Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kryezoti ynë i shënoi kohët me shenja
E shtune, 17.01.2026, 03:50 PM

Ndue Ukaj:
Në
një ditë si kjo, në 17 janarin e vitit 1468, vdiq kryezoti ynë. Atë ditë filloi
një dimër i egër e i gjatë me acar për kombin tonë.
Kombi
ynë eci shekuj e shekuj nëpër errësirë, me dritën e kujtimeve të tij.
“Gjergj
Kastrioti i duhet Shqipërisë, jo si luks, por si gur i themelit. Koha e kishte
treguar se pa Shqipërinë ai jetonte, kurse Shqipëria s’bënte dot pa të”- thotë
Ismail Kadare.
Sot,
dua ta kujtoj Kryezotin tonë, me një poezi nga libri im “Mund të jetë si në fillimet e koheve”.
Kryezoti
ynë i shënoi kohët me shenja
Kryezoti
ynë i shënoi kohët me shenja:
diku
vuri një kryq
dhe
një tryezë për darkën e mbrame,
ullinj
dhe mish të pjekur.
Nuk
kishte nevojë të bënte me gisht:
Ky
është Juda. Toka e larë me gjak shihej.
Nëpër
kështjella la fjalët si mburoja
dhe
shigjetat i drejtoi kundrejt frikës.
Kalendarin
e ndau sipas kohës arbnore:
para
dhe pas tij.
Ai
vetë nuk shkroi libra,
por
la biblioteka,
opera
dhe dishepuj
me
flamuj të rrufeshëm
që
e valëvisin në secilën kohë.
Ai
nuk la as varr,
por
një kështjellë pendimi
që
i ngjan rrëfyestores,
ku
pret prifti me zhgunin e historisë
dhe
bën shërbesë e lexon psalme.
Dhe
tregon
për
ardhjen e dytë të Gjergj Kastriotit.









