Speciale
Xhemaledin Salihu: Treva e Preshevës, kristianizmi, përhapja e fesë islame dhe struktura e saj nacionale
E marte, 13.01.2026, 06:59 PM
TREVA E PRESHEVËS,
KRISTIANIZMI, PËRHAPJA E FESË ISLAME DHE STRUKTURA E SAJ NACIONALE
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Hyrje
Presheva
shtrihet në Luginën e Preshevës dhe përfshinë vendbanimet e Karadakut në
perëndim dhe të Rujanit në lindje. Sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq,
fushëgropa e Preshevës dhe e Shkupit kanë rëndësi më të madhe gjeostrategjike
dhe gjeopolitike në Ballkan. Andaj edhe Presheva në reformat administrative,
territoriale dhe politike gjatë periudhave të ndryshme të ekzistimit të saj i
takonte bashkësive të ndryshme administrative, territoriale dhe politike.
Mirëpo në aspektin territorial, etnik, kulturor e tjerë, ajo gjithnjë dhe
gjithmonë ishte e lidhur me Kosovën dhe Maqedoninë.
I. Kristianizmi
“Në
kohën parahistorike, territori i Moravicës së sotme me Preshevën i takonte
popullit të vjetër Dardan”. /K.Jiricek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922 f. 255/
Mbretërinë
Dardane, ku bënte pjesë edhe Rajoni i Preshevës, e sulmuan Sllavët e Jugut qysh
në shekullin VI dhe VII, pastaj luftërat me Maqedonët e dobësuan, ndërsa e
pushtuan: Roma, Bizanti, Serbia(1103), Bizanti(1104) dhe prap Serbia(1106) në
shek.XII.
”Në
fund të shek. XI pjesën nga Presheva e në veri e morën sunduesit serbë; ky fakt
nuk është i mjaftueshëm të pohojmë se popullsia e këtyre anëve kishte përbërje
monolite etnike. Pushtimi turk i Preshevës dhe i Karadakut u bë në shek
XV(1441-1445) bashkë me Vranjën dhe rrethinën. Në këtë rast nuk do lënë pas
dore në asnjë fakt se turqit ishin pushtues të të gjitha popullsive. Ata u
larguan pjesërisht më 1878 e plotësisht më 1912”. /Rexhep Ismajli, Mbi disa
toponimi në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni të Veriut, Gjurmime albanologjike,
nr.1-2, Prishtine, 1970, f. 262/
Pra,
në vendbanimet e Preshevës dominon popullata e krishterë, që na çon në
konkludim se popullata ishte e krishterë, por e përkatësisë ortodokse dhe asaj
katolike, me çka vërtetohet se popullata e vendbanimeve në Preshevë: ajo e
Malësisë ishte e përkatësisë katolike, për të cilën shumë studiues, në mesin e
tyre edhe shumë studiues serbë shkruajnë se Karadaku ishte bastion i
katolicizmit, ndërsa fusha dhe popullata e saj ishte e përkatësisë ortodokse
dhe më pak myslimane. Për ta vërtetuar, po përmendim disa emra që i përkasin
emrave të krishterë, katolikë dhe ortodoksë: Avram, Aleksij, Andreja, Atanas e
tjerë. Për ta vërtetuar këtë thënie po cekim disa studiuesë:
“Pushtimi
serb i shek XII i gjente popullsinë shqiptare të viseve veriore dhe verilindore
të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine(Kosovë e Maqedoni) e me
katolicizmin roman(Diokle-Zetë)”. / Pëllumb Xhufi, Shqiptarët në Mbretërinë
serbe të Nemanjidëve, Kosova, nr 4/1994, f. 18/.
“Në
territorin e Serbisë Jugore të sotme ekzistonte kristianizmi edhe para ardhjes
së Serbëvë dhe ishte i rrënjësuar thellë në popullatën e atëhershme. Poashtu
ekzistonin organizata kishtare të fuqishme me shumë seli episkopike(Stobi,
Skupi, Ulpiana, Liplani, etjerë). Në Siujdhesën Ballkanike eshtë e shkruar dhe
rregullë, e cila vazhdon edhe sot, se pas çdo ngjarjeje të madhe politike
ndodhin ndryshime të mëdha etnike”. / Mil. S. Filipovic, Etnicke prilike u
Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937, f. 396, 428/.
“Në
defterët turke nga viti 1519 ishte i regjistruar vendbanimi me emrin Banja( dhe
Banjica) në nahinë e Preshevës. Aleksandar Stojanovski me të drejtë thotë se
“ky fshat ishte i lidhur ngushtë me lumin Banjka”. Gjithësesi, ajo gjendej në
afërsi të vijës dhe vrellës Banjka”. /Momcilo Zlatanovic, Bitke Nikole
Skobalica 1454.godine, Vranjski glasnik, knj.XXII, Vranje, 1990, f.138
“Rreth
fillimit të shekullit pesë(V), në këtë anë filluan të arrijnë popullatë e madhe
e Slavëve të Jugut, ndërsa rreth gjysmës së shekullit shtatë(VII) arrijnë edhe
Serbët, nga vendlindja pas Karpateve. Dhe pas shumë shetitjeve nëpër Siujdhesën
Ballkanike, në fund vendosen në tokat, në të cilat edhe sot jetojnë. Në këto
toka, vende arrin edhe Serbia. Në vendlindjen e tyre të re, Serbët takojnë
popullatën latine provinciale dhe të gjysëm të latinizuar, mbeturinat e
vendasve, Ilirët dhe Thrakasit, të cilët ishin më tepër çobanë dhe jetonin në
male, si dhe në përgjithësi në vende kodrinore…”. / Vladimir Karic, Srbija(opis
zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997, str. 85-96/.
II. Përhapja e Fesë
Islame në Luginë të Preshevës
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës i përkasin me shumicë fesë islame. Lidhur me islamizimin
e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në Ballkan dhe me depërtimin e fesë
islame në këto troje shqiptare, në mbështetje të hulumtimeve dhe studimeve të
shumta, qëndrojnë dy teza
1.Fillimi
i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare, në Luginë të Preshevës, gjegjësisht
në Ballkan e ka zanafillën prej atëherë kur filloi zgjërimi i shtetit arab
drejt Afrikës dhe Evropës. Islamizmi, feja islame, filozofia islame
kulminacionin e saj e arriti në shek VII dhe VIII, atëherë kur lulëzoi shkenca,
mjekësia, filozofia islame, arkitektura, matematika, astronomia. Sipas shumë
dijetarëve dhe studiuesve, atëherë u ndërtuan xhamitë më të bukura
arkitektonike.
Pra,
Islami filloi të përhapet në Evropë, Ballkan dhe në Luginë të Preshevës,
atëherë kur Arabët myslimanë formuan një shtet të fuqishëm , të cilin e
zgjëruan në Spanjë, Itali, në Bregdetin Adriatik dhe atëherë kur tregtarët
arabë filluan të depërtonin në këto troje. Kështu pos tregtisë, ata filluan të
propagandonin edhe fenë islame.
Kështu
filluan të ndërtohen edhe foltoret e para, xhamitë e para në Luginë të
Preshevës, përmendet ajo e Bilaçit, Bugarinës dhe e Tabanocit. Mirëpo, për këto
dhe vitet e ndërtimit të tyre nuk kemi të dhëna që e vërtetojnë ndërtimin e
atëhershëm të tyre.Edhepse për Xhaminë e Bilaçit dhe të Bugarinës, përmendet
viti i ndërtimit, më 1375. Poashtu në bisedë me Mulla Xhemailin e Raincës, i
cili më tha se Xhamia e Raincës është shumë e vjetër, ndërtimi i saj lidhet me
ndërtimin e Xhamive në Bilaç dhe në Bugarinë.
“Përhapja
e Islamizmit te Shqiptarët është e lidhur ngushtë me pushtimin turk të
Shqipërisë. Megjithatë, Shqiptarët kanë qenë në kontakt me banorë mysliman
shumë shekuj më parë. Këto kontakte, në fillim janë kryer nëpërmjet, me sa
dihet, sulmeve pirateske të saraenëve, pastaj nëpërmjet marrëdhënieve tregtare
që arabët e Afrikës Veriore, pasi pushtuan Sicilinë dhe Italinë e Jugut, zhvillonin
në qytetet shqiptare të Adriatikut…” shkruan Prof Dr. Kristo Frashëri në
“Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët” në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006,
Shkup.
Pastaj
Franjo Raçki përmend, se në këto terrirore (Ballkan) ka pasur myslimanë që nga
kohët e hershme dhe ate në pjesën e poshtme të Vardarit, në krahinën e
Selanikut”/ Franjo Raçki, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske
akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931/
Perandori
bizantin Teofil (829-841) ka shpërngulur numër të madh myslimanësh nga Azia dhe
i ka vendosur rreth vardarit të emruar si “Vardariotet”, të cilët shumë
përhapën fenë islame dhe Islamin në këto troje.
2. Islami dhe depërtimi i
Islamit, fesë islame dhe filozofisë islame në Luginë të Preshevës, në Ballkan
ka ndodhur me depërtimin e Osmanllinjëve dhe ata e sollën në Ballkan dhe në
Luginë të Preshevës fenë islame. Është fjala për një masovizim të islamizmit
ndër popullatën shqiptare edhe në Luginë të Preshevës. Pra, para ardhjes së
Osmanllinjëve nuk pati asnjë mysliman, sipas tezës së dytë, në Luginë të
Preshevës.
Mirëpo,
dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me
vendosjen pas vitit 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme,
sipas të cilës familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, duhet të
jepnin djemë (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçerëve ose për nevoja të
tjera të pallatit sulltanor.
“Si
në çdo vendbanim tjetër ku jetojnë Shqiptarët , feja Islame edhe në këto troje
tona erdhi nëpërmes Osmanlinjve . Shqiptarët në Komunën e Preshevës qind për
qind i takojnë konfesionit Islam. Meqenëse rajoni i Luginës së Preshevës
gjendej në udhëkryqin Shkup-Gjilan-Sofje- Beograd, ai ishte mjaftë i
frekuentuar nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme. Sipas informacioneve me të
cilat disponohet këtu, Islami në Preshevë kishte arritur pas Betejës së
Kosovës, e cila ishte zhvilluar në vitin 1389”. Popullata Shqiptare e këtyre
viseve është 100% e konfesionit Islam, ndërsa medhhebi i tyre është hanefij”,
thuhet në një shkrim të Këshillit të Bashkësisë islame në Preshevë.
“Se
këta Arnautë/Shqiptarë/ kishin qenë të krishterë shihet nga xhamitë e shumta
latine, të cilat ekzistonin thuajse në çdo fshat dhe të cilat deri vonë i
mbrojtën Arnautët” shkruan Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija,
Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913, f. 111.
III. Presheva në kohën e
Turqisë Otomane dhe struktura e saj nacionale
Turqia
Otomane e pushtoi Rajonin e Vranjës dhe Preshevës më 1445.
“Në
fillim të shekullit XV fillojnë sulmet e përkohshme dhe shkatërrimet e kësaj
ane, kështu që në mesin e shekullit XV i gjithë Rajoni bie nën pushtetin e
osmanlinjëve, me çka paraqet impuls për ndryshimet e kompozicionit etnik dhe
lëvizjeve migruese. Me vendosjen e pushtetit osmanlinj fillon islamizimi shkallë
shkallë i Anës së Vranjës”. /Dr. Srboljub Dj. Stamenkovic, Osnovne promene u
etnickoj strukturi vranjskog kraja, Vranjski glasnik, knj. XX, Vranje1986,
f.115/.
Në
shekullin XVI, rajoni i Preshevës i takonte Kadillëkut të Vranjës dhe ishte
pjesë përbërëse e Sanxhakut të Qustendilit.

Presheva
në Kadillëkun e Vranjës, në shek XVI
Në
shek. XVI Vranja dhe rrethina e gjërë e saj ishin pjesë përbërëse e Sanxhakut
të Qustendilit, si njësi administrative, politike dhe ushtarake në kuadër të
beglerbeglukut apo elajetit të Rumelisë. Rajoni i Vranjës i fundit hyri në
përbërje të Sanxhakut të Qustendilit dhe formoi Kadillëkun e Vranjës.
Në
Kadillëkun e Vranjës bënin pjesë këto nahi:Vranja, Morava, Moravica, Presheva,
Pçinja dhe Inogoshta. Në Kadillëkun e Vranjës ndodhin tre regjistrime të
popullsisë në shekullin e XVI; në vitin 1519, 1528 dhe 1570.

Tabela
1-Struktura nacionale e familjeve dhe banorëve në Vranjë
Nga
tabela 1, pra, sipas regjistrimit 1570, konkludojmë se rritet popullsia e
Vranjës më tepër në pjesën e dytë të shekullit XVI, duke i falemnderuar rritjes
së popullsisë myslimane. Numri i banorëve ka dalur nga ajo se kemi llogaritur
se çdo familje mesatarisht ka 5 anëtarë.
Duke
kaluar përskaj Vranjës, më 1582, udhëpërshkruesi françez Zhan Palern Forezjen,
Vranjën e quajti qytezë të banuar kryesisht me Turqë.
Për
ta ilustruar konkludimin se feja islame në Luginë të Preshevës depërtoi në
shek. XV, XVI e më vonë, po japim Pasqyrën tabelare të popullsisë së disa
vendbanimeve fshatare në Kadillukun e Vranjës në Shek.XVI. Atëherë Kadilluku i
Vranjës përfshinte këto Nahi: Vranja, Morava, Moravica, Presheva, Pçinja dhe
Inogoshta.

Tabela
2-Numri i familjeve në vendbanimet e Preshevës, në Kadillëkun e Vranjës, në
shekullin XVI
Nga
të dhënat e lartëpërmendura në tabelë shihet se dominon familja e krishterë
ndaj asaj myslimane. Për atë kohë e arsyeshme, sepse sapo filloi përhapja e islamit
në këto troje.
Poashtu
konstatojmë se vendbanimet janë me numër të vogël banorësh, pos disa
vendbanimeve, të cilat e kalojnë numrin e familjeve, më shumë se 100 familje:
Presheva ka 102 familje, pastaj Tërrnava me 98 familje e kështu me radhë.
Të
themi se atëherë regjistrimi bëhej vetëm në bazë të përkatësisë fetare. Ishte
kohë e pushtimit të këtyre trojeve nga Turqia Otomane, e cila Vranjën dhe
Preshevën e mori më 1444/45. Andaj edhe ishte fillimi i islamizimit dhe i
depërtimit islam në këto troje. Poashtu të themi se Karadaku i Preshevës, sipas
shumë studiuesve edhe serbë ishte bastion i katolicizmit, çka do të thotë se
kemi të bëjmë me popullsi krishtere katolike, por edhe ortodokse që flasin
shumë dokumente dhe studiues.
Regjistrimet
e popullsisë ndodhën në vitin 1519, në vitin 1528 dhe në vitin 1570.
Vendbanimi
Vala /Valeva/ më 1519 kishte 4 familje të krishterë dhe asnjë familje
myslimane, më 1528 kishte 4 familje të krishtera, ndërsa asnjë familje
myslimane dhe më 1570 kishte 3 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.
Vendbanimi
Vaça /Vaçka/ më 1519 kishte 6 familje të krishtera dhe asnjë myslimane, më 1528
kishte 7 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 2 familje
të krishtera dhe asnjë myslimane.
Vendbanimi
Ilincë më 1519 kishte 11 familje të krishtera dhe asnjë familje myslimane, më
1528 kishte 8 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 3
familje të krishtera dhe asnjë myslimane.
Vendbanimi
Norçë më 1519 kishte 38 familje të krishtera dhe asnjë myslimane, më 1528
kishte 37 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 47
familje të krishtera dhe 1 familje myslimane. Vendbanimi Rahovicë më 1519
kishte 48 familje të krishtera dhe 6 familje myslimane, më 1528 kishte 41
familje të krishterë dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 63 familje të
krishtera dhe 12 familje myslimane.
Vendbanimi
Preshevë më 1519 kishte 59 familje të krishtera dhe 3 familje myslimane, më
1528 kishte 76 familje të krishtera dhe 5 familje myslimane dhe më 1570 kishte
90 familje të krishtera dhe 12 familje myslimane.
Vendbanimi
Tërrnavë më 1519 kishte 0 familje të krishter dhe 0 familje myslimane, më 1528
kishte 36 familje të krishtera dhë asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 98
familje të krishtera dhe asnjë myslimane.
Vendbanimi
Corroticë më 1519 kishte 16 familje të krishtera dhe 1 familje myslimane, më
1528 kishte 7 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 11
familje të krishtera dhe asnjë myslimane.
Vendbanimi
Vranja më 1519 kishte 35 familje të krishtera dhe 42 familje myslimane, më 1528
kishte 38 familje të krishtera dhe 35 familje myslimane dhe më 1570 kishte 25
familje të krishtera dhe 92 familje myslimane
Në
mbështetjë të tëdhënave statistikore konstatojmë se në Kadullukun e Vranjës,
por edhe në disa rajone të tjera fqinje, islamizimi i popullsisë në shek XVI
ishte në fazën fillestare dhe me rezultate shumë modeste.
Kështu
që raporti i familjeve të krishtera dhe atyre myslimane në shek XVI thuajse
mbeti i njëjtë, nuk ndryshoi shumë. Por fakt i pa mohueshëm ishte se filloi
islamizimi i popullsisë së këtyre Nahive.
Të
dhënat statistikore u nxorrën nga : Dr. Aleksandar Stojanovski, Vranjski
Kadiluk u XVI veku, Vranje, 1968, f. 35-44.









