Mendime
Nue Oroshi: Politikanë dhe militantë partiakë keni kujdes - Kosova është e para, ju shkoni e vini
E diele, 04.01.2026, 06:56 PM
Politikanët e Republikës së Kosovës dhe ju militantët partiakë keni kujdes - Kosova është e para ju shkoni e vini
Nga
Nue Oroshi
Po
e verej se pas përfundimit të zgjedhjeve ka filluar një tensionim i situates
politike dhe i sigurisë në Republikën e Kosovës.Të dy kampet politike ai që ka
marrë më shumë vota dhe që lidhen me partinë e VV dhe të Albin Kurtit dhe kampi
politikë opozitar që në këto zgjedhje pësoi një rënie të madhe kanë filluar
polarizime. Madje aty- këtu duke krijuar edhe situata të tendosura. Kjo nuk
është në favor të Republikës së Kosovës. Gjuha e përdorur nga të dy palët është
një gjuhë jo korrekte, është një gjuhë që nuk shkon në të mbarë të Republikës
së Kosovës. Në njërën anë kampi politik i VV duke dashur që të tregohen sa më
besnik ndaj liderit të tyre fillojnë shajnë e mallkojnë e rrahin gjoksët duke
dashur që t´i hynë në qef liderit të tyre. Kurse kampi tjetër politik që është
krahu i ish partive opozitare bëjnë thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve.
Mosnjohja e zgjedhjeve nuk ka qenë dhe nuk është traditë në Republikën e
Kosovës. Zgjedhjët janë mbajtur dhe kanë kaluar në një situatë të qetë politike
sikurse të mbaheshin në një shtet evropian .Edhe KQZ e ka kryer nje punë të
mirë sidomos me zarfat e dërguara me postë tek votuesit e mërgatës. Edhe vota e
mërgatës është përafërsisht aty ku ka qenë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Por
që janë vota që nuk kanë ndikim të madh. Krejt çka mundet me rrit vota e
mërgates edhe me postë edhe votimi në konsullata dhe ambasada por edhe ata që
votuan në Kosovë është 2 deri në 3 deputet. Pra, mos e shani Mërgatën
atdhetare. Ajo mund ti ketë dhënë maksimum 3 deputet partisë që doli e para VV,
por 53 deputetët e tjerë i ka fituar nga votat e qytetarëve që jetojnë në
Republikën e Kosovës. Duhët të mësohemi se si humbjen, si fitoren ti pranojmë
me dinjitet në politikë. Shpeshherë fryma politike ndryshon nga një parti
politike tek ndonjë parti tjetër. Edhe ky fakt duhet me u pranu.Ajo çka është
neveritëse janë militantët e dy anëve të cilët mendojnë të gjorët se liderët e
tyre politik janë më të mirët, janë më të mençurit se kanë arritur të
fitojnë.Ndërsa në anën tjeter militantët e partive që nuk kanë fituar ata
gjejnë forma dhe mënyra për të kritikuar pa i shikuar mangësitë organizative
dhe shumë mangësi të tjera qe kanë pasur partitë e tyre që ju takojnë.Meqenëse
unë i takoj një partie të qendrës së djathtë në Gjermani CDU-së tash e 20 vjet,asnjëherë nuk kam
deshirë që as në Shqipëri dhe as në Kosovë të fitojnë forcat e majta politike.Por
kjo po ndodhë se as në Shqipëri as në Kosovë nuk e kemi një parti të fortë të
djathtë politike e cila do të ngadhënjente ndaj partive të majta që po e marrin
pushtetin.Edhe më e dhimshme është se djathtizmi në Republikën e Kosovës si dhe
në Republikën e Shqipërisë po luftohej pa u ndalur. E këtë po e bëjnë forcat e
nëntokës ish komuniste me fondacionet e Sorosit, si dhe me metoda të egra
staliniste.Jam i bindur dhe besoj shumë se këto forca do ta pësojnë fatin që e
pësoj ish kryetari i Venezuelës-Nicolas Maduro. Më e dhimshme është një fakt kur
politikanë që janë futur në listën e VV dhe Albin Kurtit flasin për djathtizëm
flasin për rugovizëm. Jo të nderuar politikanë, të gjithë ju që jeni dhe keni
qenë në listën e VV nuk keni të bëni asgjë me konceptet e politikës së
djathtë.Ju keni bashkuar një partie të
majtë politike me emrin VV e cila është e regjistriuar në Internacionalen
Socialiste te grupi i partive të majta
politike Evropiane.Kjo është krejt në rregull që ta pranoni konceptin e majtë
politik.Por nuk e keni të drejtën të flisni në emër të djathtizmit, nuk e keni
të drejtën të flisni në emër të rugovizmit.Ju mundeni me u thirr vetëm në
emër të Albinizmit, pra konceptit
politikë që i takoni, pasi jeni me
koncepte të majta politike.
Në
anën tjetër edhe partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma nuk u treguan aspak
politikan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.Ato i patën dy mundësi politike: E
para njëra nga këto parti ti bashkohet
VV dhe të formojnë Qeverinë ose të bëhen
të gjitha bashkë dhe ta formojnë Qeverinë.Ato se ban as njëren dhe as tjetrën.
Kërkuan zgjedhje dhe zgjedhjët përfunduan më 28 dhjetor 2025.Tash duhet
respektuar rezultati. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhet një opozitë e
fortë. Opozitë bëni dhe çdo mangësi qeveritare bane publike. Çdo skandal
Qeveritar bëni publikë.Por të dy palët duhet ti ndalin sharjet,fyerjet ndaj
njëri -tjetrit.Militantët dhe politkanët e krahut të VV duhet ta dijnë se në
Demokraci mendimi i lirë është një gjë normale, kurse partit opozitare duhët të
kuptojnë se në Demokraci shumica vendos.Në Republikën e Kosovës ka edhe shumë
punë të mbara për tu kryer. Ato punë duhet kryer se bashku pozitë dhe opozitë.
Si
përfundim mund të them se afrohuni me njëri-tjetrin formoni institucionet,
Parlamentin, Qeverinë e më ndonjë marrëveshje politike mund të gjeni një emër
të përbashkët edhe për Presidentin apo Presidentën e Kosovës.Por kjo nuk duhet
të ndodhë duke kërcnuar parti politike se nëse nuk e votoni kandidatën tonë do
shkojmë në zgjedhje dhe do ta pësoni edhe më shumë.Aty mos u mashtroni sepse populli
sheh dhe as ju nuk i keni votat e sigurta në të ardhmën se populli jonë e ka
një shprehje që thotë i laguri për shi nuk e ka problem. Prandaj uleni kokën e
bashkarisht në vend të gjoksit futne mendjën në veprim e qone Kosovën përpara
ose ikni të gjithë se Kosova ka mjaftë intelektual dhe intelektuale që mund ta
qojnë përpara Republikën e Kosovës edhe pa ju.









