Speciale » Namani
Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006
E shtune, 10.01.2026, 03:59 PM
Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006
Nga
Dr. Qazim Namani
Në
vitin 2006, Manastiri i Sokolicës filloi ta nderojë një mur mbi pronën e
Boletinëve me pëlqim të Ministrisë së kulturës. Në atë kohë, Minsitria e Kulturës
kishte hyrë në bisedime me Mati Makarien për ndrrimin e pronave që ishin nën
Kullën e Isës, me një pronë tjetër te hyrja kryesore e kishës. Ndërrimin e këtyre
pronave e kishte nënshkruar zurëtqri për Arkiva Jusuf Musa.
Në
bisedime ishte arritur edhe marrëveshja për ndërtimin e një muri me gurë për ta
kufizuar oborrin e manastirit. Ndërtimi i murit është mbështetur me 10.000 euro
nga Ministria e Kulturës. Këtë vendim e kundërshtoi familja Boletini, pasi që
kisha nuk ka asnjë pronë të dokumentuar me ndonjë dokument të vlefshëm nga kohët e mëhershme.
Në
një memorandum të mirëkuptimit që është nënshkruar në mes të Ministrisë së
Kulturës dhe “Manastirit të Sokolicës” i lejohet manastirit që të ndërtojë
murin.
Pas
nënshkrimit të këtij memorandumi, kishte reaguar edhe familja Boletini, ku me
anë të një deklarate të datës 19.4.2006, ndër të tjera, thuhet:
Unë Xhavit Boletini- trashëgimtar ligjor i Isa Boletinit, në
emër të familjes së gjerë të Isa Boletinit, si përfaqësues i autorizuar
deklaroj se Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me datën 18.04. 2006, në
mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nënshkruar nga ministri, Astrit
Haraçia, dhe Kisha Ortodokse, nënshkruar nga Igmuena Makaria, është
INEKZISTENT, i padrejtë, kundërligjor dhe i papranueshëm përherë për familjen
Boletini, dhe popullatën shqiptare në tërësi në këtë regjion[1].
Muri
u ndërtua në të njëjtën kohë kur ishte duke u bërë restaurimi i monumentit “Kulla e Isa Boletinit”, projekt ky që
kishte filluar në vitin 2004. Përveç murit në këtë kishë janë bërë dhe
rindërtime tjera dhe shtuan numrin e objekteve me qëllim që pranë kullës së Isa
Boletinit të ndërtohet një kompleks kishtar duke e përfshirë kësaj kishe, kulla
edhe prona e familjes Boletini. Sot ky kompleks mbrohet me ligjin për zonat e
veçanta të mbrojtura.
Në
vitin 2004, filloi restaurimin sipas projektit “Kulla e Isa Boletinit” si monument kulture është mbështetur nga
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ “Sida” nga Suedia, ndërsa projektin e udhëhoqën OJQ, CHwB nga
Suedia dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Arkitekt: Gani
Gashi. Punët ndërtimore i ka kryer organizata ndërtimore “Pleqja” nga Deçani.
Pas restaurimit të këtij objekti u
vendos të bëhet kullë-muze në shtëpinë e lindjes të Isa Boletinit. Në këtë muze
u ekspozuan disa nga eksponatet dhe dokumentet e kohës që kanë të bëjnë me
jetën dhe veprimtarinë e Isa Boletinit. Tani në këtë kompleks muzeor pritet të
varrosen edhe eshtrat e Isa Boletinit, por për të arritur këtë qëllim sipas
ligjit kërkohet leje edhe nga Manastiri i Sokolicës.
Në
vijim ofrojmë të dhëna nga deklarata e familjes Boletini për Gazeta “Express”:

- Deklarata e Xhavit
Boletinit, dhënë gazetarit Artan Behrami, Gazeta “Express”, artikulli, Mes kishës dhe Boletinëve, 25 korrik 2006
Nga
dokumentet e dhëna më lart si dhe nga deklarata e familjes Boletini, kuptojmë
se “Manastiri i Sokolicës” është një objekt politik i përkrahur nga pushteti
serb por edhe nga politika e UNMIK-ut dhe institucionet tjera ndërkombëtare.
Duke
i pasur faktet se manastiri ishte ndërtuar nga pushteti serb në pronat e
familjes Boletini, institucionet e Kosovës është dashur të respektojnë të
drejtën ligjore të familjes Boletini, duke kërkuar që e drejta e kësaj familje
të zgjidhet në gjykatë.
Mosrespektimi
i të drejtës ligjore të familjes Boletini dhe falsifikimi i historisë së kësaj
kishe në publikime të ndryshme dhe në listën e regjistrimit të objekteve të
kulturës është me pasoja afatgjate për të krijuar një klimë të shëndoshë në mes
të komuniteteve në regjionin e Mitrovicës.
Ministria
e Kulturës, lidhur me këtë rast është dashur që të formojë një grup punues
akademik për të bërë studimin e historikut të kishës dhe pronësisë së saj, si dhe
të rivlerësojë listën e monumenteve të kulturës, duke respektuar kriteret për
monumente.
Pas
miratimit të listës nga grupet punuese të cekura më lart, në vitin 2010, shpërndarja e buxhetit bëhej pa respektuar
asnjë kriter të vetëm lidhur me obligimet e përcaktuara me ligjin dhe
rregulloret në fuqi, për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës.
Gjatë kësaj periudhe mungonin politikat kulturore dhe i tërë buxheti ndahej
sipas fuqisë së grupeve dhe klaneve të interesit.
Duke
u bazuar në pasqyrën e shpenzimeve të buxhetit, vërejmë se pjesa dërmuese e
zyrtarëve të punësuar në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, bien ndesh me
ligjin në fuqi për marrëdhënie të punës dhe konflikt të interesit. Që nga viti
2009 e deri më tani Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës
nuk u mbështet me asnjë projekt për konservimin dhe restaurimin e monumenteve
të kulturës. Instituti ishte angazhuar që të bëjë konservimin e Xhamisë së
Çarshisë në Prishtinë dhe të mbikëqyrë punët konservuese dhe restauruese në
hamamin e qytetit sipas një marrëveshje të bashkëpunimit në mes MKRS-së dhe
komunës së Prishtinës.
Këto
projekte realizoheshin nga buxheti i komunës së Prishtinës, edhe pse me
rregulloret e pushtetit lokal komunat janë të obliguara të mbështesin projektet
lokale. Bazuar në listën e lartcekur, Departamenti i Kulturës më shumë
mbështeste projekte të individëve sesa monumentet e kulturës, të cilat i kishte
lënë në mëshirën e OJQ vendore e ndërkombëtare, të pushtetit lokal dhe
individëve.
Ofrojmë disa të dhëna, nga burimet
arkivore, lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore, burime serbe kur
shpallet manastir i grave dhe shkrimi i gazetës “Tema”, në Tiranë për të
kuptuar falsifikimet, manipulimet dhe propagandën rreth manastirit e popullatës
shqiptare që jeton në Boletin.
“Manastir Ortodoks i Grave”, duke ndërhy me
ndërtime të objekteve tjera gjatë viteve 1990 e deri me tani. Kontesti gjyqësor
në mes familjes Boletini dhe Manastirit lidhur me këto prona për pasardhësit e
kësaj familje, ende nuk është i mbyllur.
Të dhënat nga terreni lënë të kuptojmë se
kjo faltore ishte një kishë e vogël e familjes Boletini e që nga mesi i
shekullit XIX shërbente si faltore për komunitetin hebre, që gjatë shekullit
XIX familja Boletini e kishte sjellë në fshatin e tyre për t’u ndihmuar në
udhëheqjen e biznesit të njohur që kishte familja Boletini në atë kohë. Gjatë
shekullit XIX, sidomos pas ndërtimit të hekurudhës në qytetin e Mitrovicës,
ishin vendosur mjaftë shumë familje hebraike nga Prishtina, Artana, Prizreni
dhe qytete tjera.[2]
Për
kishën në Boletin gjejmë të dhëna edhe nga Todor Stankoviq, i cili në vitin
1897, kishën e kishte vizituar. Ai e përshkruan kishën si të vogël, por thotë
se kisha ishte e vjetër, kurse altari ishte ndërtim i ri. Ai shkruan se kisha
ishte braktisur para 40 viteve. Atë e ripërtëriu një fshatar prej fshatrave
përreth me mbiemër Ostojiq. Stankoviq shkruan se banorët i kishin thënë se
meritat për renovimin e kishës i takojnë Fiqa Haxhi Jakiqit dhe djalit të tij
Jakovit. Ata, thotë ai, ishin me origjinë nga Prizreni, por para 25 viteve
ishin shpërngulur në Mitrovicë. Jakovi edhe tash përkujdeset për mirëmbajtjen e
këtij manastiri, shkruan Stankoviq.[3]
Si
dëshmi mund të merren varrezat e hebrenjve në Zhazhë dhe vetë emri i një hebreu
të serbizuar që e mbante emrin Avram, i cili e kishte shtëpinë afër me këtë
faltore dhe deri në vitin 1966 kishte jetuar në fshatin Boletin. Kjo familje
hebreje jetonte shumë pranë kullës së Boletinëve, përkatësisht te “Guri i
Tupanit”, vend ky prej nga familja Buletini me tupan i sinjalizonte banorët
përreth në raste festash apo tubime të tjera.[4]
Pavarësisht
se në publikimet serbe, shkruan se kjo kishë u ndërtua mes shekullit XIV e XV,
kjo dihet se është e pa sakt, dhe falsifikim i burimeve historike, në këtë
publikim e gjejmë edhe vitin kur pas konfiskimit të pronave të familjës
Boletini, shpallet si “Manastir i Grave”.

- Manastiri i Sokolicës, Publikimi në revista serbe ku
shkruan se kjo kishë e vogël është shpallur Manastir i Grave në vitin 1956
Të dhënat për Manastirin e Sokolicës
janë falsifikuar edhe në listën e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme të
nënshkruar nga ministri Memli Krasniqi, më 1 tetor 2012.
Tabela. Lista e trashëgimisë për
mbrojtje të përkohshme, 1 tetor 2012

Në listën për mbrojtje të trashëgimisë
së përkohshme deri ne vitin 2012, u përfshinë gjithsej 1179 objekte dhe tërësi
kulturore. Në mesin e tyre Manastiri i Sokolicës është shënuar me numrin rendor
50. Përshkrimi historik i këtij manastiri është shekulli XIV, dhe statusi,
numri i vendimit për mbrojtje është 2304/48 (1948).
Tabela. Lista e trashëgimisë për
mbrojtje të përkohshme, 1 tetor 2012

Ministria e Kulturës, në vitin 2010 e
kishte filluar “Projektin për rivlerësimin e listës së monumenteve që kishin
qenë në mbrojtje paraluftës (1998 dhe 1999)”. Ky projekt vazhdoi deri në vitin
2014 duke përfshirë edhe rivlerësimin e objekteve nga përnjohja e terrenit.
Bartës i këtij projekti ishte caktuar Jusuf Musa, udhëheqës i sektorit të
Arkeologjisë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore.
Të dhënat e përmbledhura dhe të
prezantuara në këtë listë iu dërguan Këshillit të Europës, ndonëse në të kishte
gabime të mëdha dhe vlerësimi i monumenteve ishte bërë duke mos pasur përfillur
asnjë kriter profesional dhe shkencor. Duhet të theksojmë se për shembull lidhur
me Manastirin e Sokolicës madje edhe në literaturën dhe në burimet serbe vetë
autorët serbë dëshmojnë se ky objekt i kultit vetëm duke filluar nga viti 1956
ka filluar të quhet “Manastir i Grave”.
Makarija: Monaštvo na KiM nije
uznemireno ni uplašeno - Blic
ëëë.blic.rs/.../Makarija-Monastvo-na-KiM-nije-u...?
Nov 25, 2011 - Sokolica je ženski manastir od 1956.
godine. Nalazi se u brdima desetak kilometara od Zve?ana, okružen albanskim
stanovništvom, a najbliže ...
Obilazak manastira u Raškoj
oblasti i na Kosmetu - Srbija za ...
ëëë.srbijazamlade.rs/.../obilasak-manastira-u-raskoj-...?
Od 1956 god. Sokolica je ženski manastir. Danas je ona poznata kao važno središte
ikonografije i fresko slikarstva. Igumanija Makarija je pored svog
doktorata ...
Manastir Sokolica -
Zvrk
ëëë.zvrk.rs/.../manastiri/sokolica/index.htm?
Manastir Sokolica nalazi se na padinama brda Sokolice u
blizini Kosovske Mitrovice. ... Od 1956. Sokolica je ženski
manastir. Danas je ona poznata kao važno ...[5]
Për
manastirin e Sokolicës, Gazeta e përditshme “Tema”
e datës 11.4.2011, që botohet në Tiranë, e ka botuar artikullin: “Murgeshat serbe mësojnë shqip”, duke i
dhënë një rëndësi mësimit të gjuhës shqipe për murgeshat e këtij manastiri, në
mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë, të cilët vijnë për t’u lutur tek
statuja e Shën Mërisë. Mes tjerash, në artikull shkruhet se myslimanët nga
mbarë Kosova vizitojnë Manastirin e Sokolices, sepse besojnë që skulptura e
shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdhmemecë dhe
të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.
Nga
ky artikull po veçoj fjalët e Mati Makarias për
AFP, kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në
“Zotin” tonë! Manastiri është i vendosur në malet në të dalë të qytetit të
ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë
dhe shqiptarëve myslimanë janë të tensionuara, shkruan në këtë artikull. Në
këtë shkrim përmendet Mustafë Kelmendi si vizitor i rregullt në manastir.
Nga
të dhënat e cekura më lart, mendoj se
shkrimi përmban të dhëna propaganduese për “shërbimet e bamirësisë” që kinse ky
manastir po i bën popullatës shqiptare myslimane në Kosovë.
Bazuar
nga të dhënat e këtij shkrimi, Mati Makarija e ofendon popullatën shqiptare të
Kosovës me fjalinë kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre,
kurse ne lutemi në “Zotin” tonë! Shtohet pyetja cili është “Zoti i serbëve” e
“Allah i shqiptareve”, dhe kujt i shërben kjo ndarje, kur dihet se shqiptarët
Zotin e quajnë Zot para grekëve të lashtë dhe para serbeve të formuar si popull nga ndikimi i
propagandës pansllaviste ruse në shekullin e XIX?
Ofrojmë
dëshmi nga shkrimi për manastirin e Sokolicws: Murgeshat serbe mësojnë shqip,
në gazetën “Tema” në Tiranë.

-
Pjesë nga artikulli, Murgeshat serbe mësojnë shqip, botuar në gazetën “Tema” në
Tiranë
Artikulli
përfundon me fjalinë, ku jep të dhëna për manastirin e restauruar të Sokolicës
e të ndërtuar kinse në Mesjetë, të zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes
dhe e konsideron si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse
në Kosovë!

Dokumentet e tilla nuk bën të miratohen
në MKRS-it pa u shqyrtuar nga ekspertët e historianët e mirëfilltë, të cilët
merren me këto çështje.
Këto
dokumente të palosura në arkiva ndërkombëtare e dëmtojnë rëndë historinë e
popullatës shqiptare në Kosovë, andaj historiku i shkruar për disa monumente të
kulturës, duhet të shkruhen nga historianë të dëshmuar të kësaj fushe, ose në
Institutin e Historisë së Kosovës apo në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës.
Nga
literatura serbe vërehet se kisha e vogël dhe pa pronar është shpallur “Manastir i Grave”, në vitin 1956. Nga
burimet tjera dhe të dhënat në terren kuptojmë se bëhet fjalë për një kishë të
vogël të familjes Boletini, që pas myslimanizmit, ia japin në shfrytëzim një
hebreu. Kisha ishte në pronat e familjes Boletini, andaj në vijim ofrojmë dokumente
me të dhëna lidhur me konfiskimin e pronave të kësaj familje pas Luftës së Parë
Botërore, dhe kërkesat e familjarëve për t’i kthyer pronat e tyre.
Si
dëshmi ofrojmë dokumente nga procesi gjyqësore për pronat e familjes Boletini,




- Dokumentet për
pronësinë e familjes Boletini të konfiskuara në vitin 1954.[6]
Tabela. Konfiskimi i pronave
të familjes Boletini[7]

Ndërkohë
në vitin 1993, pushteti serb në komunën e Zveçanite kishte marrë vendimin që të
aneksoi pronat e familjes Boletini dhe t’ia falë “Manastirit të Sokolicës”.
[1] Artan Behrami, Gazeta
“Express”, “Mes kishës dhe Boletinëve”, 25 korrik 2006
[2] Qazim Namani: https://blogg1444.wordpress.com/2018/02/08/kisha-ne-boletin-nuk-eshte-serbe/
[3] Po aty
[4] Po aty
[5] Për më shumë vizito:
1) http:///www.blic.rs/Vesti/Drustvo/291927/Makarija-Monastvo-na-KiM-nije-uznemiriv;
2) http://www.srbijazamlade.rs/novosti/novosti/oblik-manastira-u-rajskoj-oblasti-i-na-kosmetu;
3) http//www.zvrk.rs/zanimljivosti/nasabastina/manastiri/sokolica/index.htm
[6] Arkivi i qytetit të Mitrovicës, “Dosja , “Familja Boletini”
[7] Arkivi i qytetit të
Mitrovicës, “Dosja , “Familja Boletini”









