhe Bosnja, për shembull. EULEX-i ka të drejtë ta ekstradojë Naser Kelmendin nga Kosova në Bosnje, por nuk ka të drejtë ta ekstradojënjë vrasës serb të shqiptarëve nga Serbia në Kosovë!  ( Kimete Bersisha ,"Mbledhësi ieshtrave")" Ligje nuk paskem . Ok.

Por a e kemi Simon Wiesenthalin tonë i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata qëkryen krime ; që së paku të mbesin shënimet për brezat e ardhëshëm ; që së pakugjeneratat tjera të tmerrohen nga ajo që e pësuan paraardhësit e tyre?

Mos të ndodhë që dikur të na krijohen rrethanat historike asi lloje që ti shpallim serbëtshpëtimtar.

Fahri Xharra, Gjakovë,2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx